|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Tiranė: pėrplasja e parė nė parlamentin e ri

 
 

 

10 shtator 2005 / TN

Zėri i Amerikės (09.09.2005) Armand Mero

Nė Tiranė, parlamenti i sapoformuar shėnoi tė premten pėrplasjen e parė mes shumicės sė djathtė dhe asaj tė majtė, qė ka kaluar nė opozitė pas tetė vjetėsh.

Opozita e majtė braktisi seancėn parlamentare nėn preteksin pėr mos respektim tė rregullores nga zv/kryeministri demokrat Ilir Rusmaili, i cili rreth 400 pyetjeve drejtuar kabinetit tė ri qeveritar, u ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė tė pėrgjithshme. 

Rreth 280 nga pyetjet i pėrkisnin sektorit ekonomik dhe financave.

Sipas socialistėve, rregullorja kėrkon qė pyetjet e ēdo deputeti tė lexohen tėrėsisht si dhe tė pėrmendet edhe emri i deputetit qė ka bėrė pyetjen.  Pas kėsaj, socialistėt kanė lėnė sallėn e parlamentit duke deklaruar kthimin e tyre vetėm atėherė kur do tė fillonte debati pėr programin e qeverisė. 

Programi i kryeministrit Berisha bazohet nė katėr objektiva.

Nė atė tė zhvillimit dhe konsolidimit tė shtetit demokratik, nė themel tė tė cilave qėndrojnė liritė dhe tė drejtat e individit.

I dyti,  nė rikthimin e forcės sė shtetit ligjor, ku ligjet zbatohen tėrėsisht dhe nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė, si dhe ēmontimi i sistemit tė korrupsionit. 

Sė treti, zhvillimi i shpejtė i balancuar dhe i qėndrueshėm ekonomik dhe njerėzor.  Sė katėrti,  integrimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian dhe nė Nato. 

Kėto objektiva, siē tha edhe Kryeministri Berisha mund tė pėrmblidhen nė njė luftė tė ashpėr ndaj krimit tė organizuar apo ndaj asaj qė ai e quajti kioska mafioze dhe krimit tė lidhur me politikėn.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.