|
14 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (13.09.2005)
Armand Mero
Nė
Shqipėri, Ministria e Arsimit dhe rektorėt e universiteteve ranė
dakord sot pėr kuotat e reja tė pranimeve tė studentėve, duke hedhur
poshtė kėshtu vendimin e marrė nga qeveria e ish kryeministrit Fatos
Nano pėr hapjen kėtė vit tė auditorėve pėr tė gjithė maturantėt. Po
ashtu qeveria e djathtė ka shumė mundėsi qė tė mos zbatojė as hapjen
e tre universiteteve tė reja pėr tė cilat ishte marrė vendim nga
qeveria e mėparshme.
Vendimi i ish kryeministrit Nano pėr tė liberalizuar tėrėsisht kėtė
vit mundėsinė e shkollimit tė lartė pėr mbi 26 mijė tė rinj dhe pėr
tė hapur tre universitete tė reja ishte qartė njė kurth politik pėr
tė vėnė pėrballė faktit tė kryer shumicėn aktuale dhe qeverinė e
zotit Berisha e cila i kishte ato pjesė tė premtimeve elektorale.
Mes
mbajtjes sė premtimeve dhe pamundėsisė reale pėr tė zbatuar njė
liberalizim tė menjėhershėm duket qartė se qeveria e re, ka zgjedhur
qė tė zbresė me kėmbė nė tokė dhe tė shfrytėzojė ato mundėsi qė
universitetet shqiptare kanė pėr momentin. Nė ndihmė asaj i kanė
ardhur edhe pėrfaqėsuesit e universiteteve tė cilėt e kanė tė
pamundur qoftė pėr arsye fizike qoftė dhe financiare qė tė
pėrballonin njė fluks prej 26 mijė studentėsh.
Sot
nė takimin me ministrin e Arsimit Genc Pollo, rektorėt e
universiteteve kanė paraqitur propozimet e tyre pėr kuotat e
pranimit, tė cilat janė megjithatė mė tė mėdha se ato qė kishin
kėrkuar mė parė. E pėrkthyer nė shifra, universitetet nuk do tė mund
tė pranojnė mė shumė se 16 deri 17 mijė studentė.
Kryetari i Konferencės sė rektorėve Shezai Rrokaj tha se ishte
gjetur mirėkuptimi me ministrin e arsimit: "Ne do tė jemi nė
bashkėpunim, stafet tona, nė kuptimin e njė partneriteti me qeverinė
do tė propozojmė dhe nevojat qė janė mė emergjente dhe u ra dakort
pėr njė strategji mė tė studiuar bashkėpunimi pėr tė ardhmen se tani
jemi nė fazėn qė do tė japim zgjidhjen mė emergjente".
Nga
ana e tij Ministri Pollo tha se qeveria do tė japė mbėshtetje tė
plotė qė viti akademik tė nisė e tė zhvillohet normalisht:
"Secili universitet paraqiti kuotat maksimale qė mund tė pranojė,
pėrfshirė edhe njė shtesė ekstra nė krahasim me propozimet e tyre
pas vendimit tė qeverisė. Pėr kėtė unė i falenderova se ėshtė njė
shtesė e cila merret duke patur parasysh nevojėn pėr liberalizimin,
nevojėn pėr arsimimin e lartė tė shumė kėrkuesve, por nga ana tjetėr
duke mos prekur cilėsinė e mėsimdhėnies dhe kjo do tė mbėshtetet nga
qeveria pėr ambiente, personel dhe material didaktik".
Qeverisė sė djathtė do ti duhet tė gjejė mundėsitė pėr tė rritur
fondet e parashikuara pėr Arsimin e lartė, ndėrkohė qė sic la tė
kuptohet dhe ministri Pollo vėshtirė se mund tė nisin kėtė vit tre
universitetet e reja tė shpallura nga ish qeveria e majtė:
"Shkeljet nė legjislacion nga mosparashikimi nė buxhetin e shtetit
tė cdo lloj gjėje qė lidhet me nimsa krejtėsisht politike e
provokative nga qeveria e vjetėr mė duket shumė e vėshtirė tė flasim
pėr njė vit akademik nė kėto qytete".
Zoti Pollo tha se pėrpara se tė merren vendimet pėr hapjen e
universiteteve tė tjera do ketė studime dhe rezulatet e tyre do ti
nėnshtrohen njė debati tė gjerė publik dhe vetėm nė pėrfundim mund
tė merret njė vendim politik nga qeveria.
|