|
14 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (13.09.2005)
Intervistoi: Arben Xhixho
Presidenti i
Shqipėrisė Alfred Moisiu ndodhet nė Nju Jork nė krye tė delegacionit
shqiptar pėr tė marrė pjesė nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme
tė Kombeve tė Bashkuara, qė kėtė vit pėrkojnė edhe me 60 vjetorin e
themelimit tė organizatės. Presidenti Moisiu do ta mbajė fjalimin e
tij ditėn e enjte.
Zėri i
Amerikės:
Zoti
President, ju vini nė Nju Jork nė njė kohė kur nė Shqipėri sapo
ėshtė kryer rotacioni politik. Ajo qė pėr shumė vende tė tjera
demokratike konsiderohet si njė zhvillim normal, pėr Shqipėrinė u
cilėsua si njė arritje. Ndonėse ėshtė ende herėt dhe qeveria e re ka
vetėm dy ose tre ditė nė detyrė, cilat mendoni se do tė jenė sfidat
kryesore qė ka vendi pėrpara.
Alfred Moisiu:
Nė radhė tė parė dua tu them qė ėshtė vėrtetė njė arritje shumė e
madhe e popullit shqiptar, qė mė nė fund Shqipėria pas kaq vitesh
problematike, arriti tė kryej njė kalim tė pushtetit, njė rotacion
tė pushtetit, nė mėnyrė paqėsore. Kjo ėshtė meritė e elektoratit
shqiptar dhe e politikės shqiptare sigurisht. Unė mendoj qė qeveria
qė doli nga kėto zgjedhje, ėshtė e angazhuar pėr tė mbajtur
premtimet qė ka dhėnė. Me kalimin e kohės kėto gjėra do tė jenė mė
tė dukshme, mė tė qarta, se sa do tė jetė nė gjendje dhe sa do ti
pėrmbahet kėtyre angazhimeve tė pėrmendura. Por unė shpresoj qė ato
do tė realizohen, sepse ėshtė dėshira dhe vullneti i elektoratit
shqiptar.
Zėri i
Amerikės:
Zoti
President, ju jeni shprehur se vendi sot ka nevojė pėr njė
bashkėpunim pozitėopozitė pėr proceset e integrimit euro-atlantik
dhe pėr problemet e tjera madhore. Nė kushtet e Shqipėrisė, ose me
pakėnaqėsitė qė po shprehin sociazistėt pėr humbjen nė zgjedhje, a
jeni optimist se njė bahskėpunim i tillė ėshtė i mundshėm?
Alfred Moisiu:
Ėshtė e vėrtetė qė edhe nė mesazhin qė dhashė para Parlamentit
shqiptar, u kėrkova tė gjitha forcave politike shqiptare njė
bashkėpunim tė mėtejshėm midis tyre pėr tė zgjidhur problemet
madhore qė ndodhen pėrpara Shqipėrisė, si nė fushėn ndėrkombėtare,
ashtu edhe nė fushėn e brendėshme. Por dua tė them njė gjė, qė ky qe
rotacion pushteti dhe jo rotacion shteti, domethėnė shteti me
institucionet e tij ėshtė, qėndron dhe vazhdon tė qėndrojė.
Sigurisht si nė ēdo vend demokratik, pluralist edhe tek ne u
realizua rotacioni i pushtetit nga njėra parti nė tjetrėn, nga njėri
koalicion nė tjetrin. Ėshtė shumė normale, shumė e dobishme dhe
shumė e pritshme. Sigurisht qė ėshtė hera e parė qė rotacioni
sikurse thashė bėhet nė mėnyrė paqėsore nė vendin tonė. Unė mendoj
qė ky rotacion shumė pozitiv duhet tė kuptohet drejt nga tė gjitha
forcat politike shqiptare. Nuk mundet Shqipėria tė eci pėrpara pa
njė bashkėpunim tė tė gjitha forcave politike. Sigurisht pozita ka
detyrat e saja dhe opozita tė sajat. Por bashkėpunimi midis tyre
ėshtė mė se i nevojshėm. Dhe unė mendoj se kjo do tė funksionojė
sepse kėshtu e kėrkon e mira e Shqipėrisė, kėshtu e kėrkon edhe
vullneti i elektoratit shqiptar, kėto janė dhe norma tė njė shteti
tė vėrtetė demokratik.
