|
-
Prishtinė,
14 shtator 2005 /TN /QIK
- Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova falėnderoi tė gjitha
subjektet politike qė e mbėshtetėn vendimin e tij tė djeshėm pėr
caktmin e ekipit negiciator dhe koordinatorin e grupeve punuese
pėr bisedimet rreth statusit.
-
"Ėshtė njė shenjė e mirė qė tregon
se tė gjithė do tė jemi sė bashku pėr pavarėsinė e vendit dhe do
tė vazhdojmė tė punojmė", deklaroi Presidenti Rugova pas takimit
tė sotėm me kryeadministratorin Soren Jesen Petersen.
Me kėtė rast Presidenti Rugova gjendjen e sigurisė nė vend e
vlerėsoi stabile dhe falėnderoi kreun e UNMIK ut pėr angazhimin
e tij tė shtuar gjatė ditėve tė fundit.
Po ashtu Presidenti tha se pret njė vlerėsim pozitiv tė gjendjes
nga ambasadori Kai Aide qė tė nisin pėrgatitjet pėr bisedimet
eventuale pėr pavarėsinė e Kosovės.
"Gjithsesi ne tash presim njė vlerėsim pozitiv tė gjendjes nė
Kosovė nga ambasadori Aide, qė tė fillojmė pėrgatitjet nėse do
tė ketė bisedime pėr tė ardhmen e vendit tonė - pavarėsinė. Unė
pėrsėri insistoj pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė qė do tė
ishte mė e mirė por ne do tė pėrgatitemi pėr kėtė rrugė
ndėrkombėtare e nė kėtė frymė ishte edhe deklarata ime e djeshme".
Petersen pasi edhe njė herė pėrshėndeti vendimin e djeshėm tė
Presidentit, tha se zoti Rugova disa herė ka pėrsėritur se
Kosova vetėm se bashku do tė lėvizė drejt statusit dhe vendimi i
djeshėm tregon qartė se pėrgatitjet pėr statusin duhet tė
fillojnė menjėherė.
"Duhet tė punojmė sė bashku dhe unė do tė vazhdoj tė ndihmojė
Presidentin dhe partitė politike. Do tė bėjmė ēfarė mundemi si
UNMIK pėr t'u siguruar se jemi duke lėvizur pėrpara pa kurrfarė
pengesash, drejt vendimit pėr statusin", tha Petersen.
Petersen gjithashtu tha se pėrshėndet "pėrgjegjėsinė pozitive"
tė tė gjithė subjekteve politike dhe se tani nevojitet njė
fokusim nė ruajtjen e unitetit.
|
|