|
-
13
shtator 2005
/ TN
-
-
Valbona Bozgo
-
-
E prita me habi
vendimin pėr masivizimin e shkollės sė lartė nė vendin tonė, ku
korrupsioni nuk ka munguar tė shfaqet nė format mė pėrēartėse.
Ēfarė nuk mė dėgjuan veshėt kėtė verė: nxėnės qė mbaronin
shkollat e mesme me rezultate tė ulėta dhe fitonin konkurset pėr
pranimin nė shkollat e larta, kandidatė pėr studentė duke paguar
pedagogėt (bėhet fjalė pėr vitet e kaluara) dhe qė po me atė
lehtėsi (pagesė) arrinin tė merrnin provimet e fundvitit; tė
tjerė qė nuk arrijnė tė blejnė libra, por i huazojnw nga tė
tjerėt sa pėr ti marrė erė. Kishte ndodhur edhe e kundėrta.
-
-
Mosvėnia e notės sė
merituar, ku studenti nuk pranonte tė lyente, por djersinte
ndershmėrisht mbi libra.
-
Mu kujtua pėrralla
e djalit tė drunjtė, Pinokut, aq shumė i dėshiruar qė Zana ta
shndėrronte nė djalė tė vėrtetė, prej mishi e gjaku, gjė qė mund
ta arrinte vetėm nėpėrmjet njė rruge tė gjatė provash, tė
mbushur me vėshtirėsi e sakrifica.
-
-
Njė nga kėto ishte
edhe mashtrimi qė i bėnė dhelpra dhe maēoku, kur e detyruan tė
mbillte lekėt nė tokė, pasi ato mund ti shumėfishoshin mbi
pemė, si fruta lėngplote (kujtoni piramidat). Hajdutėt ikėn
bashkė me paratė dhe Pinoku ēudėrisht u arrestua pėr protestėn.
Pėrgjigjja qė mori nga ky kulm padrejtėsie, ishte fakti i tė
mosqenit hajdut! Marrėzitė nė mėmėdheun tonė skanė tė sosur.
-
-
Por kulmiqė mė
zunė veshėt kėtė fundverė ishte historia e njė ish-tė njohure,
me logjikė tė ēalė, qė dikur, pėr ti mundėsuar mbarimin e
arsimit tė mesėm, prindėrit e nderuar e dėrguan nga gjimnazi i
qytetit, nė njė nga rrethinat e tij. E pajisur edhe me ndjenja
agresiviteti, qė i shprehte ndaj njerėzve qė e rrethonin, burim
i kapriēiove tė pazakonta, kjo na paska mbaruar sė fundi edhe
njė nga degėt mė tė preferuara tė arsimit tė lartė, atė tė
Drejtėsisė.
-
-
Madje ėshtė bėrė
edhe funksionare, drejtoreshė nė njė institucion arsimor!!! Nuk
e di se ēdo tė pėsonin prindėrit e mjerė po tė ēoheshin nga
varri dhe ta shikonin atje ku ėshtė sot. Thonė se njė nga arsyet
e largimit tė hershėm nga kjo botė ishte marazi ku i kishte
futur marrėzia e sė bijės. Me siguri, nė kėtė pozicion tė ri,
atyre do tu binte damllaja sėrish.
-
-
Masivizimi i
tanishėm i arsimit tė lartė, ku seleksioni mendor i studentit,
nėn shembullin e vendeve tė zhvilluara perėndimore, nė njė vend
me ēudira tė tilla si yni, ku rėndom studentėt simbolizojnė
turra kartėmonedhash, duket jo fort i efektshėm. Derisa nė
qeveritė tona nuk do tė mungojnė dhelprat dhe maēokėt, Pinoku do
tė mbetet prej druri, pa u shndėrruar nė njeri tė vėrtetė, si
simotrat europiane. Dhe tė mos habitemi, qė Shqipėria njė ditė
tė pėrmendet jo vetėm pėr korifeun qė fitoi (fituam) Man Booker-in,
por edhe pėr pėrfshirjen nė rekordin Gines tė funksionarėve
mediokėr!
|
|