Zėri i
Amerikės:
Zoti
President, tė ndalemi pėr pak momente nė njė ēėshtje qė ėshtė
debatuar sė tepėrmi kėto ditė nė shtypin shqiptar, ka tė bėjė me
ndryshimet e reja nė strukturėn e qeverisė. Kryeministri i ri, mes
ndryshimeve tė shumta nė qeveri, ka propozuar qė institucioni i
Shėrbimit Informativ tė kalojė nėn vartėsinė e Ministrisė sė
Brendshme. Duke qėnė se sipas kushtetutės ėshtė presidenti ai qė e
emėron drejtuesin e kėtij institucioni, cili ėshtė komenti juaj pėr
kėtė ndryshim?
Alfred Moisiu:
Ėshtė e vėrtetė... kėtė e kam ndjekur edhe unė nėpėrmjet shtypit,
por me kryeministrin akoma nuk kemi biseduar gjė konkrete dhe unė
mendoj qė hapat nė kėtė drejtim duhen hedhur tė menduara mirė, tė
peshuara mirė, tė gjykuara bashkarisht dhe duke parė edhe gjithė
legjislacionin, duke parė dhe pėrvojėn e hidhur tė sė kaluarės,
pastaj besoj se do tė arrijmė nė konkluzionin dhe pėrfundimin mė
shumė tė pėrshtatshėm. Tė mos harrojmė qė Shėrbimi Informativ
Shqiptar ka qėnė njė shėrbim me pėrvojė shumė tė hidhur, sikurse
thashė, qė nė kohėn e Gazidedes dhe mė vonė ka patur probleme
sidomos nė politizimin e kėtij shėrbimi. Mendoj se kohėt e fundit
kemi arritur vėrtetė ta depolitizojmė kėtė shėrbim qė ti shėrbejė
interesave tė vendit, ti shėrbejė atyre kėrkesave qė parashtron
ligji dhe kėrkesave tė kushtetutės. Njėkohėsisht ky shėrbim ka edhe
detyrime dhe marrėdhėnie shumė tė ngushta me aleatėt tanė,
veēanėrisht nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, krimit tė
organizuar, trafikut tė drogės dhe fenomenet e tjera negative pėr tė
cilat rajoni i Ballkanit ėshtė i njohur dhe nė drejtim tė vendit
tonė ka patur kohė pas kohe akuza pėrsa i pėrket kėtyre problemeve.
Pra unė gjykoj qė mbase ky problem do tė shikohet me kujdes, sepse
jo vetėm qė ka ato detyra qė ka, por janė hapa qė duhen hedhur nė
mėnyrė shumė tė menduar. Pėrsa i pėrket detyrimit kushtetues qė
drejtori i shėrbimit dekretohet nga Presidenti i Republikės, ajo
ėshtė taksative, as diskutohet qė mund tė ndryshojė, sepse ajo
kėrkon ndryshim kushtetues dhe ndryshimi kushtetues do tė bėhet kur
tė gjykohet i nevojshėm pėr probleme tė tjera, mbase kur ti vijė
koha vetė.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Moisiu,
ju jeni presidenti i parė i zgjedhur me konsensus nė Shqipėri. Por
mė pas ju jeni kritikuar jo pak nga opozita e atėhershme qė sot ka
ardhur nė pushtet. Pėr ju vetė a mund tė quhen tė kapėrcyera
marrėdhėniet tuaja me kryeministrin e sotėm Sali Berisha.
