|
11
shtator 2005 /TN
Aleksandėr Furxhi,
Korrespondent i BBC-sė nė Tiranė
BBC (10.09.2005)
Kryeministri
Sali Berisha ka paraqitur nė parlament programin e qeverisė sė tij,
nė qėndėr tė tė cilit ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe rivendosja
e shtetit ligjor nė Shqipėri.
Programi dhe
pėrbėrja e kabinetit qeveritar po i nėnshtrohen njė debati pėrpara
se tė votohet pėr besimin ndaj qeverisė.
Partia
Demokratike dhe aleatėt e saj tė djathtė janė tė sigurt se kanė nė
shumicėn e vendeve nė parlament pas zgjedhjeve tė 3 korrikut.
Programi i
zotit Berisha pėrshkohet tėrėsisht nga angazhimi pėr tė luftuar
korrupsionin nė administratėn shtetėrore.
Sipas zotit
Berisha, qeveria e tij do tė ketė si moto 'shėrbimin ndaj qytetarėve'.
Nė kėtė shtrirje zotim i qeverisė ėshtė hapja brenda njė muaji e
zyrave tė komunikimit me qytetarėt nė ēdo ministri dhe dikaster
qėndror.
Socialistėt
nė opozitė janė shprehur se do tė votojnė kundėr qeverisė sė zotit
Berisha dhe programit tė saj. Ky program pėr ta ėshtė "njė mashtrim",
siē tha nė parlament Gramoz Ruci, qė aktualisht drejton Partinė
Socialiste, pas dorėheqjes sė kryetarit tė saj Fatos Nano.
Nga ana e tij,
zoti Berisha e bėri tė qartė se nuk do tė prekė nėpunėsit e ndershėm
tė administratės, porse nuk ka ndėrmend tė tolerojė ata zyrtarė tė
pėrfolur pėr korrupsion.
"Luftėn
kundėr dukurise sė rryshfetit" zoti Berisha tha se ka ndėrmend ta
shpallė "emergjence kombėtare".
Kryeministri
i ri njoftoi se deputetėt e shumicės kanė ndėrmend qė tė heqin dorė
vullnetarisht nga imuniteti nė mėnyrė qė tė jenė drejtėpėrdrejtė tė
hetueshėm nėse ka dyshime pėr korrupsion.
Njė zotim
tjetėr qė veēohet ėshtė ai se nė kuadrin e luftės kundėr krimit dhe
trafiqeve tė paligjshme, qeveria Berisha do tė synojė inkuadrimin e
krimit tė trafikut tė vajzave dhe qenieve njerėzore si njė krim
kundėr njerėzimit.
Programi ekonomik
Siē edhe
pritej, pjesė e rėndėsishme nė paraqitjen e programit tė qeverisė sė
zotit Berisha ishte edhe zhvillimi ekonomik i vendit, premtimet pėr
ulje tė taksave dhe rritje tė pagave e pensioneve nė disa afate dhe
kategori shoqėrore.
Por opozita,
siē pritej, po shpreh nje skepticizem ekstrem ndaj premtimeve tė
programit tė qeverisė.
Opozita thotė
se programi i qeverisė ka ndryshime nga programi elektoral dhe se
premtimet e para kanė filluar tė rudhen.
Si shembull
sillet premtimi se do tė pėrgjysmoheshin taksat per biznesin e vogel
qė nė fillim tė mandatit tė qeverisė, nė njė kohė qė ministri i ri
financave ka bėrė tė ditur se kjo gjė tani pėr tani nuk ėshtė e
mundur.
Debati nė
parlament pritet tė vazhdojė edhe tė shtunėn deri nė mbrėmje kur
pritet qė qeveria tė marre votėbesimin falė shumicės sė votave qė
siguroi e djathta nė zgjedhjet e 3 korrikut.
Me pas,
kabineti qeveritar do tė betohet pėrpara presidentit tė republikės
pėr tė shenuar hyrjen zyrtare nė fuqi tė qeverisė sė re, qė ka gjasa
tė ndodhė ditėn e hėnė.
|