|
-
13 shtator 2005 /TN
-
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Kushdo qė e ka parė seancėn
vizive tė debatit pėr qeverinė e kabinetit Berisha, ka vėnė re
lehtė se sjellja e opozitės sė re ka qenė jashtė parametrave tė
tė qenit mendim konstruktiv. Ėshtė pak a shumė e njėjta
sjellje qė ka pasur PD-ja nė momentet e para tė tė bėrit
opozitė, pas njė bojkoti relativisht tė gjatė.
-
-
Megjithėse mund tė ketė vėrejtje
pėr njė apo dy emra ministrash, fakti qė demokratėt vijnė me njė
qeveri mė elastike dhe mė tė manovrueshme ėshtė njė veprim qė
duhet pėrshėndetur. Po aq duhet pėrshėndetur edhe mėnjanimi i
xhaketave tė vjetra tė PD-sė, gjė qė Partia Socialiste nuk
arriti ta bėjė asnjėherė.
-
-
Edhe demokratėt janė tė
ndėrgjegjshėm pavarėsisht se nuk e kanė evidentuar asnjėherė se
shoqėria shqiptare ka njė normalitet si asnjėherė tjetėr, ka njė
prirje pėr investime tė huaja, ka njė pėrcaktim tė mirė
gjeostrategjik qė nuk lė shteg pėr kthim nė aleanca tė vjetra
vetizoluese. Edhe dorėzimi me dokumentacion tė plotė i tė gjitha
dikastereve dhe drejtorive, qė varen drejtpėrsėdrejti nga
pushteti qendror ekzekutiv, pra nga kryeministri, ėshtė njė akt
civil dhe qytetėrues.
-
-
Njė shenjė tė drejtimit ndryshe
tė Kuvendit tė Shqipėrisė, nė favor tė mbrojtjes sė opozitės dhe
tė minipartive qė pėrfaqėsohen nė legjislaturėn e re, ka dhėnė
edhe znj. Jozefina Topalli.
-
-
Nga njė program elektoral qė
synon fitimin e maxhorancės qeverisėse deri te njė program
qeverie, natyrisht qė ka njė hendek tė madh. Por kjo nuk ėshtė
dukuri vetėm shqiptare, ėshtė aq e hershme sa ekziston
pluripartizmi.
-
-
Megjithatė, tė bėn pėrshtypje se
diskutantėt socialistė pak u morėn me kėtė program sesa me
etiketime dhe sjellje tė papėlqyera dhe nė njė duel tė
pabarabartė me mė tė moshuarin e deputetėve, Lufter Xhuvelin.
Qytetari i sotėm, qoftė socialist apo demokrat, nuk dėshiron tė
shohė sjellje dhe qėndrime qė tashmė i pėrkasin fillimeve tė
pluralizmit tonė. Mė pak se kėto, ai kėrkon nga opozita tė bėhet
roje e tė dyja palėve nė zbatimin e detyrimeve qeveritare.
-
-
Gjatė fushatės zgjedhore, PD-ja
ka hedhur disa teza dhe ka shpalosur disa platforma qė nuk
gjenden nė programin e qeverisė pėr njėqind ditė, pėr dy vjet
apo pėr njė mandat tė plotė. Por, nėse realizohen disa prej
zotimeve publike, si ēmontimi i korrupsionit, reforma nė
administratė dhe nė pushtetin gjyqėsor, legalizimi i banesave,
transparenca e dikastereve dhe e tė gjitha strukturave
shtetėrore, edhe kėto nuk janė pak.
-
-
Pavarėsisht se tė rralla nė
politikėn shqiptare, janė vėrejtur edhe raste tė kompromisit mes
demokratėve dhe socialistėve, gjė qė nuk ka pse tė mos vazhdojė
edhe gjatė kėsaj qeverisjeje. Shoqėria shqiptare ndodhet
aktualisht pėrpara disa sfidave qė e kėrkojnė medoemos
bashkėpunimin pozitė-opozitė.
-
-
Pėr tė mos sjellė shumė shembuj,
do tė pohonim se duhet ky bashkėpunim dhe bashkim vullnetesh nė
luftėn ndaj krimit e korrupsionit, nė pėrmbushjen e detyrimeve
euroatlantike, nė reformėn e gjerė arsimore e nė administratė
dhe nė shumė aspekte tė tjera qė maxhoranca socialiste nuk
arriti ti kryente ose i realizoi pėrgjysmė.
|
|