|
-
11
shtator 2005 / TN
-
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Edicioni i tretė i Bienales sė Tiranės, i konceptuar nė pesė
ekspozita-episode, u ēel dje pasdite nė ambientet nė ndėrtim tė
kompleksit "Goldi" nė kryeqytet, pronė e bisnesmenit tė njohur
kryeqytetas R. Halili.
-
-
Episodi i parė i kėtij evenimenti ndėrkombėtar titullohet "Tundime"
ku u prezantuan 20 punime tė artistėve nga vende tė ndryshme tė
botės. Gjatė njė konference pėr shtyp, qė u zhvillua dje nė
kompleksin "Goldi", kuratorėt Edi Muka dhe Gėzim Qendro thanė se
ky edicion do tė ketė shumė surpriza.
-
-
-
-
Njė nga kėto surpriza ėshtė kthimi i njė garazhi, nė vend
ekspozimi pėr veprat e artit, ku do tė provohet se sa mirė mund
tė shndėrrohet njė ambient nė ndėrtim e sipėr nė njė vend pėr
art.
-
-
Nė kėtė edicion tė Bienales sė Tiranės marrin pjesė mbi 90
artistė nga vendet e Ballkanit, Europės, Azisė, Afrikės dhe
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Aktiviteti, qė do tė vazhdojė
nė ambientet e Qendrės Tregtare Europiane dhe Galerinė Kombėtare
tė Arteve do tė mbyllet mė 28 Tetor, ku do tė jepet dhe ēmimi
pėr artistin mė tė mirė.
-
-
-
TUNDIME
-
-
Pėrmes njė pėrzgjedhjeje tė kujdesshme artistėsh vendas dhe tė
huaj episodi i parė do tė hulumtojė marrėdhėnien me tabunė e
lidhur me Pushtetin, tundimin pėr tė kapėrcyer kufij sa tė
mjegullt aq edhe tė mirėpėrcaktuar, sa efemerė aq dhe jetėgjatė,
me karakter herė okult e herė shpėrthyes, me elementė barbarie
dhe qytetėrimi, ligjshmėrie dhe shpėrdorimi, emancipues dhe
konservatorė. Njė rrugėtim nė zgrip tė metarrėfimit teologjik
dhe ideologjik, utopisė delirante dhe pragmatizmit tė akullt,
dyfaqėsisė sė paturpshme dhe moralizmit tė ngurtė.
-
-
Pėrmes njė laryshie kėndvėshtrimesh dhe konceptimesh, teknikash
dhe mėnyrash realizimi ndėr tė cilat mund tė pėrmendim
instalacionin, videon, pikturėn, fotografinė kuratorėt synojnė
tė pėrcjellin mendėsi, ide, pėrjetime, sfida tė motivuara nga
tundimi pėr tė sfiduar, shkelur, shijuar ngashnjimin dhe
triumfin, mospėrfilljen dhe adhurimin, gjithēka qė lidhet me
tundimin pėr tė shkelur kufirin e njė tabuje. Njė tundim tė
tillė e gjejmė nė videon e artistit afgan Mohamad Hamid i cili
si gjatė njė rituali fetar, shqipton me zė tė lartė emrat e
armėve vdekjeprurėse si raketėhedhėse, tank etj, duke future nė
fjalorin paqėsor tė njė lutjeje fetare fjalorin e dhunės qė
ėshtė bėrė kaq mbizotėrues edhe nė fusha ku ai normalisht ėshtė
i pėrjashtuar.
-
-
Artisti suedez Mikael Lundberg nė instalacionin e tij Jetėmatėsi,
ka pėrdorur njė qasje tjetėr ndaj tabusė. Pasi iu nėnshtrua
testit tė pyetjeve tė Institutit tė Statistikave nė Stokholm,
dhe pas pėrllogaritjes sė pėrafėrt nga ana e tyre e viteve qė i
mbeten artistit tė jetojė, kjo kohė numėrohet mbrapsht duke u
paraqitur mbi njė ekran dixhital si rrymė rrjedhėse sekondash.
-
-
Ndėrsa te fotografitė me titull Pasqyra midis nesh e tė
njėjtit autor, njerėz tė fotografuar (nga njė largėsi e madhe)
brenda shtėpive tė tyre, Lundbergu na ndėrgjegjėson pėr kulturėn
tonė tė dėshirės voyeuriste, duke kaluar me maturi artistike
kufirin qė na ndan nga hapėsira intime e tė tjerėve dhe duke
zbuluar misterin e fakteve tė rėndomta tė jetės sė pėrditshme,
mbrėmjeve familjare apo tė vetmuara nė mjediset shtėpiake.
Pozicioni i pėrgjuesit nė kėtė rast mundėson ngritjen e pyetjeve
rreth identitetit tonė, pushtetit dhe kontrollit qė mund tė
fitojmė nėpėrmjet vėzhgimit voyeurist.
-
-
Rudina Memaga nė fotot e shtypura mbi ēanta letre i lidh
vlerėsimet e pavarura tė cilėsisė dhe shqyrtimin e potencialeve
tė tregut nė mėnyrė objektive dhe tė besueshme testimin ku
pėrfshihet shkalla e pėrdorshmėrisė dhe pranueshmėrisė sė
produktit, me tė cilat mburren korporatat dhe bizneset e
ndryshme, me njė produkt cilėsor ku ndihet qartė ironia ndaj
etjes pėr konsum tė kohės sė sotme, pėr tė futur nė qerthullin e
shit-blerjes, kėrkesė-ofertės edhe vetė qenien njerėzore, duke e
ēpersonalizuar dhe duke i bjerrė dinjitetin qė meriton.
-
-
Njė pėrpjekje pėr tė ēoroditur kufijtė e identitetit dhe ata tė
kohės e pėrcjell Ingrid Mėangi me zėvendėsimin e kokave tė grave
gjermane qė pozojnė pranė Hitlerit nė njė fotografi tė asaj kohe,
me kokėn e saj tė fotografuar nga shumė pozicione. Dėshira e
saj pėr tė pozuar me kėnaqėsi pranė njėrit prej kriminelėve mė
tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, aq mė tepėr njė grua me ngjyrė,
e cila pėr Hitlerin ishte sipas hierarkisė sė tij tė racave
ishte njė qenie e ulėt, ngre pyetje mbi kujtesėn kolektive dhe
historike, identitetin dhe pėrkatėsinė racore dhe gjinore,
marrėdhėnien midis Unit dhe Tjetrit dhe njėjtėsimit tė tyre, si
dhe nxit pėrsiatjet mbi kėto tema gjithnjė aktuale qė shkaktojnė
debate tė ashpra dhe tensione shoqėrore.
