|
12 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (12.09.2005)
Armand
Mero
Nė Shqipėri
qeveria e re i kėrkoi Bankės Botėrore rinegocimin e projektit pėr
termocentralin e Vlorės nė mėnyrė qė tė ndryshojė vendi i
parashikuar pėr ndėrtimin e tij si dhe rikonfirmoi qėndrimin pėr
rivlerėsimin e kontratės sė shitjes sė Albtelekomit. Deklaratat u
bėnė nga kryeministri Sali Berisha gjatė njė takimi me pėrfaqėsuesit
e Bankės Botėrore e cila kishte si synim konsultimin final tė
strategjisė sė re katėr vjecare tė Bankės pėr Shqipėrinė
Banka
Botėrore ėshtė njė nga donatorėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Qė nė
fillim tė viteve 90 ajo ka financuar disa qindra milion dollarė nė
projekte qė pėrfshijnė thuajse tė gjithė sektorėt. Sot kryeministri
Sali Berisha rikonfirmoi angazhimin pėr tė bashkėpunuar shumė
ngushtė me kėtė institucion. Duke bėrė njė paraqitje tė objektivave
tė qeverisė sė tij, kryeministri nuk ngurroi tė kėrkonte njė
mbėshtetje tė gjithanshme tė Bankės, nė shėndetėsi, arsim,
legjislacion, dhe infrastrukturė.
Kryeministri
Berisha pėrsėriti se pėr infrastrukturėn rrugore prioritet do tė
kenė projektet e rrugės Durrės Morinė, tė cilėn ai e pėrkufizoi si
rruga Tiranė Prishtinė Nish, njė arterie qė do tė lidhje me
korridorin 10 e pėr tė cilėn ai u shpreh se Banka Botėroremund tė
japė njė kontribut thelbėsor. Po kaq tė rėndėsishme kryeministri
vlerėsoi edhe boshtin Tiranė- Memaliaj. Ai tha se pėr
infrastrukturėn do tė aplikohet koncesioni dhe se nė ministrinė e
Transporteve do tė ketė njė sektor tė vecantė dhe njė zėvendės
ministėr qė do tė merret me koncesionet. Pėr kėtė arsye u shpreh ai
ndryshimi i ligjit pėr koncesionet bėhet emergjent.
Duke
vlerėsuar kontributin e Bankės nė sektorin energjitik, kryeministri
i qėndroi pozicionit tė mbajtur nė fushatė por dhe mė parė kundėr
ndėrtimit nė Vlorė tė termocentralit: "Une dua tju falenderoj ju
shume per angazhimin ne problemin e madh te prodhimit te energjise.
Ndonjė ndėrlikim i krijuar lidhur me vendvendosjen e projektit
mendoj se mund e duhet te zgjidhet nė frymėn e negociatave e tė
pėrpiqemi ta zgjidhim sa mė shpejt"
Banka
Botėrore ėshtė pjesė e rėndėsishme e kėtij projekti madje ėshtė dhe
njė ndėr kontribueset financiare pėr ndėrtimin e Termocentralit,
ashtu sikundėr ka finacuar edhe konsulencėn ndėrkombėtare pėr
shitjen e Albtelekomit, pėr tė cilėn kryeministri rikonfirmoi edhe
njė herė se nuk mund ta pranoj si njė fakt tė kryer: "Nga qeveria
qė iku kemi trashėguar njė komplikim. Nė mes tė fushatės dhe nė
dhunim tė rregullave e ligjeve tė vendit shiti Telekomin shqiptar. E
firmosi kėtė jashtė cdo etike pas zgjedhjeve. Ky proces do ti
nėnshtrohet njė shqyrtimi nga ekspertė tė pavarur ndėrkombėtar. Nuk
mund tė them se qeveria do ta pranojė si fait a compli kėtė
proces".
Kryeministri
rikonfirmoi qėndrimin e qeverisė sė tij pėr tė luftuar fort
korrupsionin, gjė e cila u vlerėsua nga Banka Botėrore e cila ashtu
si dhe organizmat e tjerė ndėrkombėtar e kanė pėrmendur kėtė fenomen
nė cdo raport qė lidhe me Shqiupėrinė.
Takimi i
sotėm me Bankėn Botėrore kishte si qėllim nga njė anė njohjen e para
dhe shkėmbimet e para tė pikėpamjeve mes Bankės dhe qeverisė sė re
si dhe finalizimin e konsultimeve pėr strategjinė e re qė banka do
tė ketė pėr Shqipėrinė. Kjo strategji pritet tė miratohet nė nėntor
dhe pėr herė tė parė do tė jetė 4 vjecare pėr tiu pėrshtatur edhe
cikleve politike nė Shqipėri.
|