|
11
shtator 2005 /TN
BBC, E premte, 09 shtator 2005
Muharrem Nitaj
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, ka hedhur poshtė nė njė
intervistė pėr BBC-nė akuzat pėr mitmarrje dhe korrupsion.
Nė
njė deklaratė pėr shtyp ai pranoi se ėshtė detyruar tė ndėrpresė
pushimet dhe ėshtė kthyer nė Kosovė me njė avion privat pėr "njė
takim tė paplanifikuar dhe tė pashtyeshėm me ambasadorin Kai Aide"
nė Prishtinė.
Zoti Kosumi shpjegon se ministri Ethem Ēeku, qė ishte bashkė me tė,
"ka siguruar avionin privat pėr kthim".
Muharrem Nitaj i BBC-sė bisedoi me zotin Kosumi.
BBC: Si e komentoni kėrkesėn e opozitės pėr dorėheqjen tuaj?
Zoti
Kosumi:
Sa i pėrket kėrkesės pėr dorėheqjen time, ėshtė gjithmonė e drejtė e
opozitės tė kėrkojė dorėheqjen e qeverisė apo tė kryeministrit. Kjo
kėrkesė ėshtė sidomos e shprehur nė vendet jo sa duhet tė zhvilluara
politikisht. Nė vende tė ngjashme mund tė dėgjosh ēdo javė kėrkesa
tė tilla qė bėhen nga opozita. Kjo vlen jo vetėm pėr Kosovėn por
edhe pėr tė gjitha vendet e rajonit. Nė vend qė tė kontrollohet puna
e qeverisė, gjithmonė kėrkesa e parė ėshtė dorėheqja e qeverisė dhe
e kryeministrit. Pa marrė parasysh arsyet, unė them se kjo ėshtė nė
kuadėr tė rregullave tė demokracisė dhe unė pranoj si tė tillė.
BBC:
Kryeministėr Kosumi, kabineti pėr qeverisje tė mirė me kryetar
Hashim Thaēin ka pėrmendur shfrytėzimin nga ana juaj tė njė avioni
privat, duke e vlerėsuar kėtė si mitmarrje. Kam pėrshtypjen se kjo
ngjarje ka qenė e mbėshtjellė me vellon e misterit. Cila ėshtė e
vėrteta rreth huazimit ose marrjes me qira tė kėtij avioni?
Zoti
Kosumi:
Po, ėshtė pėrmendur kjo edhe dje, edhe sot. Kjo ėshtė pėrdorur si
argument nga opozita pėr tė mė sulmuar. E vėrteta rreth kėsaj ėshtė
se i kam ndėrprerė pushimet nė Turqi, nė momentin kur e kam marrė
njoftimin se ambasadori Kai Eide do tė vijė nė Kosovė dhe unė duhet
tė takohesha me tė njė ditė pėrpara se ai kishte paralajmėruar mė
parė. Unė e kam parė se ky takim ėshtė shumė i rėndėsishėm. Pėr mua
raporti i ambasadorit Eide, ka qenė dhe ėshtė gjėja mė e rėndėsishme
nė gjithė procesin ku jemi sot. Normalisht dhe pa asnjė hamendje unė
kam vendosur tė kthehem nė Kosovė. Pėr kėtė kam kėrkuar ndihmėn e
mikut tim ministrit Ēeku, i cili po ashtu ka qenė me mua nė Turqi,
qė tė shikojė mundėsitė e kthimit sa mė tė shpejt nė Kosovė.
Meqenėse nuk kishte mundėsi tjetėr, sepse nuk kishte fluturime tė
rregullta atė ditė, ne e kemi gjetur njė avion privat me tė cilin
jemi kthyer nė Kosovė dhe tė cilin ka mbetur ta paguaj firma
familjare e ministrit Ēeku.
BBC:
D.m.th. nuk ėshtė fjala kėtu pėr disa miq tuaj, siē kishit deklaruar,
por pėr anėtarė tė familjes sė ministrit Ēeku qė e kanė mundėsuar
kthimin tuaj?
Zoti
Kosumi:
Pikėrisht kėshtu. Ministrin Ēeku e kam njėrin prej miqve mė tė
hershėm, me dekada tė tėra jemi bashkė. Ai e ka njė firmė dhe njė
biznes tė madh familjar. Kjo i ka mundėsuar atij qė tė gjejė avionin
dhe tė kthehemi nė Prishtinė.
BBC:
Tė kthehemi nė njė ngjarje tjetėr e cila, ėshtė vlerėsuar e
rėndėsishme. Raporti i ambasadorit Eide. Ju brenda dy ditėve e
takuat tri herė ambasadorin Eide. A mund tė na thoni diēka mė shumė
pėr raportin e tij?
