|
-
13
shtator 2005
/ TN
-
-
Genc POLLO
-
-
Ne, njerėzit e
shekullit tė ri, kemi si tė mėsojmė nga shekulli i shkuar, kur
lindi e u ngrit sistemi arsimor shqiptar, kur figura tė shquara
me vizione reformatore frymėzuan breza dhe vendosėn themele, por
edhe kur devijime historike na shkaktuan pasoja jo tė lehta, me
tė cilat ende pėrballemi edhe sot. Por disa nga kėto pasoja mund
tė ishin korrigjuar edhe mė mirė.
-
-
Tė tjera nuk kanė
rrėnjė shekullore, por vetėm tetėvjeēare. Jo pėr tė bėrė adetin
e politikanit apo pėr tė lexuar zarfin e parė sipas anekdotės sė
njohur, por qė nė kėtė fushė qeveria dalėse i lė jo thjesht
maxhorancės sė re, por tė gjithė shoqėrisė, njė barrė tė rėndė e
tė hidhur. Dhe kėtė e dėshmojnė mė sė miri treguesit e ndryshėm
tė fushės, tė shqyrtuar, tė matur e tė analizuar jo vetėm nga
partitė, shoqatat e kėtij profili, mediat, INSTAT-i, por edhe
nga njė sėrė organizmash ndėrkombėtare tė angazhuara pėr
edukimin tonė me resurset e tyre.
-
-
Ose e thėnė mė
ndryshe, asnjėherė edukimi nuk ishte prioritet real i
maxhorancės sw vjetėr nė tetė vitet e saj. Edhe kur u deklarua
zyrtarisht kėshtu, tre vjet mė parė, pak gjė ndryshoi me tė
vėrtetė. Dhe pėr kėtė flasin mė qartė shifrat zyrtare: nėse nė
vitin 1996 pėr arsimin shpenzohej 4.2 pwr qind e Prodhimit tė
Brendshėm Bruto, (PBB), madje synohej tė arrihej pėrqindja
mesatare e vendeve tė OECD-sė, vitin e shkuar u shpenzuan vetėm
2.9 pwr qind e PBB-sė.
-
-
Nėse atėherė
mesatarja e viteve shkollė pėr ēdo shqiptar ishte 11.5, sot ka
rėnė nė 9.2, ēka ėshtė mė e ulėta nė Ballkan. Po kėshtu, studimi
PISA i OECD-sė na radhit tė fundit e rajonit pėrsa i pėrket
dijeve e aftėsive tė tė shkolluarve tanė. Dhe mund tė vazhdojmė
gjatė me plot shembuj tė tjerė nė tė njėjtėn linjė. Por edhe kur
ka trende pozitive subsektoriale, aty duhet parė dora e ndonjė
donatori tė fuqishėm qė ka detyruar hapat e reformės duke
kushtėzuar ndihmėn e tij. Dhe nė qėndrimet e donatorėve pėr
arsimin ka diēka specifike.
-
-
Shumė qeveri tė
vendeve nė zhvillim e nė nevojė trokasin nė dyert e atyre qė
mund ti ndihmojnė me projekt rrugėsh, ujėsjellėsish e nė
pėrgjithėsi nė infrastrukturė. Por jo rrallė ata nuk marrin
pėrgjigje pozitive dhe u tregohet dera e bankave pėr njė kredi
tregtare. Por unė nuk di ndonjė rast kur ndonjė qeveri me nje
projekt serioz pėr arsimin nuk ka marrė pėrgjigje pozitive.
