|
10
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (09.09.2005)
Besim Abazi
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi ka hedhur poshtė sot akuzat pėr
mitmarrje dhe korrupsion tė cilat nxitėn edhe kėrkesat e opozitės
dhe tė njė pjese tė mjeteve tė informimit pėr dorėheqjen e tij.
Tė
shtunėn e kaluar ai u kthye nga Turqia ku po bėnte pushimet me njė
aeroplan privat, qė thuhet tė ketė kushtuar rreth 20 mijė euro qė
sipas tij janė paguar nga miqtė e tij. Kjo ėshtė pasuar me kritika
tė rrepta meqė sipas ligjeve nė fuqi, zyrtarėt qeveritarė nuk mund
tė pranojnė dhurata qė kanė vlerė mė shumė se 50 euro.
Kryeministri Kosumi nė njė deklaratė pėr opinion ka theksuar se
ishte njė takim i paplanifikuar dhe i domosdoshėm me ambasadorin Kai
Eide qė duhej realizuar nė Prishtinė, e qė ka shtruar nevojėn pėr
ti ndėrprerė pushimet dy ditė mė herėt. Bėrja pozitive e raportit
tė ambasadorit Eide, thuhet nė deklaratėn e tij, ėshtė gjėja mė e
rėndėsishme nė kėtė moment.
Duke pasur parasysh faktin se qeveria e Kosovės nuk ka avion tė
vetin dhe kishte rrezik qė kryeministri tė mos arrinte nė Prishtinė
nė kohėn e duhur ministri i qeverisė sė Kosovės Ethem Ēeku, qė ishte
sė bashku me tė ka siguruar avionin privat pėr kthim.
Kryeministri thekson se nė asnjė moment nuk ka dyshuar se
bashkėshfrytėzimi i kėtij shėrbimi tė mikut tė tij tė vjetėr
familjar, ministrit Ēeku, mund tė konsiderohej marrje e mitos apo
korrupsion.
Nė
deklaratė ai ka nėnvizuar se siē ėshtė shprehur, fushata e disa
mediave dhe e disa qarqeve politike kundėr qeverise dhe atij
personalisht nuk ėshtė e rastėsishme, pasi ndodh pikėrisht nė kohėn
kur Qeveria e Kosovės po shėnon rezultate tė pamohueshme nė zbatimin
e politikave qė janė nė pėrputhje me interesat e popullit dhe tė
ardhmes sė Kosovės.
Kritikat qė bėhen ndaj kryeministrit dhe ndaj Qeverisė, do tė
konsiderohen tė dobishme vetėm derisa tė mos kenė kaluar nė shpikje
dhe ne trillime, ka thėnė kryeministri Kosumi, pėr tė shtuar se
qarqe te caktuara mediale dhe politike, kanė shkuar aq larg nė
trillimet e tyre, saqė kanė shpikur edhe afera seksuale, duke
prekur kėshtu edhe dinjitetin e tij familjar.
Nė
fund tė deklaratės kryeministri Kosumi ka thėnė se pavarėsisht nga
kėto sulme, Qeveria e Kosovės dhe ai si kryeministėr, do tė
vazhdojnė tė punojnė sipas mandatit qė kanė, nė interes tė tė gjithė
qytetarėve tė Kosovės, sepse ky ėshtė orientim, detyrim dhe betim i
tyre.
Kjo
ėshtė hera e parė qė kryeministri ka reaguar gjatė kėsaj jave ndaj
akuzave kundėr tij dhe kėrkesave tė opozitės pėr dorėheqje nga ky
post. Kjo e fundit ndėrkohė ka kėrkuar edhe njė seancė tė
jashtėzakonshme parlamentare pėr tė debatuar kėtė ēėshtje.
|