-
-
Edhe atėherė kur strategjitė bėrthamore dhe programet mbahen
tepėr sekrete, askush nuk mund tė shpėrthejė njė bombė pa e
marrė vesh e gjithė bota, thotė Henrik Andersoni nė tekstin e
tij, duke e ndėrtuar instalacionin e tij zanor me titull Nėse
nuk do tė jetė dashuria, atėherė do tė na bashkojė bomba mbi
fuqinė e pėrbindshme tė shpėrthimit bėrthamor i cili, si njė
membranė drithėruese pėrēon tinguj anekėnd botės. Tė ngujuar
brenda tė njėjtėve kufij shtetėrorė, ideologjikė, kulturorė, dhe
kohorė, shqiptarėt pėrjetuan tabunė e hidhur tė kapėrcimit tė
kėsaj hapėsirė/kohe ndėrsa gjatė dy dhjetėvjecarėve tė fundit
pikėrisht me shpėrbėrjen e tyre.
-
-
Nė instalacionin DiaspOra, qė pėrbėhet nga tre orė muri tė njė
marke tė sajuar "Eksodus Local Time" tregohet Koha Vendore e
diasporės shqiptare. Konceptimi i fushės sė orėve ėshtė i tillė
qė tė punojnė sinkron nė hapėsirė, por jo nė kohė. Bujar
Marikaj trajton pikėrisht fragmentarizimin e kohės sė
shqiptarėve mėrgimtarė, duke nėnkuptuar edhe pėrballjen e tyre
me kultura, mendėsi, mėnyra jetese, dhe nivele tė ndryshme
zhvillimi. Nė videon e tij Duke Sfiduar Peshėn e Rėndesės Boja
Vasic tregon historinė e Juan Migel Ma-sė, njė kėrcimtari kuban
mbipeshė dhe homoseksual dhe tė kompanisė sė tij tė kėrcimit
Danza Voluminosa.
-
-
Ky dokumentar hulumton pėrpjekjet e Miguel Ma-sė dhe
kėrcimtarėve tė tij pėr tė gjetur vendin e tyre nė shoqėrinė
kubane, tė bien nė ujdi me trupat dhe seksualitetin e tyre, si
dhe tė shprehen nė mėnyrė krijuese pėrmes baletit bashkėkohor
dhe kėrcimit. Videoja rravgon gjithashtu temėn e Tabusė nė disa
nivele; nė tė sfidohet ideja qė baleti dhe kėrcimi bashkėkohor
nuk mund tė praktikohen nga njerėz mbipeshė, vė nė pikėpyetje
kulturėn maēoiste kubane ku njerėzit tepėr tė shėndoshė pėrbuzen
dhe gėrmon nė njė tabu tepėr tė ndjeshme si ajo e pranimit tė
artistėve homoseksualė nė Kubė.
-
-
Nė fotot e Jutta Benzengergut ndihet tundimi pėr tė hyrė nė
hapėsira tabu, intime, tė ngarkuara me dramacitet, pikėllim
dhe dhimbje si psh. ajo e njė ceremonie varrimi, tė regjistrojė
absurditetin dhe pikėllimin qė shkakton njė vrasje pėr
gjakmarrje, mekanizmin e pėrpiktė dhe aritmetikėn ēnjerėzore e
tė pakuptimtė qė fshihet pas saj e qė pėrfshin ende nė
qerthullin e saj qindra familje shqiptare, duke i pėrcjellė
shikuesit absurditetin e kėtyre vdekjeve tė paralajmėruara, si
dhe dėshpėrimin, keqardhjen dhe revoltėn qė zgjon njė mizori e
akullt, kryer ditėn me diell, nė sytė e tė gjithėve.
-
-
Nė tablonė Ditė pranverore tė Bashkim Ahmetit ndryshe nga
mjaft piktura tė tjera tė realizmit socialist, ku shfaqeshin
gjithmonė tė rrethuar nga turma entuziaste qė i brohorasin,
figurat e vetme tė paraqitura nė tablo, asokohe dy personazhet
kryesore tė skenės politike shqiptare (njėri prej tyre ndėrkohė
i vdekur) duket mbi njė podium me njė ndriēim thuajse skenik, nė
heshtje e pa bujė po luajnė aktin e fundit tė tragji-komedisė sė
komunizmit nė Shqipėri. Nė qėndrimin dhe ecjen e tyre nuk ndihen
mė gjurmėt e vetėbesimit dhe triumfalizmit, teatraliteti i
qėndrimeve, narcisizmi delirant, vetėbesimi, ndėrsa rrotull tyre
mungojnė turmat entuziaste qė i brohorasin hareshėm.
-
-
Ata janė thjesht vetėm, dy udhėheqės tė mbetur fillikat diku dhe
askund, nė njė peisazh anonim. Mė tepėr se personazhe kryesore,
ata janė pjesė e peisazhit dhe pothuaj me tė njėjtėn rėndėsi nė
hierarkinė e elementeve tė tablosė. Ata nuk e mbisundojnė atė
por janė thjesht njėri prej elementeve tė saj. Instalacioni i
Pal Hollanderit Barazuesi i Vdekjes sikur tė fton tė lesh njė
takim me Vdekjen, njė tabu kjo sa e frikshme aq dhe pėrjetshme,
sado qė mundėsia qė ajo tė vijė ėshtė tepėr e vogėl 1/3miliard e
gjysėm. Por sidoqoftė, tundimi pėr ta sfiduar, pėr ti lėnė
takim, pėr tu ulur dhe pėr ta pritur, pėr ta parė drejt nė sy,
kjo e gjitha e shoqėruar me ndjenjėn e ankthit se mos vjen
vėrtet, nuk ka si tė mos shkaktojė emocione dhe drithėrima te tė
gjithė shikuesit e kėtij instalacioni tė fuqishėm.