Zoti
Kosumi:
Sė pari, dua t'iu them se qė nga momenti kur jam kthyer nė Prishtinė,
jo qė jam takuar tri herė me tė, por brenda tri ditėve, sigurisht se
kam qenė me tė pėr mė shumė se 20 orė. Kam pasur takime nė zyrėn
time, jashtė saj, kemi qenė nė dreka dhe nė darka tė gjata. Unė them
se ato ditė isha vėnė nė shėrbim tė tėrėsishėm qė tė ofroj tė gjitha
pėrgjigjet nė shqetėsimet e ambasadorit Eide. Qė ai tė marrė jo
vetėm pėrgjigjet, por edhe argumentet e duhura nė mėnyrė qė ai tė
hartojė njė raport sa mė tė mirė dhe sa mė real pėr Kosovėn. Ajo qė
unė kam kėrkuar nga ambasadori nė fillim dhe nė fundit tė misionit
tė tij, ėshtė qė ky raport tė jetė sa mė real.
Unė nuk kam
kėrkuar njė fotografi ideale, por njė fotografi reale. Dhe duke qenė
kjo njė si pasqyrim i tillė, unė besoj se raporti pėr Kosovėn do tė
jetė pozitiv. Kjo mė pastaj do t'i hapė rrugė proceseve tė tjera qė
kanė tė bėjnė me pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Unė
besoj nė kėtė proces, kam punuar tepėr shumė qė tė ndodhė kjo, sepse
kjo ka qenė dhe vazhdon tė jetė ēėshtja mė e rėndėsishme pėr Kosovėn.
BBC:
Zoti kryeministėr, bisedat pėr statusin dhe fillimi i procesit pėr
pėrcaktimin e kėtij statusi janė bėrė ēėshtja mė mistike nė kėto dy
apo tre vjetėt e fundit.
A mund tė
thoni mė nė fund se kur do tė fillojė ky proces?
Zoti
Kosumi:
Nėse raporti i ambasadorit Eide do tė jetė pozitiv, besoj se procesi
do tė fillojė shumė shpejt. Ėshtė bindja ime se ēdo shtyrje e tij
ėshtė e dėmshme. Unė besoj se procesi do tė fillojė diku rreth
tetorit. Atėherė mund tė bėhen hapat e parė nė kėtė proces. Nga
informacionet qė i kemi ne, pothuaj se asnjė prej vendeve tė Grupit
tė Kontaktit, nuk mendon se ky proces duhet shtyrė. Askush nuk
mendon se ky proces duhet tė zgjasė nė pafundėsi. Unė them shpesh se
procesi do tė zgjasė mė pak se njė vit dhe unė besoj fuqishėm se nė
qershorin e vitit 2006 ky proces do tė jetė i rrumbullakuar.
BBC:
Analisti amerikan pėr ēėshtjen e Ballkanit Daniel Server, para pak
ditėsh i ka deklaruar BBC-sė, se ėshtė e mundur qė Bashkėsia
Ndėrkombėtare tė jetė pėrcaktuar pėr njė autonomi tė kushtėzuar tė
Kosovės dhe edhe nė rast se raporti i Kai Eides do tė jetė negativ,
negociatat do tė fillojnė...
Zoti
Kosumi:
Nuk ėshtė mirė qė pavarėsia tė ketė kushtėzime. Vetė fjala
"kushtėzim" do tė ndikojė negativisht tek biznesmenėt dhe
investitorėt e huaj, sepse gjithmonė shtrohet pyetja "ēfarė" pas
kushtėzimit. Pavarėsia e Kosovės do tė jetė pavarėsi reale, siē janė
pavarėsitė tjera tė rajonit, vetėm se nė Kosovė do tė ketė njė
ndryshim. Ne do tė kemi nevojė pėr njė ndihmė tė mėtejshme
ndėrkombėtare, qoftė ushtarake, qoftė politike. Ne do tė kemi nevojė
pėr njė prani mė afatgjatė tė Natos nė Kosovė. Po ashtu do tė kemi
nevojė pėr njė mbikėqyrje, pėr njė observim nga Unioni Evropian
sidomos nė disa fusha qė janė tė ndjeshme, siē janė mbrojtja e
pakicave, funksionimi i institucioneve demokratike, gjyqėsia e tė
tjera.
