|
-
10 shtator 2005 / TN
-
-
Prishtinė, 9 shtator 2005 /QIK
- Nė takimin e sotėm tė rregullt javor, shefi i UNMIK-ut Soren
Jesen Petersen dhe kryeministri Bajram Kosumi janė angazhuar pėr
fillimin sa mė tė shpejtė tė pėrgatitjeve pėr statusin e
Kosovės.
-
Petersen theksoi se nė kėtė drejtim tė gjithė janė dakord qė
duhet tė fillojnė pėrgatitjet pa humbur kohė. Pėr kėtė ēėshtje,
tha ai, kishte biseduar edhe me Presidentin Ibrahim Rugova.
-
"Pėrgatitjet pėr statusin duhet tė fillojnė menjėherė.
Institucionet dhe partitė politike duhet qė sė bashku tė arrijnė
njė koncensus kombėtar. Shpresojmė qė Presidenti Rugova do ta
udhėheqė kėtė proces, dhe unė fuqimisht e pėrkrah njė gjė tė
tillė", tha kreu i UNMIK-ut.
-
Nga ana e tij, kryeministri Kosumi theksoi se ka ardhur koha pėr
emėrimin e koordinatorit qė do tė udhėheqė me grupet punuese,
duke mos saktėsuar se kur dhe kush do ta bėjė kėtė.
-
"Ka ardhur koha kur duhet tė emėrohet njė udhėheqės apo
koordinator i cili do tė udhėheqė me grupet punuese pėr
pėrgatitjen e dokumenteve tė duhura pėr statusin final", tha
Kosumi.
-
Po ashtu Petersen e Kosumi gjatė kėtij takimi kanė biseduar edhe
pėr procesin e decentralizimit apo pėr zbatimin e pilot
komunave, duke shprehur gatishmėrinė pėr biseda me pėrfaqėsuesit
e pakicės serbe. Kryeministri tha se zbatimi i pilot komunave do
tė fillojė sė shpejti nė Han tė Elezit, Mamushė dhe Junik,
ndėrsa pėr Graēanicėn dhe Parteshin do tė vendoset mė vonė.
-
"Mendoj se brenda pak kohe do tė fillojmė me disa nga pilot-
projektet siē ėshtė Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku, ndėrsa me
pilot projektet nė Partesh dhe Graēanicė do tė shikojmė mė vonė
mundėsinė e fillimit", tha Kosumi.
-
Lidhur me ēėshtjen e sekretarėve tė pėrhershėm nė disa ministri,
si dhe tė sekretarit tė pėrhershėm tė Qeverisė, Kryeministri tha
se Kėshilli pėr Emėrime tė Larta tė cilin e drejton ai, do t'i
respektojė tė gjitha procedurat ligjore nė tė gjitha rastet.
|
|