-
-
Nė videon Tė jetosh nė Kujtesė e Armando Lulajt shohim njė
yll flakėrues qė pluskon nė errėsirėn e natės, mbi majėn e njė
kodre, vendin e parapėlqyer tė vendosjes sė simboleve
totalitare. Ētė jetė, njė kokėshkrepje, trill i marrė
piromanėsh, njė ritual ikonoklast qė pėrfundon me shembjen
mbresėlėnėse tė yllit?
-
-
I cili megjithė mėtimin e pėrjetėsisė shembet pėrdhe si pėr tė
na kujtuar se megjithėse ka formėn e yjeve nė qiell, dhe
megjithė vezullimin e pėrkohshėm, si ēdo simbol ligjėsues
pushteti totalitar i pėrket tokės, ėshtė vepėr njerėzish, efemer,
tepėr tokėsor dhe lėndor, pra, u nėnshtrohet ligjeve tė tokės,
pėrfshirė kėtu edhe atė qė e bėn tė shembet me zhurmė e tė
kthehet nė njė grumbull prushi dhe dėrrasash tė padjegura ende.
-
-
Spektakli i mjerė pas djegjes i grumbullit tė thėngjijve tė zinj,
tepėr tė largėt me flakėrimėn e mėparshme, sikur kėrkon tė na
kujtojė mėsimin e njohur tė historisė se pas ēdo ideje
flakėruese totalitare qė kėrkon tė ndriēojė e vetme, mbetet
grumbulli i krimeve tė kryera nė emėr tė vezullimit tė saj.
-
Kuratoret
-
Gėzim Qėndro
-
Edi Muka
-
-
-
Disa nga autorėt e
episodit tė parė
-
-
Admir Bambur: Erosi, paraja jonė
-
-
Erotizmi nė art dhe marrėdhėnia e tij me idenė e parasė ėshtė
nė pėrgjithėsi baza tematike e pėrsiatjeve tė mia artistike. Kjo
do tė thotė se unė e hulumtoj erotizmin pėrmes parasė dhe
anasjelltas, duke studjuar paranė pėrmes erotizmit. Duke zbatuar
imazhe dhe simbole erotike mbi printime bankėnotash u krijua njė
kartėmonedhė e re, Erosi.
-
-
Kėshtu lindi ideja e njė projekti multimedia tė titulluar Erosi,
Paraja jonė Ngjashmėria midis fjalėve Eros dhe Euro mundėson
njė marifet tė vockėl me parrullėn e njohur Euro, Paraja jonė, e
cila u pėrdor si pjesė e fushatės reklamuese tė kohės kur kjo
monedhė u fut pėr herė tė parė nė vendet e Bashkimit Europian nė
vitin 2002. Projekti Erosi, Paraja Jonė u ndėrtua nė formėn e
njė muaji fushate mediatike qė pėrfundoi me njė ekspozitė tė
bankėnotave tė shtypura. Printimet grafike u realizuan me anė tė
ndėrthurjes sė grafikės kompjuterike, serigrafisė dhe shtypit me
reliev. Dy fjalėt magjike nė terma marketingu Eros dhe Parą
tėrhoqėn mjaft vėmendjen e publikut. Dizajni i posterave dhe
lajmėrimet nė televizion u lanė qėllimisht tė paqarta, duke e
shtyrė publikun tė kėrkonte pėrgjigje nė faqen e internetit.
-
-
Kjo synonte ti intrigonte ndjekėsit e stacioneve televizive apo
kalimtarėt e rastit rreth kuptimit tė parrullės Erosi, Paraja
Jonė - kėrkimin nga ana e tyre tė informacioneve shtesė nė faqen
e internetit, ēka do tė thoshte fillimi i projektit, por edhe qė
publiku ndėrkohė ishte edhe bashkė-krijues nė tė. Ato u
mundėsuan anėtarėve tė publikut tė shohin art nė hapėsira
publike dhe tė marrin pjesė virtualisht nė njė projekt artistik.
-
-
Fushata Erosi, Paraja Jonė i ktheu fletushkat dhe vendet e
reklamimit nė galeri tė hapura. Ky projekt nuk do tė paraqitet i
plotė nė Bienalen e Tiranės. Vetėm pesė nga kartėmonedhat do tė
zmadhohen dhe do tė vendosen nė tabela reklamimi. Nė kėtė rast
grafikat do tė lenė galerinė (komunikimi i brendshėm) duke u
shfaqur jashtė nė tabela reklamimi (komunikim i jashtėm), i cili
krijon njė shmangje konceptuale tė grafikės tradicionale.
-
-
-
B O J A V A S I C: Duke sfiduar peshėn e rėndesės
-
-
Duke Sfiduar Peshėn e Rėndesės, njė video e gjatė tridhjetė
minuta, ėshtė historia Juan Migel Ma-sė, njė kėrcimtari kuban
mbipeshė dhe homoseksual dhe e kompanisė sė tij tė kėrcimit
Danza Voluminosa. Tė gjithė pjestarėt e grupit janė tepėr tė
shėndoshė dhe nė mėnyra tė ndryshme, tė mėnjanuar nga rrjedha
kryesore e shoqėrisė kėrcimtarė meshkuj homoseksualė dhe
kėrcimtare femra qė janė me tepri mbi peshė.
-
-
Ky dokumentar hulumton pėrpjekjet e Miguel Ma-sė dhe
kėrcimtarėve tė tij pėr tė gjetur vendin e tyre nė shoqėrinė
kubane, tė bien nė ujdi me trupat dhe seksualitetin e tyre, si
dhe tė shprehen nė mėnyrė krijuese pėrmes baletit bashkėkohor
dhe kėrcimit.
-
-
Videoja rravgon gjithashtu temėn e Tabusė nė disa nivele; nė tė
sfidohet ideja qė baleti dhe kėrcimi bashkėkohor nuk mund tė
praktikohen nga njerėz mbipeshė, vė nė pikėpyetje kulturėn
maēoiste kubane ku njerėzit tepėr tė shėndoshė dėbohen dhe
gėrmon nė njė tabu tepėr tė ndjeshme si ajo e pranimit tė
artistėve homoseksualė nė Kubė.