Alfred Moisiu:
Sikurse thatė, unė jam zgjedhur me konsensus, me pėlqimin e tė
gjitha forcave kryesore politike tė vendit dhe sigurisht kjo ėshtė
njė pėrvojė e parė qė u aplikua nė vendin tonė, sepse dihet qė
paraardhėsit e mi kanė qėnė pėrcaktuar pėrsa i pėrket forcės
politike qė ata i pėrkisnin dhe unė mendoj, qė tė paktėn nga
kontaktet qė kam patur me personalitetet tė ndryshme, si tė jashtme
dhe tė vendit, mendoj qė kjo pėrvojė nuk ka qėnė e keqe dhe ka
ndihmuar nė zhvillimin me sukses tė aktivitetit politik dhe nė
tėrėsi tė zgjidhjeve politike nė vendin tonė. Pėrsa i pėrket
marrėdhėnieve dhe kritikave qė mė janė bėrė, tė cilat i kam patur
nga tė dyja krahėt, kjo tregon qė pozicioni i presidentit, i cili
sipas kushtetutės pėrfaqėson unitetin e kombit, ėshtė i tillė, qė
duhet patjetėr nė situata tė caktuara tė gjejė atė zgjidhje, tė
mbajė atė qėndrim qė ėshtė mė shumė nė favor tė pjesės mė madhe tė
forcave politike dhe tė kombit. Unė mendoj qė kėtu nuk ka asgjė pėr
tė tejkaluar, sepse kėto janė gjėra qė kanė vlerė pėr kohėn e
caktuar dhe jeta pastaj tregon se sa tė vėrteta, sa tė drejta, sa tė
qėndrueshme kanė qėnė ato kritika qė janė bėrė.
Zėri i
Amerikės:
Zoti
President, Kosova sot ndodhet prėballė njė momenti tė rėndėsishėm tė
historisė sė saj. Deri mė sot Shqipėria ėshtė shprehur se ndihma e
saj ėshtė roli stabilizues nė rajon. Por tani qė zgjidhja e statusit
po hyn nė njė fazė konkrete, a ka Shqipėria njė strategji pėr
procesin?
Alfred Moisiu:
Shqipėria gjithmonė ka qėnė, mbetet dhe ėshtė (sepse ėshtė edhe njė
vendim i parlamentit shqiptar) nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės.
Sigurisht qė rruga pėr tė arritur deri nė kėtė konkluzion ėshtė nė
bashkėpunim me institucionet ndėrkombėtare, sepse vetėm kjo mėnyrė
zgjidhjeje, apo mėnyrė trajtimi e problemit mund tė na ēojė nė njė
zgjidhje mė tė pėrshtatshme dhe mė tė pranueshme nga tė gjitha
palėt. Unė mendoj, qė ka ardhur koha, qė problemi i Kosovės tė
shtrohet nė tryezė dhe tė diskutohet seriozisht pėr ti dhėnė njė
zgjidhje konkrete dhe praktike, sepse e kaluara, veēanėrisht kėto dy
vitet e fundit tregon se sa mė shumė tė zgjatet, aq mė keq ėshtė pėr
tė gjitha palėt. Kam bindjen nga kontaktet e ndryshme qė kam patur,
se qė tė gjithė pak a shumė janė tė kėtij mendimi, qė ky problem nuk
mund tė zgjatet mė tej. Vetkuptohet qė reagime ka nga tė dyja
krahėt, secila palė kėrkon qė tė pėrfitojė sa mė shumė. Por njė gjė
ėshtė e qartė qė ky problem duhet zgjidhur sepse ėshtė nė interes tė
stabilitetit tė tė gjithė rajonit. Pėr kėtė ēėshtje nuk janė tė
interesuar vetėm shqiptarėt dhe serbėt, por janė edhe maqedonasit,
janė edhe malazezėt, bullgarėt e gjithė rajoni i Ballkanit. Ēėshtja
e Kosovės gjithmonė ka pėrmbajtur dhe pėrban deri nė zgjidhjen e saj
njė potencial rreziku, qė nuk ėshtė i pranueshėm dhe i vlefshėm, jo
vetėm pėr vendin, por nė tėrėsi pėr Evropėn dhe pėr shtetet kryesore
qė drejtojnė politikėn botėrore.
Zėri i
Amerikės:
Zoti President
ju faleminderit!
Alfred Moisiu:
Ju faleminderit edhe juve, gjithė tė mirat dhe mė vjen mirė qė ditėn
e parė qė jam kėtu pata kontaktin me ju.
|
|