|
14 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (13.09.2005)
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ka nxjerrė sot njė raport, ku propozon
rrugėt pėr zgjidhjen e situatės nė Mitrovicė, si domosdoshmėri pėr
ecurinė e procesit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Grupi i
Krizave thotė se integriteti territorial ėshtė politika e duhur pėr
Mitrovicėn, pasi ndarja e saj do tė sillte mė shumė tensione nė
Kosovė dhe mungesė stabiliteti gjetkė nė Ballkan.
Njė
nga propozimet qė bie mė shumė nė sy ėshtė ai pėr emėrimin e njė
Komisioneri tė posaēėm pėr Mitrovicėn, gjatė periudhės sė
pėrcaktimit tė statusit, nė rangun e zėvendėsit tė pėrfaqėsuesit tė
Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Grupi i Krizave thotė se
UNMIK-u dhe KFOR-i duhet tė rimarrin nė dorė gjendjen nė veri tė
lumit Ibėr, nėn drejtimin e komisionarit.
Po
ashtu nė raport thuhet se stacionet e paligjshme policore tė
Beogradit duhet tė hiqen nga veriu i Kosovės. Pėr tė siguruar
integritetin territorial, por pa ngjallur frikė mes serbėve se nuk
do tė kenė asnjė lloj pushteti mbi jetėn e tyre, grupi propozon
vendosjen e dy ose tre ministrive nė Mitrovicė, nė vend qė tė jenė
nė Prishtinė dhe madje mbase edhe Gjykatėn e Lartė.
Po
ashtu sugjerohet njė stacion televiziv kombėtar nė gjuhėn serbe, si
edhe disa elementė tė qeverisjes qendrore tė Kosovės, si pėr
shembull qendra e sistemit arsimor, shėndetėsor dhe shėrbimesh tė
tjera sociale pėr tė gjithė serbėt e Kosovės.
Grupi i Krizave thotė se si komuniteti ndėrkombėtar, ashtu edhe
qeveria e Kosovės duhet tė synojnė bashkėpunimin e qeverisė serbe nė
kėtė drejtim. Ideja ėshtė qė pa marrė njė status zyrtar si njė njėsi
mė vete, veriut serb i Mitrovicės i duhet dhėnė nė thelb njė status
autonomie.
Shqiptarėt, thuhet nė raport duhen bindur qė mbėshtetja pėr kėto
nisma, do tė lehtėsonte presionin pėr ndarjen tek lumi i Ibrit.
Grupi i Krizave, qė e bėn tė qartė se preferon qė rezultati
pėrfundimtar tė jetė njė pavarėsi funksionale me kushte pėr Kosovėn,
thekson gjithsesi se mos-ndarja e Kosovės nuk mund tė realizohet
vetvetiu.
Dhe
duke pasur parasysh pikėrisht njė gjė tė tillė, duket se Grupi i
Krizave nė thelb propozon shndėrrimin e Mitrovicės nė qytetin e dytė
mė tė rėndėsishėm zyrtar tė Kosovės, pas Prishtinės dhe veriun e tij
tė banuar me serbė, kryeqendrėn administrative tė gjithė serbėve tė
Kosovės.
|