-
-
-
Edmond Gjikopulli: Dasma(2004) & Tregu(2005)
-
-
Si nė njė fragment filmi qė e kemi ēdo ditė para syve tanė,
film nė tė cilin jemi shikues dhe aktorė protagonistė, Shqipėria
e viteve 2000 ėshtė njėkohėsisht poseduese dhe e poseduar nga
njė boom konsumist, nga lindja e njė sistemi tjetėr referimi, i
cili megjithatė, duke mos mundur ende tė zėvendėsojė tėrėsisht
tė vjetrin dhe duke u ndeshur ēdo ditė me tė, synon gjithėsesi
drejt njė Eldorado-je aq shumė tė ėndėrruar.
-
-
Jetojmė dhe shohim kudo rendjen drejt konsumit, rendje e cila
doradorės po shndėrron psikikėn dhe sistemin e vlerave, por qė
megjithatė nuk ka arritur ende tė prekė deri nė fund thelbin e
asaj ēka ėshtė origjinale, ekzotike, interesante dhe e
sinqertė.
-
-
Janė momente qė i shohim ēdo ditė, njerėz qė i njohim, qė
pėrjetojnė poezinė dhe prozėn e pėrditshme tė ekzistencės, tė
paemėr dhe tė vėrtetė nė Shqipėrinė kapitaliste tė viteve 2000.
Marrim pjesė nė kėtė fabul prej tash pesėmbėdhjetė vjetėsh, me
skena tė pakuptimta, tragjikomike, tė kėndshme e tė dhimbshme,
groteske e tė papėrsėritshme, por qė janė njėkohėsisht edhe
tiparet e identitetit tė ri shqiptar tė viteve 2000.
-
-
Si dėshmitar i pėrditshėm i kėtij transformimi, nuk mund tė mos
ngacmohesh nga kėto sinjale tė kudondodhura, nuk mund tė mos
kthesh kokėn e tė shohėsh me mjaft kureshtje dhe simpati njė
qytet, njė vend qė po rend me gjithė forcat drejt njė ndryshimi
themelor tė mėnyrės sė tė jetuarit, e qė nė kėto vite kalimtare,
pėrmban njė gėrshetim mjaft heterogjen tė asaj ēka ishte dhe tė
asaj ēka do tė jetė.
-
-
Me penelin tė kthyer nė kamera, qė fokusohet mbi njė moment
thuajse tė rastėsishėm, me njė objektivitet qė megjithatė nuk
e fsheh asnjėherė simpatinė, duke krijuar enkas ndjesinė se kjo
lojė vazhdon pambarim dhe nė ēdo vend, se kėta njerėz mund tė
zėvendėsohen ndoshta po kaq mirė edhe me tė tjerė, shpresoj
sadopak tė arrij tė pėrcjell simpatinė, afėrsinė, por edhe
bashkautorėsinė e shikuesve, tė cilėt ashtu si edhe unė do tė
ndjejnė se janė pjesė e gjithė kėsaj fabule.
-
-
-
Henrik Andresson: Bomba
-
Qysh nga koha kur shpėrtheu bomba e parė, armėt bėrthamore kanė
patur njė ndikim tė ndjeshėm nė politikėn globale. Njėkohėsisht,
kėto armė pėrmbajnė karakteristikat e tė mundshmes dhe tė
pamundshmes. Fjalė pėr fjalė, armėt bėrthamore janė shembull i
takimit midis globales dhe vendores.
-
-
Qoftė edhe kur strategjitė bėrthamore dhe programet mbahen tepėr
sekrete, askush nuk mund tė shpėrthejė njė bombė pa e marrė vesh
e gjithė bota. Henrik Andersoni tregon njė vepėrdėgjimore me
titull: Nėse nuk do tė jetė dashuria, atėherė do tė na bashkojė
bomba. Vepra mbėshtetet nė fuqinė e pėrbindshme tė shpėrthimit
bėrthamor i cili, si njė membranė drithėruese pėrēon tinguj
anekėnd botės. Kėto dridhje me frekuencė tė ulėt tė kores sė
tokės janė shndėrruar nga artisti nė tinguj tė dėgjueshėm.
Regjistrimi u bė nė Kanada gjatė kohės sė provės sė fundit
bėrthamore (nr.2058) qė u krye nė Pakistan nė vitin 1998.
-
-
-
Ingrid Mwangi & Robert Hutter: Nėse
-
-
Vepra Nėse kthehet nė shėmbėlltyrė e njė ēasti tė paqenė, i
cili e vendos veten nė mes tė tragjedisė gjermane, duke u
shfaqur si imazh fotografik qė thyen kornizėn historike. Nė kėtė
vepėr shpėrfillet maturia, pasi merren hua
imazhe-tė-bėra-tashmė-problematike, pėr tė provokuar pėrsiatje
qė janė tė rėndėsishme nė jetėn e pėrditshme. Personat e
paraqitur nė foto janė riprodhuar nė mėnyrė tė tillė qė, nga
njėra anė tė krijojnė shkėrbimin e Tjetrit, ndėrsa nga ana
tjetėr tė maskohen pėr tė qenė sa mė pak Vetja.
-
-
Kufijtė e pėrkatėsisė janė ēoroditur, ose, nėse na lejohet,
koncepti i njėjtėsimit me njė komb tė caktuar ėshtė bėrė i
papranueshėm.
-
-
-
Mikael Lundberg: Jetėmatėsi 1995
-
Njė vepėr ku ditėt qė i mbeten artistit nga jeta numėrohen
mbrapsht dhe paraqiten mbi njė ekran dixhital si rrymė rrjedhėse
sekondash.
-
-
Byroja Suedeze e Statistikave ofron njė program pėr tė
llogaritur gjatėsinė e jetės sė njė personi. Ky informacion
pėrdoret gjithashtu edhe nga kompanitė e sigurimit, dhe nė tė
pėrfshihen pyetje si: A jeni i martuar?, A e pėrdorni rripin
e sigurimit kur ngisni makinėn?, Kur u kanė vdekur prindėrit
dhe gjyshėrit? A jeni nė punė?, A keni fėmijė? etj.