-
-
Edukimi ėshtė nė
thelb tė Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit, tė miratuar
solemnisht pak vite mė parė nga OKB-ja dhe me pėrkrahje tė
vazhdueshme tė vendeve mė tė industrializuara, tė BE-sė, tė SHBA-sė
e tė BB-sė, etj. Nė vijim tė kėsaj fryme e tė kėtij vullneti
kanė pėrfituar tė tėrė: Maqedonia fqinje, Egjipti, Mbretėria e
Tailandės, shteti i Bangladeshit e kėshtu me radhė. Vetėm njė
pėrjashtim ka planeti: Republikėn e komisarit Memo ku jo vetėm
nuk ėshtė pėrfituar gjė, por ku kontributi i ofruar i donatorėve
tė huaj faktikisht ėshtė refuzuar. Sipas BB-sė, nė katėr vitet e
fundit, kontributi i huaj pėr Arsimin ka rėnė nga
-
-
26.5 milionė USD nė
17.5 milionė USD. Pra, pėr arsimin jo vetėm buxheti i shtetit ka
qenė nė pikiatė, por pėr arsye lloj-lloj qė lidhen edhe me
tenderat, tė njėjtin fat pėsoi edhe ndihma e tė huajve qė vėrtet
kėrkojnė veē mundėsinė pėr na ndihmuar. Nuk do tė doja tė
merresha shumė me tė shkuarėn, sepse nuk do tė ishte pėrdorimi
mė i mirė i kohės sė Kuvendit, por disa gjėra duhet ti themi
hapur qysh nė fillim.
-
-
Megjithatė, tė
pėrqendrohemi tek thelbėsorja: njė reformė tėrėsore nė arsim do
tė pėrkrahet nga qeveria pėrmes burimeve tė konsiderueshme
publike, duke i ēuar ato buxhetore nė 5 pėr qind tė PBB.
Gjithashtu do tė kemi zgjerimin e mbėshtetjes sė partnerėve
ndėrkombėtare, tė cilėt do tė doja ti falėnderoja kėtu pėr
ndihmėn veēanėrisht tė ēmuar si dhe ti siguroja qė bashkėpunimi
jo vetėm do tė vazhdojė, por do tė njohė edhe njė dinamikė tė
re. Pėrfshirja e sektorit privat nė kėtė fushė do tė nxitet,
ashtu si dhe burime tė tjera alternative. Kjo reformė do tė
synojė qė ti japė ēdo shqiptari, duke filluar nga mosha
parashkollore e pėrgjatė gjithė jetės, njė formim tė qėndrueshėm
e tė vlefshėm pėr tė e shoqėrinė e tij.
-
-
Sė pari tė
pėrqendrohemi te kurrikulat, lėndėt, programet e tekstet e
detyrueshme pėr mėsimdhėnie, tė cilat kanė mbetur siē kanė qenė
dhe sjellin mbingarkesė e topitje pa kultivuar kėrkimin vetjak,
mendimin e pavarur dhe aftėsinė logjike. Kjo do tė arrihet
pėrmes konsultimit tė ekspertizės mė tė mirė, duke pėrfshirė
grupet e interesit nė hartimin e tyre si dhe duke stimuluar
konkurrencėn nė botimet shkollore. Njė pėrparėsi e veēantė do
ti jepet shkollave tė mesme profesionale.
-
-
Tė mos harrojmė se
numri i tyre qė nga viti 1990 ka rėnė 6 herė kurse nevoja e
shoqėrisė dhe e tregut pėr to vetėm ėshtė rritur. Si kriter pėr
to do tė jenė edhe tendencat rajonale tė zhvillimit ekonomik. Nė
zonat rurale do tė hapen njė numėr i rėndėsishėm syresh,
kryesisht tė profilit tė agrobiznesit. Nė shkollat profesionale
do tė synohet tė tėrhiqet mė shumė se 40 pwr qind e nxėnėsve tė
shkollave tė mesme. Do tė vendoset statusi i mėsuesit si pikė
reference pėr shoqėrinė dhe komunitetin, me gjithė respektin qė
ai meriton. Le tė mos harrojmė shembujt e ndritur tė viteve 30.
-
-
Qeveria do tė rrisė
50 pėr qind pagėn e arsimtarėve brenda vitit tė dytė tė mandatit
dhe do ta dyfishojė atė deri nė fund tė kėtij mandati.
