|
-
Bruksel, 14 shtator 2005 /TN /QIK
- Duke komentuar raportin mė tė ri tė Grupit Ndėrkombėtar tė
Krizave pėr Kosovėn, drejtori pėr Evropėn i kėtij grupi, Nikolas
Uajt thotė se rekomandimi kryesor i kėtij raporti pėr bashkėsinė
ndėkombėtare ėshtė qė tė sigurojė qė tė mos ndodhė kurrfarė
ndarjeje e Kosovės.
-
-
Zoti Uajt thotė se "tashmė ekziston
situata nė tė cilėn Ministria serbe e Punėve tė Brendshme
udhėheq stacionet policore nė veri tė Kosovės, qė ėshtė
plotėsisht nė kundėrshtim me rezolutėn e KB". Po ashtu ai thotė
se Beogradi kontrollon dy institucione kryesore shtetėrore -
spitalin dhe universitetin, ku nė krye tė tyre ndodhen persona
ekstremė.
-
-
Uajt kritikon UNMIK-un dhe KFOR-in
se njė kohė tė gjatė kanė toleruar gjendjen e tillė, duke mos
pėrmbushur mandatin e tyre. "Ne nė GNK konsiderojmė se ka ardhur
koha qė bashkėsia ndėrkombėtare tė dėshmojė qė Mitrovica mbetet
pjesė e Kosovės... Kėtė duhet ndėrmarrė menjeherė nė mėnyrė qė
tė mos bėhet temė nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės", u shpreh Uajt pėr "Zėrin e Amerikės".
-
Uajt thotė se aktualisht ndihmėn financiare qė e merr Serbia nga
bashkėsia ndėrkombėtare e shpenzon nė mbajtjen e strukturave
paralele tė pushtetit nė Kosovė. Bashkėsia ndėrkombėtare, thotė
ai, duhet t'ia bėjė me dije Serbisė se kjo ndihmė do tė ndalet
nėse Beogradi vazhdon me financimin e aktiviteteve tė tilla me
mjetet e institucioneve ndėrkombėtare.
|
|