-
-
Pasqyra midis nesh 2004
-
Duke pėrdorur fotografi njerėzish brenda shtėpive tė tyre (tė
marra nga njė largėsi e madhe), Lundbergu na ndėrgjegjėson pėr
kulturėn tonė tė dėshirės voyeuriste. Pozicioni i pėrgjuesit na
mundėson ngritjen e pyetjeve rreth identitetit tonė, pushtetit
dhe kontrollit.
-
Shqyrtimi i pozicionit tė voyeuristit (pėrgjuesit), dėshira pėr
tė kundruar do tė thonė tė vazhdosh tė hulumtosh se ēfarė ėshtė
vetė jeta. Por pėrtej klishesė tipike, ekziston nė kulturėn tonė
edhe vėzhgimi i ngulėt apo shikimi vjedhurazi; kultura qė e
percepton kėtė sjellje si mashkullore, ndėrsa dėshira pėr tu
parė si femėrore. Ne i vėzhgojmė tė tjerėt, ndėrkohė qė jemi
objekte pasive tė vėshtrimit tė tjetrit.
-
-
-
Mohammad Hamid: Fjalori i Dhunės
-
-
A keni mbajtur ndonjėherė armė? A iu ka shkuar mendje tė ecni
lart e poshtė me armė nė dorė? A mund ta pėrfytyroni tundimin
dhe ndjenjėn e pushtetit qė tė kaplon kur mban nė dorė diēka tė
prodhuar pėr tė marrė jetėn e tė tjerėve, njė akt ky qė
zakonisht i njihet si e drejtė e shenjtė vetėm Zotit?
Ēuditėrisht, nė botėn e sotme moderne jetėt e njerėzve merren nė
emėr tė njė nocioni primitiv si Perėndia duke pėrdorur njė
makinė vrasėse. Fjalori i Dhunės operon nė hapėsirėn midis
kėtij ndėrveprimi njerėzor/hyjnor.
-
-
Mbi njė ekran pothuaj tė zbrazėt, nė sfondin e njė muri
ngjyrėshpėlarė, mund tė shohim vetėm sytė dhe pjesėn e sipėrme
tė kokės sė njė djali (vetė artisti). Si nė njė ritual fetar, ai
shqipton me zė tė lartė emrat e mjeteve tė ndryshme qė pėrdoren
pėr qėllimet e sipėrpėrmendura, ndėrsa emrat shfaqen tė shkruar
nė pjesėn e sipėrme tė ekranit, majtas nė anglisht dhe djathtas
nė gjuhėn farsi. Identiteti i fshehur i personit, zėri i tij i
thatė dhe monoton, lėvizja e pėrsėritur e kokės gjatė shqiptimit
tė fjalėve, gjithēka ėshtė organizuar nė mėnyrė qė tė na zbulojė
njė botė tė misterioze plot me thurima tė ndryshme, qė noton
diku pezull me tingujt e forma tė frikshme, qė shfaqet gjithnjė
kėrcėnuese pėr shikimin dhe dėgjimin tonė.
-
-
Pėrmes kėsaj vepre del nė dritė njė fakt i thjeshtė: Dhuna nuk
ka fjalor; Dhuna nuk ėshtė gjuha e ndonjė bote misterioze ndėrsa
makinat vdekjeprurėse nuk janė pjesė e fjalorit tė kėsaj gjuhe
tė ēuditshme dhe tė huaj; Dhuna ėshtė gjuha jonė, njė gjuhė qė
pėr fat tė keq e ndajmė tė gjithė sė bashku dhe duhet tė ndihemi
pėrgjegjės pėr tė.
-
-
-
Pål Hollender: BARAZPESHUESI I VDEKJES
-
-
Instalacioni Barazpeshuesi i Vdekjes konsiston nė njė karrike
elektrike krejtėsisht funksionale me dy elektroda (doreza) nė
krahėt e ndenjėses. Elektrodat pėrshkohen nga njė dozė vrasėse
rryme (400V), pėrmes 20 pėrcjellėsish tė lidhur nė seri, tė
cilėt ndizen dhe fiken sipas intervalesh tė pėrllogaritura me
kujdes. Dorezat/elektroda tė karrikes aktivizohen vetėm nė
rastin kur tė 20 pėrcjellėsit ndizen tė gjithė nė tė njėjtėn
kohė, duke mbyllur kėshtu qarkun e lidhur nė seri. Mundėsia qė
kjo tė ndodhė ėshtė njė nė tre miliardė e gjysėm pėr sekondė.
-
-
Pėrcjellėsit janė instaluar brenda kutive tė pleksiglasit, tė
vendosura pėrreth karrikes. Karrikja vetė ėshtė e vendosur nė
bash tė vendit, si njė fron, nė mes tė njė dhome. Cdo pėrcjellės
ėshtė i lidhur me njė dritė qė ndricohet kur qarku mbyllet nė
secilėn kuti. I gjithė instalacioni tė kujton skenat e
programeve televizive, si p.sh. Kush do tė bėhet milioner.
-
-
Pėr ti penguar vizitorėt qė tė bien nė kontakt me elektrodat nė
mėnyrė aksidentale, pa dijeninė dhe vullnetin e tyre, ato janė
tė mbuluara me mbulesa plastike tė cilat hapen nga vetė personi
qė merr guximin tė ulet. Qė tė ndėrmarrėsh kėtė veprim kėrkon
guxim dhe vendosmėri tė lartė, nėn pėrgjegjėsinė personale tė
seicilit.
-
-
-
Rubin Mandija:
Totemi prej betoni
-
-
Lėvizja e lirė e njerėzve qė pasoi periudhėn e pas viteve 90
(rėnien e sistemit komunist), ėshtė kthyer nė njė konstante tė
jetės tonė shoqėrore. Pėrveē emigracionit, zhvendosja masive e
popullsisė drejt kryeqytetit ėshtė njė dukuri tjetėr qė ndeshet
jo vetėm nė Tiranėn e kėsaj Bienaleje, por karakteristikė e tė
gjitha vendeve nė zhvillim.
