|
14 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (13.09.2005)
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, shpalli tė martėn bartėsit e
procesit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe emėroi publicistin
e analistin Blerim Shala bashkėrendues tė grupeve tė punės pėr
bisedimet rreth kėtij statusi. Ky vendim u publikua nėpėrmjet njė
deklarate ku ai bėn thirrje pėr bashkim tė pozitės dhe tė opozitės
nė funksion tė pėrgatitjeve pėr statusin pėrfundimtar.
Presidenti Rugova thekson se pas takimit tė javės sė shkuar me
Ambasadorin Kai Eide ėshtė i bindur se rruga pėr pėrcaktim tė
statusit tė Kosovės mund tė hapet sė shpejti, prandaj vendosi tė
pėrshpejtojė punėn e filluar Forumi Politik i Kosovės dhe tė krijojė
njė ndjenjė bashkimi kur Kosova po hyn nė njė periudhė me rėndėsi
vendimtare. Kosova u takon tė gjithė njerėzve qė jetojnė kėtu.
Edhe procesi qė duhet tė ēojė te statusi politik, u takon tė
gjithėve", thekson nė deklaratė presidenti Rugova duke nėnvizuar se
ai do ti prijė procesit ku do tė jenė tė pėrfshirė edhe kryetari i
parlamentit, kryeministri, dhe udhėheqėsit e dy partive mė tė mėdha
tė opozitės, Hashim Thaēi i Partisė Demokratike dhe Veton Surroi i
Partisė ORA.
Qė
tė gjithė duhet tė jenė tė pranishėm nė delegacionin e Kosovės, nė
rast tė bisedave pėr statusin pėrfundimtar, thekson presidenti
Rugova duke i bėrė thirrje opozitės qė tė lėrė mėnjanė
mosmarrėveshjet partiake dhe tė bashkohet nė pėrgatitjet pėr
statusin pėrfundimtar. Pėr organizim, pėrshpejtim tė punės dhe
mobilizim tė ekspertėve nga tė gjitha partitė politike, shoqėria
civile dhe miqtė ndėrkombėtarė, presidenti tha se ka emėruar Blerim
Shalėn, njė figurė e respektuar jopartiake, qė ti bashkėrendojė
pėrpjekjet e grupeve tė punės. Blerim Shala, aktualisht botues i tė
pėrditshmes Zėri, ėshtė njė nga personalitetet e shquara tė
publicistikės, pjesėmarrės nė procese tė rėndėsishme pėr Kosovėn nė
tė kaluarėn, pėrshirė edhe konferencėn e Rambujesė.
Ky
ėshtė moment historik pėr Kosovėn dhe me angazhimet serioze dhe
bashkimin nė pėrgatitjet pėr statusin pėrfundimtar do ti tregohet
botės se Kosova ėshtė e gatshme tė zėrė vendin e vet nė bashkėsinė e
shteteve tė lira e tė pavarura, thuhet nė deklaratėn e Presidentit
Rugova, me tė cilėn shėnohet edhe fillimi i njė periudhe tė re
pėrgatitjesh pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, pėrshpejtimi i tė
cilave ėshtė kėrkuar mė kėmbėngulje edhe nga diplomatėt
ndėrkombėtarė nė Prishtinė.
Reagime pas
deklaratės sė Presidentit Rugova
Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė Philip Goldberg e pėrshėndeti
deklaratėn e Presidentit Rugova duke e cilėsuar shenjė
shpresėdhėnėse se nė rastet e ēėshtjeve me rėndėsi thelbėsore pėr tė
ardhmen e Kosovės udhėheqėsit e saj do ti lėnė anash dallimet.
Po
ashtu, ai pėrshėndeti emėrimin e Blerim Shalės, figurė apolitike,
qė do tė lehtėsojė pėrpjekjet e grupeve tė punės duke e vlerėsuar
kėtė si njė zgjedhje tė shkėlqyeshme. Ky proces do tė jetė njė
shenjė pozitive dhe sigurie se populli i Kosovės do tė pėrfaqėsohet
mire, thuhet nė deklaratėn e ambasadorit Goldberg.