Iniciativa tė veēanta do tė pėrdoren pėr mėsuesit nė zonat e
largėta e tė vėshtira. Do tė rifillojnė trajnimet pėr mėsuesit
krahas rikonceptimit e fuqizimit tė inspektimit tė tyre. Do tė
shqyrtohet mundėsia qė statusi i mėsuesit tė pėrafrohet me atė
tė nėpunėsit civil.
-
-
Por pėrkrahja e
shtuar do tė shoqėrohet me mekanizma qė sigurojnė rritjen e
profesionalizmit dhe tė pėrkushtimit nė mėsimdhėnie. Ėshtė me
vend tė kujtojmė se praktikat korruptive si kurset
jashtėshkollore po tė nxėnėsve qė mėson nė shkollė me pagesė tė
kripur dhe de facto me detyrim nga segmente tė vogla
mėsimdhėnėsish nuk mund tė tolerohen mė tej.
-
-
Nga qeveria do tė
mundėsohet njė pėrmirėsim rrėnjėsor i kushteve tė shkollimit
pėrmes ndėrtimit e riparimit tė godinave shkollore dhe pajisjes
me mjete didaktike moderne. Do tė synohet ulja e numrit mesatar
tė nxėnėsve pėr klasė nė nivelin e 25-30 nxėnės. duke i
orientuar financimet sipas numrit tė nxėnėsve dhe duke ndėrprerė
ndėrtimet e shkollave trekatėshe aty ku nxėnėsit nuk mbushin dot
tri klasė.
-
-
Ndėrtimet do tė
pėrqendrohen nė zona urbane e periurbane ku klasat janė aq
plot sa nxėnėsi i radhės sė fundit nuk e dėgjon dot mėsuesen dhe
mėsuesja nuk arrin ta shohė atė. Reforma institucionale nė
arsim, bazuar nė autonominė shkollore, do tė pėrcaktojė mė mirė
rolin e personelit shkollor nė raport me komunitetin
prindėr/nxėnės dhe me pushtetin vendor.
-
-
Performanca e
sistemit arsimor, nė tėrėsi, nė nivel shkolle e nė nivele tė
tjera, do tė monitorohet dhe vlerėsohet pėrmes instrumenteve
adekuatė dhe me transparencė duke synuar qė ti bėjmė tė qartė
publikut tė interesuar produktin qė ofron ēdo shkollė.
Ministria e Arsimit synon tė bashkėpunojė me pushtetin vendor pa
u ndikuar nga ngjyrat partiake tė kreut tė bashkisė a komunės
apo tė shumicave nė kėshillat vendorė. Objektivi ynė i
internetizimit tė shkollave do tė kryhet patjetėr kėto katėr
vjet.
-
-
Thashė se jemi
njerėzit e shekullit tė ri. Dimė se gati njė shekull mė parė nė
vendin tonė telefoni dhe automobili hynė nė pėrdorim dy dekada
pasi ishin shpikur e vėnė nė punė. Nėse e kemi kuptuar kėtė
shekull drejt, do tė dimė gjithashtu se kjo periudhė e
ndėrmjetme sot ėshtė reduktuar nė dy ditė, dy muaj apo maksimumi
dy vjet nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me aftėsinė. Prandaj lidhja
me internet, me gjithė botėn dhe gjithēka qw rrjedh prej saj, si
mėsimi nė distancė, praktikisht ėshtė jo vetėm e domosdoshme por
edhe shumė e mundshme nėse e kupton momentin kur jeton.
-
-
Nisemi nga njė start
i keq, pasi interneti e kompjuterizimi nuk shkėlqen as nė
universitetet e Tiranės por me ide e vullnet do tė realizohet
ashtu si dhe masivizimi i anglishtes. Gjithashtu ne synojmė qė
nė fund tė periudhės 4-vjeēare tė arrihet niveli prej 100 pwr
qind tė kryerjes sė arsimit 9-vjeēar dhe niveli 88 pėr qind i
kryerjes sė arsimit tė mesėm tė pėrgjithshėm ose profesional.
