|
-
10
shtator 2005 /TN
-
-
Prishtinė, 9 shtator 2005 /QIK
- Ligji pėr Pėrdorimin e Gjuhėve nė Kosovė ėshtė mė se i
nevojshėm, ai pėrbėn segment tė rėndėsishėm tė funksionimit tė
shoqėrisė kosovare dhe tė integrimit tė komuniteteve, si dhe tė
ruajtjes sė identitetit tė tyre. Ligji i ri do tė shkėpuste
praktikat e sė shkuarės nė kėtė fushė.
-
-
Kėto ishin disa nga konstatimet e
debatit tė sotėm lidhur me Projektligjin pėr Pėrdorimin e
Gjuhėve nė Kosovė, organizuar nga Komisioni pėr Shėrbime
Publike, Administratė Lokale dhe Media i Kuvendit tė Kosovės, i
kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e komisionit, nė tė cilin
merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues nga Qeveria e Kosovės, UNMIK u,
OSBE ja, pėrfaqėsues nga komunat me popullsi shumetnike etj.
-
U tha se ky projektligj nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse rregullon
ēėshtjen e pėrdorimit tė gjuhėve, dėshmi se nė Kosovė pėrfillen
standardet evropiane edhe nė kėtė lėmė. Ai shpreh traditėn dhe
tolerancėn ndėretnike tė kėtij vendi nė pėrdorimin e gjuhėve.
Gjatė debatit pėrfaqėsuesit e komunitetit turk shtruan kėrkesėn
qė gjuha turke tė ketė statusin e gjuhės sė tretė zyrtare, e jo
si jepen zgjidhjet nė kėtė projektligj.
-
Status tė barabartė pėr gjuhėn shqipe dhe gjuhėn serbe si gjuhė
zyrtare nė Kosovė, pėrdorim tė barabartė nė tė gjitha
institucionet e Kosovės, si dhe pėrdorim tė barabartė tė gjuhės
turke dhe gjuhės boshnjake nė komunat ku ata jetojnė.
-
U Propozua qė kėtij projektligji t'i shtohen edhe dispozitat
ndėshkuese, qė do tė aplikoheshin pėr ata qė nuk zbatojnė ligjin
e ardhshėm.
-
Nekibe Kelmendi theksoi se dyert e komisionit do tė jenė tė
hapura pėr tė gjithė ata qė duan tė kontribuojnė nė pėrsosjen e
tij.
|
|