Ndėrsa i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, Kai Eide, e cilėsoi shenjė
tė mirė faktin qė Presidenti ndėrmori njė hap kaq tė rėndėsishėm
pėr tė bashkuar udhėheqėsit e Kosovės nė lidhje me ēėshtjet
kritike.
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, e ka mirėpritur qėndrimin e
Presidentit Rugova nė kėtė periudhė qė ai e ka cilėsuar si
thelbėsore pėr Kosovėn dhe posaēėrisht qėndrimin e tij pėr gjithė
pėrfshirjen e spektrit politik nė proces. Zoti Jessen-Petersen
theksoi se ėshtė shumė me rėndėsi qė tėrė shoqėria e Kosovės tė jetė
e pėrfshirė dhe zėri i pėrfaqėsuesve tė pakicave duhet tė dėgjohet
nė ecjen drejt statusit. "Ėshtė nė duart e qytetarėve tė Kosovės qė
tė shfrytėzojnė kohėn duke vazhduar pėrmbushjen e standardeve tė
krijuar pėr ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike, shumetnike e
tolerante dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrgatiten pėr bisedimet rreth
statusit", theksoi shefi i UNMIK-ut.
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, e pėrshėndeti fuqimisht
deklaratėn e presidentit Ibrahim Rugova duke vlerėsuar se "ėshtė
koha e duhur pėr bisedime tė shpejta dhe tė lihen anash dallimet
ndėrmjet udhėheqėsve politikė". Kryeministri Kosumi, pėrkrah
fuqishėm edhe ekipin negociues qė do tė pėrbėhet nga tė gjithė
drejtuesit e institucioneve dhe tė partive opozitare tė Kosovės. Po
ashtu, ai pėrshėndet emėrimin e Blerim Shalės nė postin e
bashkėrenduesit tė grupeve tė punės.
Deklarata e Presidentit Rugova u mbėshtet fuqishėm nga partitė qė
pėrbėjnė koalicionin qeveritar, ndėrkohė qė u mirėprit edhe nga
partitė e opozitės, tė cilat, edhe nė tė kaluarėn, kanė pasur
rezervat e tyre.
Nė
njė reagim tė partisė mė tė madhe opozitare, Partia Demokratike e
Kosovės thuhet se vullneti i popullit-sovran ėshtė ai i cili duhet
tė zbatohet nė praktikė. Pretendimet qė ky apo ai udhėheqės tė
identifikojė veten me statusin politik janė tė dėmshme pėr unitetin
politik dhe qytetarė nė Kosovė. Vullneti i popullit nuk mund tė
jetė monopol i askujt, i kėtij apo atij udhėheqėsi, thuhet nė
reagimin e Partisė Demokratike, e cila e vlerėson si reflektuese pėr
zhvillimet politike nė Kosovė. PDK thotė se Parlamenti i Kosovės dhe
Forumi Politikė duhet tė marrin hapat e mėtejshme pėr kėtėproces dhe
politikėn unifikuese. PDK shprehu megjithatė rezerva se deklarata e
Presidenti Rugova, ėshtė bėrė pa kėshillim paraprak me Partinė
Demokratike tė Kosovės, partitė tjera opozitare dhe e padiskutuar nė
Forumin Politik tė Kosovės.
Shefi i Partisė ORA, Veton Surroi, pėrshėndeti pėrpjekjen e
Presidentit Rugova qė edhe nė kėtė gjendje tė pėrkeqėsuar
shėndetėsore ndėrmerr nisma pėrshpejtimi tė procesit pėrgatitor pėr
bisedimet rreth statusit tė Kosovės duke kėrkuar qė kėto ēėshtje tė
debatohen nė Forumin Politik tė Kosovės. Por asnjėra nga tė dy
partitė opozitare nuk pėrmendi me ndonjė fjalė emėrimin e Blerim
Shalės nė postin e bashkėrenduesit tė grupeve tė punės.
|