-
-
Boom-i nė industrinė e ndėrtimeve ėshtė ndėr pasojat e dukshme
tė kėsaj dukurie, e cila fsheh pas vetes dhe njė mori pasojash
mė pak tė dukshme dhe nganjėherė aspak tė kėndshme. Kantieret e
ndėrtimit kanė mbushur pothuaj tė gjithė cepat e peisazhit
urban. Kėrkimi i njė tė ardhmeje mė tė mirė ekonomike, braktisja
e provincializmit, pėrqafimi i sė resė, i kanė shndėrruar kėto
kantiere nė fetishe tė provincės. Siluetat e apartamenteve nė
ndėrtim, qė mbisundojnė horizontin janė kthyer nė totemė tė
ditės.
-
-
Sakrificat qė kėrkon ky totem i ri nga adhuruesit e tij ndoshta
nuk janė gjakėsore si ato tė pararendėsve tė tij tė lashtėsisė,
por jo rrjedhimisht mė tė lehta. Flijimet qė ai kėrkon janė tė
njė natyre tjetėr. Por mė tepėr se natyrėn, totemi ynė po njeh
lulėzimin e tij.
-
-
Sna mbetet tjetėr veē tė shohim se ēvend do tė zerė ai nė
hierarkinė e totemėve tė panumėrt qė ka konsumuar njerėzimi.
-
-
-
Fhil Collins: Tė jesh artist britanik
-
-
Phil Collinsi ka njė aftėsi tė pabesueshme pėr tė trajtuar
kontekste, njerėz dhe situata. Sidoqoftė, duke qenė pjesė e njė
trashėgimie tė paradokohshme artistike, pavarėsisht nga dukuria
e pėrhapur gjerėsisht e Artistit Tė Ri Britanik, ai e ndėrton
veprėn e tij duke shkuar nė kahun e kundėrt tė bujės sė kėsaj
rryme. Ja pėrse puna e tij ėshtė kaq e larmishme dhe kaq e
qėndrueshme, kaq gjithėpėrfshirėse, saqė tė ngjan sikur nuk kish
fare ndėr mend tė bėnte njė vepėr arti.
-
-
Duke shmangur me sukses parakushtet e fuqishme estetike qė kanė
prodhuar disa artistė tė mėdhenj njėkohėsisht viktima tė
klisheve tė tyre Collinsi i zgjedh ndryshe subjektet e tij,
merret me to nė nivelin vetjak, ndėrkohė qė mė pas i rifut nė
njė realitet estetik pėrmes pėrdorimit tė thjeshtė, por tė
problematizuar tė mjeteve tė ndryshme tė pėrhapura tė medias, si
fotografia apo videokamera. Duke pėrdorur vazhdimisht referenca
historike dhe artistike, por duke i rivėnė nė skenė, ai arrin tė
kapėrcjė suksesshėm kufijtė e vendosur nga natyra elitare e
artistit stereotip britanik.
-
-
Ai nuk i druhet njė pėrballejeje/marrėdhėnieje tė drejtpėrdrejtė
me subjektet qė trajton. Ai e bėn kėtė kėtė duke u pėrballur me
to njė pėr njė, aq sa shikuesi nuk ndjen ndonjė barrierė
hermeneutike gjatė leximit tė veprės.
-
-
Kėshtu historitė e subjekteve tė Collinsit shndėrrohen nė
histori tė vetė atij historitė e tij bėhen historitė e
shikuesit dhe kėshtu rrethi vjen e bėhet i plotė. Sa mė
personale janė aq mė jo-vetjake bėhen. Njė ndjenjė e lehtė
tundimi pėr tė shkelur kufijtė e pranuar moralė dhe stereotipė
pėrshkon tė gjithė korpusin e veprės sė tij duke e shtyrė
shikuesin qė ta perceptojė punėn e Collinsit si copėza tė
pafundme realitetesh qė si pjesėzat e njė gjėagjėze pamore
(puzzle), vazhdojnė tė plotėsojnė pamjen e pėrgjithshme tė njė
mozaiku tėrheqės.
-
-
-
Armando Lulaj: FLAKĖ MBI KODRA
-
-
Cfare i mungon se tashmes per te jetuar ne kujtime?
-
Te gjithe e dime se cilin kujtim perfaqeson ky yll I madh me
pese cepa qe digjet e konsumohet ne koder.
-
Cfare pershpejton? Cfare njofton? Cilin sinjal nenkupton?
-
-
Art. I Armando Lulaj-t, qe mendoj se e njoh qe ne fillimet e
tij, perhere permban nje proces, qe ne fillim ishte I
grumbullimeve, grumbullime gjerash, formash, materialesh,
simbolesh dhe fetish epokash dhe kulturash te ndryshme, te
zbarkuar si rrenojat e nje permbytjeje mbi bregun e se tashmes,
te miniskripteve narrative dhe dokumentaresh ne te cilat limiti
midis fiction e reality mbetej I paqarte, si nje kufi I
pambrojtur per te arritur me pas, ne fund, ne nje situate nje
situate, edhe kur na jepej ne formen e nje imazhi bosh, nje
boshllek, si nje efekt I nje zbrazetie.
-
-
Sikur ndertimi, akti I te ndertuarit, jep ne menyre paradoksale
nje jo-produkt te afte te perpije si nje vrime e zeze ne
astrofizike, gjithcka ka perreth. Prodhohet, ne fjale te tjera,
nje moment ne ne cilin mbetet pezull cdo komunikim me te
jashtmen, me gjithcka qe ndodh, ose sapo ka ndodhur, dhe tashme
quhet e shkuar, eshte shperbere, eshte shuar. Atehere ndodh, qe
per ate qe eshte gjendur ne perballje me ndodhine, te shterojne
stimulimet e jashtme dhe te ridergohet ne vetmine e tij vetjake,
individuale, ne ndarjen vetjake me popullsine, ne vorbullat
vetjake te pakenaqura me shumicen, dhe te shfaqet nje kondite e
njohur vetem per te, indikative, e pakomunikueshme, ne te
shumten e rasteve ekziston perhere dyshimi mezi e kuptuar.
