|
12
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (11.09.2005)
Tė
djelėn nė mbarė Shtetet e Bashkuara u pėrkujtua 11 shtatori katėr
vjet pas sulmeve terroriste nė tė cilat humbėn jetėn rreth tre mijė
njerėz.
Nė
Niu Jork mijėra vetė ishin mbledhur nė vendin, ku ndodhej Qendra
Botėrore e Tregėtisė, ku humbėn jetėn shumica e viktimave. Shumė
prej pranishėmve mbanin nė duar fotografi tė miqve dhe tė afėrmve
dhe qanin teksa lexoheshin emrat e tė vdekurve.
Nė
Niu Jork dhe gjetkė pjesėmarrėsit nė ceremoni mbajtėn momente
heshjetje pikėrisht nė kohėn kur secili nga katėr avionėt e
rrėmbyer nga al-Kaida u pėrplasėn.
Nė
Uashington Presidenti Bush dhe nėnpresideni Dick Cheney mbajtėn njė
minutė heshtje nė Shtėpinė e Bardhė nė orėn 8:46, moment kur dy
avionėt e parė goditėn Qendrėn Botėrore tė Tregėtisė para katėr
vjetėsh.
Ceremoni pėkujtimore u zhvilluan gjithashtu nė Arlington, ku ndodhet
Pentagoni dhe ku u pėrplas njėri nga avionėt e drejtuar nga
terroristėt; po ashtu ceremoni u zhvilluan nė Shanksville tė
Pensilvanisė, ku u rrėzua avioni i katėrt i rrėmbyer nga
terroristėt.
Nė
fjalėn qė mbajti nė ceremoninė e zhvilluar nė Pentagon, Sekretari
amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld, u zotua se Shtetet e Bashkuara
do ta fitojnė luftėn kundėr terrorizmit. //az//
|