BBC:
Vlerėsohet se fillimi tani i negociatave pėr statusin, nuk vjen nė
njė kohė tė pėrshtatshme pėr Kosovėn, sepse as UNMIK-u e as Qeveria
e Kosovės nuk e kanė kontrollin mbi gjithė territorin e Kosovės. Kam
parasysh kėtu pjesėn nė veri tė lumit Ibėr. A ekziston rreziku i
legjitimimit tė njė gjendjeje tė tillė, nėse pėrcaktohet statusi?
Zoti
Kosumi:
Gjendja e krijuar nuk ėshtė e re.
Ajo ekziston
tash e gjashtė vjet dhe kjo ėshtė njė prej pikave ku ka dėshtuar
edhe administrata ndėrkombėtare, mirėpo edhe Kfori nuk ka arritur
rezultate tė duhura. Por ky ėshtė njė realitet i tillė. Unė them se
ne do tė punojmė pėr zgjidhjen edhe tė kėtij problemi dhe jo pėr
shtyrjen e tij.
BBC:
A ėshtė mė mirė qė ky problem tė zgjidhet para bisedave apo pas
tyre?
Zoti
Kosumi:
Unė nuk besoj se ky problem mund tė zgjidhet para bisedave. Ndoshta
ai do tė jetė pjesė e bisedave pėr status final. Unė thashė se ne
duhet tė gjejmė njė model pėr integrimin e pakicės serbe nė ato
pjesė. Ne kemi bėrė disa pėrparime pėr sa i pėrket bashkėpunimit tė
strukturave tė pushtetit atje. Unė nuk them se ai ėshtė njė
bashkėpunim ideal. Atje ka edhe njė ndikim tė keq tė Beogradit, por
zgjidhja mė e favorshme do tė ishte krijimi i njė modeli tė
integrimit tė pakicės serbe nė tėrėsinė kosovare dhe jo shtyrje tė
procesit.
BBC:
Ju si kryeministėr i Kosovės, a keni marrė garanci se statusi i
Kosovės, cili do qė tė jetė ai, nėnkupton gjithė territorin e
Kosovės?
Zoti
Kosumi:
Grupi i Kontaktit, qė nga prilli i kėtij viti e ka mbėshtetur
fuqimisht e ka potencuar se njė prej pikave ku pajtohen tė gjithė,
edhe grupi i kontaktit, ėshtė se nuk ka ndarje tė Kosovės. Nuk do tė
ketė copėtim tė Kosovės, nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve dhe kjo
ėshtė garancia qė mua mė ka mundėsua qė t'i futem mė shpejtė dhe mė
seriozisht edhe procesit tė decentralizimit. Ndarja e Kosovės do tė
ishte zgjidhja mė e dėmshme pėr krejt rajonin, duke pėrshirė kėtu
edhe Serbinė, sepse edhe Serbia do tė humbte nga njė proces i
ndarjes.
BBC:
Kryeministėr Kosumi, kur do ta ketė Kosova koordinatorin pėr
pėrgatitjen e bisedimeve?
Zoti
Kosumi:
Unė besoj se do ta kemi javėn e ardhshme. Presidenti Rugova do ta
nominojė njė person javėn e ardhshme, dhe ai mė pas do tė ketė
mundėsinė qė tė krijojė grupet punuese, tė propozojė lista tė
ekspertėve etj e etj
. Ndėrsa pėr ekipin qė do tė negociojė po ashtu
ekziston njė pajtueshmėri edhe mė e hershme, se nė kėtė ekip duhet
tė jenė bashkėrisht udhėheqės tė institucioneve, dhe liderė tė
opozitės.
BBC:
A ju ka shkuar mendja ndonjėherė se eventualisht mund tė jeni
kryeministri i parė i njė Kosove tė pavarur?
Zoti
Kosumi:
Unė besoj nė njė gjė tė tillė. Unė e thashė se nė qershor tė 2006-ės
do tė pėrfundojė procesi i bisedave, ndėrkaq deri kah fundi i vitit
2006 kėto biseda do tė formalizohen me rezoluta tė KS tė OKB-sė.
Besoj se do tė jem kryeministėr i shtetit tė pavarur tė Kosovės.
BBC:
Po ndodhi e kundėrta dhe Kosova megjithatė nuk do tė shpallet shtet
i pavarur. Atėherė a do tė jepni dorėheqje?
Zoti
Kosumi:
Nuk dua t'i paragjykoj gjėrat, aq mė pak negativisht. Por nė njė
rast tė tillė atėherė do tė fillonte njė proces i ri. E gjithė
ēėshtja ndoshta do tė kthehej nė pikėn zero ku ka qene para 6-7
vjetėsh. Por unė besoj fuqimisht se procesi do tė shkojė kah
realizimi i synimit shekullor tė Kosovės pėr liri, demokraci dhe
pavarėsi.
|