|
-
13
shtator 2005
/ TN
-
Eugjen Merlika
-
Shkodrėn plakė e gjeta edhe mė tė lodhur, me zėrin e humbur e
shpresat e fikura. Shkodra dukej sikur jetonte agoninė e
shuarjes sė saj, tė njė fundi qė le mbrapa vetėm kujtime pėr ata
qė e deshėn dhe e duan...
Kjo pjesėz, nga njė shkrim i tė nderuarit profesor Sami
Repishtit, tė ngjall njėherėsh trishtim e zemėrim, habi e
dhimbje. Duket sikur ky shkrim bėn fjalė pėr njė epokė tė
largėt, njė ēast tė zhytur nė terrin e kohėve, kur turmat e
fiseve barbare kthenin nė tym Evropėn romake, duke shkatėrruar
njė qytetėrim tė plakur qė kishte humbur aftėsinė tė mbrohej e
tė luftonte.
-
Njė qytet pa shpresa ėshtė si njė njeri pa shpresa, njė qėnie qė
humbet buzėqeshjen, gjallėrinė e syve, qė endet si njė skelet pa
formė nė njė hapėsirė tė pacaktuar e qė tė ngjall trishtim.
Shpresa ėshtė e fundit qė vdes thotė njė proverb italian, por
nė rastin tonė, nė rastin e Shkodrės, vdekja duket se ka
pllakosur mė parė shpresat. Ndjen dhimbje kur mendon se njė
qyteti i janė fikur shpresat, aqė mė tepėr kur me atė qytet kanė
qenė lidhur shpresat e njė populli tė tėrė.
-
-
Nė netė tė gjata tė errėsirės sė
kohėve ai qytet, me humorin e tij, mbante gjallė shpirtėrat e
shqiptarėve, tė cilėve historia e shorti ju rezervuan pak, shumė
pak ēaste tė bukura, nė tė cilat tė mund tė ėndėrrohej. Njė nga
kėto ēaste ishte 14 janari 1990, kur demostrata e parė e madhe e
Shkodrės loce lajmėronte agimin e afėrt tė njė kohe pa
diktaturė.
-
Sot, mbas trembėdhjetė vitesh, njė hapėsirė kohe e papėrfillshme
pėr moshėn e qytetit mė nė zė tė historisė sė Vendit tė
Shqipeve, nė fillimin e njė qindvjetori qė premton paqe e
harmoni nė vend tė luftrave e urrejtjes tė trashėguara nga
paraardhėsit e tij, Shkodra lėngon.
-
-
Ajo, qyteti i historisė e i
legjendės, i shqiptarizmit e i kulturės, i njerėzve gazmorė e tė
ēiltėr, ėshtė sot e topitur e nė pritje. Duket se era e re e
globalizimit i ka kaluar anash e nuk don qė ta pėrfshijė. E
dėshmojnė kėtė udhėt e trotuaret e prishura, pellgjet e ujit kur
bie shi, mungesa e korrentit, gangrena e pashėrueshme e
Shqipėrisė moderne, turmat e tė rinjve pa punė qė bredhin
rrugėve tė saj, ftohtėsia e mungesa e besimit ndaj Shtetit,
politikės e pėrfaqėsuesve tė tyre.
-
-
Shkodra ndihet e braktisur, e lėnė
mėnjanė, e harruar edhe se ishte mėsuar tė kishte kryet e vendit
nė tė gjitha sofrat e mėdha tė historisė sė shqiptarėve. E
kishte fituar kėtė nderim nė sajė tė pėrkushtimit tė bijve tė
saj ndaj ēėshtjes sė kombit e formimit tė vetėdijes sė tij e
meritave tė tyre nė kulturėn e kėtij populli.
