|
-
Tiranė,
13 shtator 2005 / TN /QIK
- Mė 10 dhe 11 shtator nė Tiranė u mbajt Kampionati i dhjetė
ballkanik i karatesė pėr kadetė dhe juniorė, nė tė cilin morėn
pjesė tetė shtete ballkanike: Shqipėria, Turqia, Greqia,
Bullgaria, Rumania, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia
e Mali i Zi.
-
-
Ky kampionat ishte i rėndėsishėm pėr
Shqipėrinė, ngase kjo ishte hera e parė qė iu besua organizimi i
njė gare ndėrkombėtare nė karate, por njėkohėsisht ishte i
rėndėsishėm edhe pėr Kosovėn, ngase nė pėrfaqėsuesen e
Shqipėrisė morėn pjesė edhe nėntė sportistė kosovarė, kryesisht
anėtarė tė klubit tė karatesė "Iliria" nga Prishtina dhe anėtari
i klubit tė karatesė "Ippon" nga Peja, Agon Agani, ndėrsa nė
mesin e arbitrave qė ndanė drejtėsinė gjatė tėrė rrjedhės sė
kampionatit, ishte edhe arbitri kosovar, Safet Ramadani.
-
Gjatė dy ditėve tė garave, garuesit shqiptarė bėnė pėrpjekje
maksimale pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira, ngase
kampionati ballkanik ėshtė garė qė organizohet nga Federata
Botėrore e Karatesė, federatės sė vetme ndėrkombėtare qė e njeh
zyrtarisht Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar, andaj medaljet e
fituara nė tė kanė vlerė shumėfish mė tė madhe se ato qė fitohen
nė kampionatet qė i organizojnė federatat e shumta ndėrkombėtare
tė karatesė.
-
-
Shi pėr kėtė arsye edhe klubi i
karatesė "Iliria" kishte vendosur qė t'i japė pėrparėsi
kampionatit ballkanik ndaj kampionatit evropian tė WSKF sė, qė
njėkohėsisht mbahej nė Turqi.
-
-
Pėr karateistėt e rinj kosovarė
motiv mobilizues paraqiste edhe fakti se Kosova, pėr shkak tė
statusit akoma tė padefinuar, nuk mund tė marrė pjesė nė garat e
Federatės Botėrore tė Karatesė, anėtarė tė sė cilės janė 174
shtete tė botės, andaj ky ishte njė rast i mirė qė ata ta
verifikojnė cilėsinė e tyre, por edhe cilėsinė e karatesė
kosovare.
-
-
Duhet thėnė se nė kampionatin e
sivjetshėm numrin mė tė madh tė medaljeve pėr Shqipėrinė e
fituan karateistėt kosovarė.
-
-
Kėshtu, nė konkurrencėn ekipore,
-
-
ekipi shqiptar i juniorėve, i
pėrbėrė nga Ermira Statovci, Ardiana Rexhepi, Marigona Beadini
dhe Kaltrina Krasniqi, fitoi medaljen e bronztė,
-
-
ndėrsa nė konkurrencėn individuale,
nė kategorinė 57 kg. Tringa Qerreti, fitoi medaljen e
artė dhe titullin e kampionit ballkanik nė kategori,
-
-
ndėrsa medaljet e tjera i fituan
juniorėt: Ardiana Rexhepi tė argjendtėn (+60 kg) dhe
Marigona Beadini tė bronztėn ( 60 kg), kurse te kadetėt
Jetmir Rexhepi tė bronztėn ( 60 kg), Linditrim Gashi
tė bronztėn (+75 kg) dhe Esat Lika tė bronztėn ( 75 kg).
-
-
Garuesit e tjerė tė pėrzgjedhjes sė
Shqipėrisė, qė u stolisėn me medalje ishin edhe juniorėt:
Florent Gashi ( 55 kg), qė fitoi medaljen e argjendtė,
Ledion Hysa tė argjendtėn ( 60 kg), Eklit Arapi tė
bronztėn ( 60 kg) dhe Taulant Kumbulla tė argjendtėn ( 65
kg).
-
S'do mend se ky sukses i pėrzgjedhjes shqiptare, sikundėr edhe
organizimi nė nivel tė lartė i kampionatit tė dhjetė ballkanik,
kanė hapur shteg qė Shqipėrisė edhe nė tė ardhmen t'i besohet
organizimi i garave ndėrkombėtare tė karatesė, qė do tė ishte
mirėnjohje mė e madhe pėr organizimin e sivjetshėm tė
kampionatit ballkanik.
|
|