|
-
Prishtinė,
12 shtator 2005 /TN /QIK
- Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen i bėri thirrje sot
spektrit politik tė Kosovės pėr njė unitet ndėrkohė qė siē tha,
po afrohet ēėshtja e bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės.
Nė kėtė kohė prioritet ėshtė uniteti kombėtar, pėrmbushja e
standardeve dhe pėrgatitjet e bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
-
-
Format e tjera siē janė protestat,
edhe pse janė pjesė e demokracisė, tani nuk i duhen Kosovės,
sepse Kosova ėshtė mė afėr se kurrė qė t'i sendėrtojė qėllimet e
veta, u shpreh Petersen pas pas vizitės qė e bėri nė shkollėn
fillore "Elena Gjika" nė Prishtinė.
-
"Unė po kėrkoj dhe atė ēfarė po bėj ėshtė qė Kosova t'i
qartėsojė prioritetet e saja, qė tė vazhdojė me implementimin e
standardeve, decentralizmin. Tė jemi tė sigurt se do tė kemi
rekomandime pozitive nga Sekretari i Pėrgjithshėm qė bisedimet
pėr statusin tė mund tė fillojnė dhe ta konfirmojė atė qė e ka
thėnė Presidenti dhe qė besoj se do ta thotė prapė, se kur
Kosova tė shkojė nė bisedime pėr statusin, ajo do tė jetė e
bashkuar", tha Petersen.
-
Ndėrkaq nė lidhje me paralajmėrimet e opozitės pėr shprehjen e
pakėnaqėsisė me protesta nė rrugė, Petersen tha se energjia nuk
duhet pėrdorur nė drejtime tė gabuara, por drejt fitimit tė
statusit tė Kosovės.
-
"Unė besoj dhe shpresoj se ne nuk duhet ta pėrdorim energjinė
pėr ta kanalizuar nė drejtime tė gabuara. Tani ka vetėm njė
drejtim pėr Kosovėn, qė janė diskutimet pėr statusin, ta fitojmė
statusin final dhe pastaj tė vazhdojmė ballafaqimin me sfidat e
shumta kėtu".
-
Petersen u shpreh se Kosova ėshtė shumė afėr nė realizimin e
objektivave tė saja, por nė anėn tjetėr, ai tha se tani ėshtė
momenti pėr unitet. "Kjo ėshtė ajo qė ju qytetarėt e prisni nga
politikanėt tuaj. Pra pėrcaktoni prioritetet tuaja, dhe ato
janė: fillimi i bisedimeve pėr statusin dhe zgjidhja e tij,
ashtu qė Kosova tė mund tė shkojė pėrpara", nėnvizoi Petersen.
-
Me kėtė rast Petersen tha se Forumi Politik ėshtė gati dhe
pritet vetėm momenti i duhur pėr takimin e tij.
|
|