|
-
Prishtinė,
15 shtator
2005 /TN /QIK - Ministri britanik pėr Evropė Dagllas
Aleksander deklaroi sot nė Prishtinė se pavarėsia e Kosovės
ėshtė opsion pėr tė ardhmen e saj.
-
"Pavarėsia ėshtė njė opsion pėr tė ardhmen e Kosovės, por kjo
mbetet nė procesin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar pėr tė
ardhmen e Kosovės", u shpreh ministri britanik, i cili qė nga
pasdita e djeshme ndodhet nė Kosovė.
-
Ministri Aleksander vuri nė dukje nevojėn pėr njė konsensus
kombėtar nė Kosovė para fillimit tė bisedimeve pėr statusin
pėrfundimtar. Njėherit ai shfaqi shpresėn se raporti i
ambasadorit Kai Aide do tė hapė rrugėn pėr procesin e statusit
pėrfundimtar.
-
Ministri britanik tha se bisedimet pėr statusin janė vetėm njė
hap pėr tė ardhmen e Kosovės, duke bėrė thirrje qė e ardhmja e
Kosovės tė ndėrtohet mbi bazėn e tolerancės, paqes, sigurisė dhe
prosperitetit pėr tė gjithė qytetarėt e saj.
-
Dagllas Aleksander shprehu kėnaqėsinė pėr solidaritetin e
popullit tė Kosovės pas sulmeve tė 17 korrikut nė Londėr, si njė
lėvizje drejt miqėsisė midis dy popujve. Gjatė njė takimi tė
shkurtėr para njė pllakati nė qendėr tė Prishtinės ku shkruante
"Britani e Madhe, populli i Kosovės ėshtė me Ju", ministri
britanik konfirmoi se Londra do ta pėrkrahė Kosovėn nė procesin
drejt statusit final dhe aspiratat pėr paqe e prosperitet.
-
"Dua t'ju siguroj sot se populli britanik do tė qėndrojė me
popullin e Kosovės dhe do tė ndajė me ju ambiciet qė keni pėr
paqe e prosperitet pėr tė ardhmen. Jam shumė i kėnaqur me kėtė
lėvizje pėrpara drejt forcimit tė miqėsisė midis dy popujve
tanė.
-
-
Ju siguroj se populli britanik do tė
qėndrojė me ju nė sfidat qė do t'i keni gjatė javėve dhe muajve
tė ardhshėm", nėnvizoi Dagllas Aleksander, i cili nė kėtė post
ka trashėguar z.Denis Mekshejn, i cili disa herė ka vizituar
Kosovėn.
|
|