Tėrheqja e fėmijėve nė sistemin e edukimin parashkollor synohet
tė arrijė nė rreth 60 pėr qind. Por para se tė mbyllim sythin e
arsimit primar e sekondar pėr tė kaluar tek ai universitar, qė
kėto ditė gėzon njė vėmendje e interes tė veēantė, desha tė mos
lw pa thėnė njė ēėshtje.
-
-
Ėshtė e vėrtet se ne
angazhohemi pėr arsimin e pakicave siē kuptohet kjo fjalė dhe se
kemi detyrime ndėrkombėtare nga konventat ku jemi palė, insistim
nga miqtė, por edhe humanizmin pėr ta bėrė edhe sikur tė mos
ishin kėto tė parat. Por unė nė fakt do tė flisja pėr njė pakicė
tjetėr shqiptare, atė tė fėmijėve tė izoluar nga gjakmarrja dhe
qė rrezikojnė tė mbeten pa shkollim. Nėse ata njė ditė do tė
qarkullojnė lirisht si tė tjerėt, do tė kenė mbetur tė
papėrgatitur pėr jetėn. Dhe problemi i gjakmarrjes ėshtė
kompleks, por arsimimi i kėtyre fėmijėve edhe nė rrethanat e
tyre tė vėshtira ėshtė jo vetėm njė detyrim shtetėror, por njė
test i humanizmit tonė. Nė realizimin e tij do tė pėrpiqemi sė
bashku.
-
-
-
Ndryshimet nė
shkollat e larta
-
-
Arsimi universitar
do tė synojė formimin e tė diplomuarve me njohuri shkencore e
profesionale tė cilėsisė sė lartė pėr tė qenė tė aftė tė
konkurrojnė nė njė ekonomi nė hapje dhe zhvillim, si dhe nė
pėrputhje me proceset integruese e globalizuese.
-
-
Qeveria gjithashtu
synon masivizimin e dijes universitare, duke mbėshtetur e nxitur
shkollat e larta publike qė tė hapin dyert pėr tė rinjtė
shqiptarė. Rritja cilėsore dhe masivizimi universitar do tė
mbėshtetet edhe nga iniciativa private nė kėtė fushė. Do tė
pėrmirėsohet dhe plotėsohet autonomia e universiteteve publike,
veēanėrisht nė aspektet administrative, financiare e pronėsore.
-
-
Kjo autonomi do tė
bashkėshoqėrohet me pėrmirėsimin e mekanizmave tė check and
balance dhe me tendencėn e rritjes sė eficiencės financiare.
Qeveria do tė intensifikojė reformimin universitar nė pėrputhje
me parimet dhe objektivat e procesit tė Bolonjės nė drejtim tė
strukturės sė studimeve (3+2 vite), tė ngritjes sė sistemit tė
vlerėsimit tė cilėsisė pėrmes akreditimit, tė adoptimit tė
sistemit tė krediteve dhe tė unifikimit tė procedurave tė
njohjes sė diplomave sipas normave tė BE-sė.
-
-
Qeveria konsideron
se universitetet publike mund tė ecin shumė drejt
vetėfinancimit, pėrmes tarifave tė shkollimit dhe tė ardhurave
nga shėrbime tė tjera. Nga ana tjetėr, qeveria do tė mbėshtesė
studentėt nga familjet e vobekta, ndėrsa studentėt e shkėlqyer
edhe duke u krijuar mundėsi qė ata tė plotėsojnė shkollimin nė
universitetet perėndimore. Ju keni dėgjuar lajmet dhe e dini se
ka prindėr tė dėshpėruar pėr tu dhėnė diploma fėmijėve tė tyre
saqė lėshojnė ēdo skrupull, gjejnė tė ēarat e sistemit dhe
paguajnė ryshfet 2000 a 4000 euro vetėm pėr futjen nė
universitet.