-
-
Momentet pezull jane efektet substanciale te artit te Lulaj-t, e
kjo gjendje I bashkon. Edhe ne kete rast Lulaj ka punuar me
banoret, me njerez te rritur ne kodrat e Linzes, qe ngrihen
midis qytetit te Tiranes dhe malit te Dajtit. Bashke me ta ka
mbledhur materiale te mbetura, hekur, dru, stof e po sebashku
kane ndertuar ne majen e nje kodre, nje yll te madhme pese cepa,
qe ka qene simboli me I mbushur me shpresa dhe synime pozitive,
per nje te ardhme sociale, te drejte e te lumtur, shpeshhere
perfaqesues I nje simboli lufte me teper se nje aprovim I
pakundershtueshem dhe vendosjes se nje ideologjie apo te nje
regjimi, edhe pse kete, me kuptim tjeter, ka dashur te thote, ne
realizimet historike, ndrydhese dhe tragjike te atyre idealeve.
Ne fund te fundit, ylli eshte perhere njoftuesi.
-
-
Nje nate ai yll, me nje diameter prej 10 metrash, I stermadh dhe
shndrrites, per ke ndodhej prane, I vogel dhe rrezellites ne
distance, u ndez, u dogj per disa minuta, u konsumua duke humbur
pak e nga pak profilin e tij, u shua.
-
-
Momenti I vepres se Lulaj-t, eshte pikerisht erresira pas
drites, eshte zhdukja e shenjes te krijuar nga zjarri, eshte
boshlleku pas ngjarjes.
-
-
Dhe eshte pikerisht ky casti ku memoria shndrrohet ne jete, dhe
ne pershpejtim te dickaje te pranishme ne koshence, por
megjithate pa emer.
-
-
-
Jutta Benzenberg: Nė zgrip tė tundimit
-
-
Roja:Mos harroni pasi hyni tė vini sytė nė zgavra.
-
-
Njė vizitor: A mund ti marrim mė pas sėrish me vete?*
(Po
syrin tim a mund ta marr? Apo duhet ta le kėtu?) Peng tė shumė
tabuve, bestytnive tė lashta qė i japin vėshtrimit fuqi tė
panjohura okulte, apo ndalojnė riprodhimin e imazhit (
shikjo
njaty, nji gru me aparat asht tuj fotografu ndhomen e grave.
A pėrnjimend a?!) pasi a thua tė jetė tabu tė vėshtrosh pėrmes
syrit tė paanshėm tė Laika-s njė ceremoni vajtimi tė njė
vdekjeje si kjo, tė pakuptimtė dhe tė pėrpiktė si vetė hakmarrja
qė e shkaktoi?
-
-
Tė regjistrosh ceremoninė e njė vdekjeje tė paralajmėruar, me tė
gjithė dėshpėrimin, keqardhjen dhe revoltėn qė zgjon njė mizori
e akullt, kryer ditėn me diell, nė sytė e tė gjithėve, (kėrcitja
e thatė e Laika-s, (Din gja a mur leje?Po mor! Sdi gja veē
)
e ndihmuar nga mefshtėsia e shtetit dhe e mbyllur nė qerthullin
vetvrasės Nder-Turp si dhe (sy tė habitur pyetės, hetues qė
zhbirojnė
) (Miqtė hyjn drejt e nshpi pa u pėrshnet me
tdekunin.
-
-
Po ka edhe miq zemre qi pėrshneten me tdekunin.**) tė mundohesh
tė japėsh pėrgjigje tautologjike pėrmes njė forme hipnotike tė
tė vėshtruarit, tė fiksosh vėshtrimin e zbrazėt, tė ngulur
pėrjetė nė asgjėsi, tė njeriut tė vetėm qė smund tua kthejė
vėshtrimin. Ja pėrse ndėrkallet brenda shėmbėlltyrės sė tij duke
lėnė pas vetėm emrin. As lėvizje, as zė. Vetėm imazh. Asgjėsi.
Sepse fotografia rikrijon tė dukshmen duke mbajtur pezull kohėn.
Njėlloj si i ndjeri qė ka disa orė qė kapėrceu pragun e
pėrjetėsisė.
-
-
Tepėr herėt pėr tė, thonė tė afėrmit; tepėr vonė, pėr gjakėsit e
tij. (Ku shkon shpirti i njė tė vrari pėr hasmėri? Me siguri nė
parajsė, qė tė mos takohet me dorėrasin e tij qė nuk do tė
vonojė ta ndjekė pas i kositur nga e njėjta aritmetikė
vrastare.) A duhet ta marrim me vete kėtė sy tė nxjerrė nga
zgavra, tė shohim imazhet qė ai pa? Sepse imazhet e tij rrėfejnė
pėr njė realitet. Zhguall i njė enigme. Qė kuptimin humbet
pikėrisht prej qartėsisė verbuese. Imazhi ėshtė ajo ēka mbetet,
ėshtė hija e tij, realiteti i rikthyer te asgjėja. Siluetė e
zezė mes pjatave tė bardha plastike tė drekės sė tė ndjerit, njė
vejushė qė nga kjo kohė fillon ta llogarisė kohėn sė prapthi. Si
jeta e kėtij njeriu tė vrarė sipas njė logjike tė pashpirt,
midis mospėrfilljes dhe bashkėfajėsisė sė tė gjithėve.
-
(Syrin mund ta merrni sėrish me vete
)
-
*Nga ekspozita Ma hapėsirė - kohė, Japoni, 1979
-
**Kanuni i Dibrės e i Matit, Art. III, 750.
-
-
-
Bujar Marikaj: DiaspOra"
-
Gjatė gjysėm shekulli shqiptarėt ishin mbyllur nė hapėsirėn
brenda kufijve shtetėrorė dhe kohės vendore shqiptare. Ishte
"tabu e hidhur" tė kapėrceje kėtė hapėsirė/kohė. Qysh prej
1990-ės ora e shqiptarėve qė ndodhen jashtė vendit tė tyre
"DiaspOra", ndryshon nė varėsi tė vendit gjeografik ku
jetojnė."DiaspOra", ėshtė njė instalacion i pėrbėrė nga tre orė
muri tė njė marke fiktive "Eksodus Local Time" qė tregojnė Local
Time tė diasporės shqiptare. Konceptimi i fushės sė orėve ėshtė
i tillė qė tė punojnė sinkron nė hapėsirė, por jo nė kohė.
Nė njė orė tjetėr muri tė markės Tirana Biennale Local Time"
shprehet karakteri ndėrkombėtar i Bienales.