-
Cilido qė njeh sado pak tė shkuarėn e kėtij qyteti, madhėshtinė
e shkėlqimin e tij nė kohė tė ndryshme tė historisė si
kryeqendėr mbretėrish, pashallėqesh e vilajetesh qė shtriheshin
deri nė zemėr tė Ballkanit, dritarja nga hynte sado pak
qytetėrimi Perėndimor, habitet se si kjo periudhė, qė solli
demokracinė mbas rrėzimit tė diktaturės sė fundit komuniste nė
Evropė, qe aqė e kursyer me tė. Habia kthehet shpejt nė zemėrim
e ky shtohet kur shikon ndryshimet mes Shkodrės e bregdetit
jugor tė Shqipėrisė ose mes saj e kryeqytetit.
-
-
Éshtė e vėrtetė se nė kėtė sistem
ekonomik qė po mundohemi tė sendėrtojmė ėshtė nisma vetiake ajo
qė duhet ti paraprijė zhvillimit ekonomik, ėshtė ajo qė duhet
tė krijojė pasurinė, njė pjesė tė sė cilės e administron Shteti
qė duhet tė mendojė njėsoj pėr tė gjithė qytetarėt e tij. Tek ne
Shteti aktual, pra Qeveria socialiste ka vepruar nė bazė tė njė
mendėsie tė trashėguar klasore, duke derdhur paratė nė ato
pjesė tė Vendit, ndaj tė cilave ishte nė borxh pėr pushtetin qė
ato i kishin dhėnė nė atė vit tė mbrapshtė1997.
Zemėrimi i kalon pėrmasat e zakonshme kur kuptohet haptas se
Shkodra po paguan pasojat e shpirtit tė saj demokratik, tė
dashurisė pėr lirinė, tė antikomunizmit tė saj tė njohur.
Populli i Shkodrės, i cili gjatė gjysėm shekulli komunizmi
zyrtar, qe ai qė u komunistizua mė pak se tė tjerėt, qė i bėri
qėndresė diktaturės e ligjeve tė saj mė shumė se tė tjerėt, nuk
e meriton njė trajtim tė tillė.
-
-
Ky fakt duhet tė shqetėsojėtė gjithė
ata qė e duan Shqipėrinė demokratike njė vend tė lirė e tė
zhvilluar, sepse agonia e sotme e Shkodrės ėshtė pasqyrė e asaj
tė Shqipėrisė, qė nuk mund tė njehsohet vetėm me pamjet qė
bujarisht na ofron TV shqiptar, pėr tė na bindur se gjithshka
shkon nė rregull, sepse takohemi me pėrfaqėsuesit e ndryshėm tė
Evropės apo ShBAsė, se gjoja po luftojmė trafiqet e se kemi
marrė pjesė nė koalicionin kundėr Sadamit.
-
Mos e vrisni Shkodrėn time! lutet me zė tė lartė, nga
thellėsia e zemrės sė lėnduar, zoti Repishti. Tė lėnduara nuk
janė vetėm zemrat e shkodranėve, tė tilla duhet tė ndihen dhe
ato tė gjithė shqiptarėve dashamirės tė pėrparimit tė vendit tė
tyre. Pėr mė tepėr ajo thirrje duhet tė prekė qeveritarėt e
sotėm, por edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Evropės, nė tė
cilėn duam tė hyjmė. Apo nė heshtje dhe ata mendojnė se
antikomunizmi duhet tė ketė njė ēmim pėr tu paguar ende sot?
-
Shkodra sot mė sjell ndėrmend Berlinin, e rrethuar me mure e
tela me gjemba, dyzet vite mė parė. Ishte ai avanposti i Botės
sė lirė nė trupin e Perandorisė tė sė keqes, e si i tillė i
dėnuar nga kjo e fundit me njė veēim tė detyruar nga ajo Botė.
Atėhere njė President i ri e guximtar i asaj Bote, para gjysėm
miljoni berlinezėsh pohonte se ishte krenar tė thonte Jam
qytetar berlinez.
-
Sot mė duket e udhės tė thuhet :
-
-
Jena tė gjithė
shkodranė.
|
|