-
-
Padyshim qė pėr kėto
raste duhet hetim, nxjerrje pėrgjegjėsie, masė, por edhe njė
rikonsiderim tė sistemit tė provimeve tė pranimit nė tėrėsi. Por
a nuk ėshtė inkoherente nė sfondin e mijėra eurove, kur kėtij
prindi i kėrkohet zyrtarisht tė paguajė vetėm 10 mijė lekė tė
vjetra nė muaj pėr tė birin a tė bijėn pėr ti pajisur kėta nė
fund tė studimeve me njė diplomė me cilėsi tė caktuar? A nuk do
tė ishte mė e ndershme nga ana jonė ti thuhej se mund tė
paguajė edhe dyfishin e kėsaj shume por cilėsia universitare nė
mos do tė dyfishohej do tė rritej ndjeshėm? Nėse jemi nė gjendje
tė shpjegojmė me guxim politik kėto koncepte qė Europa i ka
aplikuar me kohė, kemi kontribuar seriozisht pėr njė arsim
universitar cilėsor e tė vetėmbajtshėm.
-
-
Qeveria angazhohet
pėr njė politikė aktive tė thithjes sė trurit nėpėrmjet
programeve tė 1000 shkencėtarėve tė rinj, krijimit tė grupeve tė
ekselencės dhe forma tė tjera qė do tė rekuperojnė largimin e
trurit qė ka ndodhur nė mėnyrė dramatike nė kėto vite tė
tranzicionit. Rrjedhja e trurit apo Brain Drain do tė
zėvendėsohet nga fitimi i tij nga Brain Gain dhe pėr kėtė
programet janė nė pėrgatitje.
-
-
Qeveria i konsideron
universitetet e Shkodrės, Elbasanit, Vlorės, Gjirokastrės e
Korēės jo vetėm si institucione tė Arsimit tė Lartė, por edhe si
qendra qė mund tė kontribuojnė ndjeshėm pėr zhvillimin e kėtyre
rajoneve dhe pėr kėtė qėllim do tė mbėshtesė me fonde dhe porosi
shtetėrore kėto institucione pėr tė luajtur kėtė rol. Do tė
hapet universiteti i Durrėsit dhe do tė studiohet mundėsia e
hapjes sė universiteteve publike nė rrethe tė tjera, por pa
dėmtuar procesin e rritjes cilėsore e sasiore tė universiteteve
aktuale.
-
-
Kėtu do tė doja tė
ndalesha te hiperkuotat studentore dhe te tri shpalljet e
universiteteve nga qeveria e vjetėr Memushiane. Kėtė ēėshtje do
ta trajtojmė me kujdes, nė konsultim me dekanėt e rektorėt dhe
nė respekt tė autonomisė sė tyre dhe duke patur parasysh
mundėsitė e tyre. Por unė do tė kėrkoja qė sot mirėkuptimin e tė
gjithė atyre shkollarėve e prindėrve tė tyre, tė gėnjyer nga njė
shaka e keqe e tė larguarve e qė kanė njė dėshirė qė sot pėr sot
mund tė mos pėrmbushet. Ėshtė detyra jonė ta themi kėtė, ta
sqarojmė drejt. Nė funksion tė objektivit qė kėrkimi shkencor tė
mbėshtesė e ti shėrbejė efektivisht zhvillimit ekonomik e
shoqėror tė vendit, qeveria do tė studiojė, nė kuadrin e
reformimit tė kėtij sistemi, edhe mundėsinė e integrimit tė
institucioneve kėrkimore shkencore me ato universitare. Dhe nė
fund do tju drejtoja dy lutje: pėrkrahni dyfishimin e buxhetit
si njė investim pėr tė ardhmen e republikės dhe monitoroni
shpenzimet ēdo javė e muaj sepse kjo ėshtė njė ēėshtje e
rėndėsishme.
|
|