|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Banka Botėrore do tė mbėshtesė Kosovėn nė ndėrtimin e kapaciteteve pėr prodhimin e energjisė elektrike

 
 

 
Prishtinė, 16 shtator 2005/TN /QIK - Nė takimin e kryeministrit me pėrfaqėsuesen e lartė tė Bankės Botėrore, znj. Orsalia Kalanacopulos ėshtė biseduar pėr proceset ekonomike nė Kosovė dhe pėr raportet me Bankėn Botėrore, me theks tė veēantė pėr bashkėpunimin nė sektorin e energjisė elektrike.

Kryeministri Kosumi e ka vlerėsuar tė rėndėsishėm zhvillimin e sektorit tė energjetikės nė Kosovė, me mundėsinė qė nė tė ardhmen nė gjenerimin e energjisė elektrike tė involvohet edhe sektori privat, qė ėshtė orientim i Ministrisė sė Minierave dhe Energjetikės si dhe Qeverisė nė pėrgjithėsi.
 
"Tė gjitha parametrat tregojnė se nė shumė sektor mund tė investohet dhe pėr kėtė qeveria ka hartuar njė infrastrukturė ligjore pėrmes sė cilės synon tė krijojė kushte dhe hapėsirė pėr investorėt e huaj", theksoi Kryeministri Kosumi.

Ai tha se deri mė tani qeveria ka mbėshtetur financiarisht KEK un, por ėshtė koha qė kjo korporatė energjetike tė ketė njė menaxhment mė tė mirė dhe qė tė bėjė inkasimin e borxheve.

Z.Kosumi dhe znj.Kalancopulos shprehėn mendimin se ėshtė i nevojshėm investimi nė pėrmirėsimin e infrastrukturės nė sektorin e distribuimit tė energjisė elektrike, meqė nė kėtė sektor ka humbje tė mėdha teknike.

Nė kėtė takim, znj.Kalancopulos ka njohur kryeministrin me planet e Bankės Botėrore pėr tė mbėshtetur Kosovėn nė ndėrtimin e kapaciteteve pėr prodhimin e energjisė elektrike nė Kosovė, nė kohėn kur nė disa vende do tė ndjehet pakėsim nė prodhimin e energjisė elektrike pas mbylljes sė termocentraleve bėrthamore nė Bullgari.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.