-
-
-
Rudina Memaga: Produkt Cilėsor
-
-
Produkti ose shėrbimi ynė mund tė mos pranohen nga tregu nėse
nuk plotėsojnė apo tejkalojnė cilėsinė e pritur. NE mund tju
sigurojmė se produkti ynė i plotėson kėto kėrkesa. Duke pėrdorur
standarte nė pėrputhje me strategjitė tona tė testimit objektiv
dhe subjektiv, ne e vlerėsojmė produktin tonė si mė tė mirin,
ose se nuk do tė kėnaqė pritshmėrinė e klientėve. Vlerėsimet
tona tė pavarura tė cilėsisė marrin nė shqyrtim potencialet e
tregut nė mėnyrė objektive dhe tė besueshme testimi ynė mund
tė pėrfshijė shkallėn e pėrdorshmėrisė dhe pranueshmėrisė sė
produktit, krahas testimeve mė tė zakonshme subjektive dhe
objektive.
-
-
-
Bashkim Ahmeti:
Fillikat
-
-
Nė qėndrimin dhe ecjen e tyre nuk ndihen mė gjurmėt e
vetėbesimit dhe triumfalizmit, teatraliteti i qėndrimeve,
narcisizmi delirant, vetėbesimi, ndėrsa rrotull tyre mungojnė
turmat entuziaste qė brohorasin hareshėm. Ata janė thjesht
vetėm, dy udhėheqės tė mbetur fillikat diku dhe askund, nė njė
peisazh anonim. Mė tepėr se personazhe kryesore, ata janė pjesė
e peisazhit dhe pothuaj me tė njėjtėn rėndėsi nė hierarkinė e
elementeve tė tablosė. Ata nuk e mbisundojnė atė por janė
thjesht njėri prej elementeve tė saj.
-
-
Fryma ikonaprishėse, megjithėse e ndrojtur, ndihet edhe nė
mungesėn e ngarkesės ideore dhe qėllimit propagandistik. Prej
tij janė zhdukur sfondet e veprave industriale, oxhaqet e
fabrikave, fushat e mbjella, shtyllat e tensionit tė lartė etj,
shkurt, arritjet e revolucionit industrial, aq shumė tė
propaganduara si arritje tė socializmit nė Shqipėri. Interesant
ėshtė fakti se me atmosferėn dhe me anonimitetin e tij ai shton
edhe mė tepėr ndjenjėn e braktisjes dhe izolimit qė transmeton
tabloja.
-
-
Spikat gjithashtu zėvendėsimi i portreteve tė klasikėve tė
marksizėm-leninizmit me njė ikonė tė nacionalizmit shqiptar, me
portetin e poetit kombėtar, Naim Frashėri. do tė thotė heqja e
ngarkesės ideologjike nga sfondi qė rrethon dy figura qendrore
tė pushtetit komunist nė Shqipėri, do tė thotė heqje e bazės sė
ligjshmėrisė sė pushtetit tė tyre i cili ishte tėrėsisht i
mbėshtetur nė ideologjinė marksiste.
-
-
Po ashtu, loja e dritė-hijes, sidomos nė tavolinėn e mbuluar me
letra, sugjerojnė njė atmosferė intime tė huaj pėr artin
zyrtar, sidomos kur bėhej fjalė pėr tablotė ku paraqitej Enver
Hoxha. Nė kėto raste ishte mė i parapėlqyer njė lloj patetizmi,
pathosi dhe epizmi, ndėrsa atmosfera intime edhe nė ato pak
raste kur lejohej, rezervohej pėr tema tė dorės sė dytė.
-
(Pjesė nga teksti i plotė Fillikat i Gėzim Qėndros)
-
-
-
Agron Bregu: Kaleidoskopi i mėrzisė
-
-
Pesimisti ėshtė dikush tė cilit i ėshtė dashur tė dėgjojė shumė
optimistė. Kjo shprehje tė vjen ndėr mend kur sheh kėta njerėz
tė ulur rreth njė tavoline tė zbrazėt, kapur rob brenda
hapėsirės klaustrofobike si qeli pa dyer apo dritare, qė me
orenditė e varfėra tė kujton dhomat standart tė banimit tė
familjeve shqiptare tė fundit tė viteve 80, viteve tė fundit tė
sundimit komunist.
-
-
Tė rrethuar pėr dhjetėvjeēarė me radhė nga optimizmi delirant
dhe projektet utopike, tė lodhur nga vitet e rėnda tė
socializmit shkencor, nga fshehja e jetės intime dhe asaj qė
besonin vėrtet, duke gėlltitur pa bėrė zė dyshimet mbi
pagabueshmėrinė e udhėheqėsit dhe tė marksizėmleninizmit,
urrejtjen ndaj votimit automatik, besimit dhe bindjes automatike,
dashurisė apo urrejtjes me komandė, tė stresuar nga jeta e
detyruar nė komunitet, tė pagjumė nga radhėt e gjata natėn pėr
njė shishe qumėsht, tė ndjekur nga ndarja skizofrene e
identitetit, dėgjimi i monologut tė vazhdueshėm disident tė
shoqėruar me frikėn se mos tė dėgjon kush
-
-
Dhe ja tek rrinė tani, duke u ndjerė tė mashtruar, tė vetmuar,
tė braktisur, tė izoluar, pa vlerė, bosh, tė pazot, tė paditur,
tė panevojshėm, tė dėrrmuar, tė humbur, tė tradhėtuar, tė
mashtruar, tė padėshiruar, tė pashpresė, tė mbytur nga hallet,
tė nėnshtruar, tė pambrojtur, tė mėrzitur, tė shpėrfillur, tė
padukshėm, tė shmangur, tė jashtėligjshėm, sfidues, rebelė.
-
-
E vetmja rrugėdalje qė u ka mbetur ėshtė piktura qė shihet pas
krahėve tė tyre, njė kopje e vetė tablosė qė shumėfishohet
pafundėsisht si nė njė kaleidoskop, duke nėnkuptuar qė kėto
mbrėmje tė mėrzitshme do tė zgjatin edhe pėr shumė kohė. Kėtyre
njerėzve duket se u ka mbetur vetėm njė bindje e fundit : se
punėt po shkojnė keq dhe do tė venė edhe mė keq.
-
Dhe kishin patur tė drejtė
|
|