|
-
10 shtator 2005 / TN
-
-
Nga Kabil Bushati
-
-
(Live nga Bar "Shkodra")
-
-
Programi pėr qeverinė e re, qė paraqiti mbamė nė Parlament
Kryeministri Berisha, u ndoq me interes nga nji grup artistėsh
shkodranė, bė Barin e ri tė Gazetės Shkodra.
-
-
Mes tavolinave me njerėzit e artit, shquante si vigan edhe
humoristi "mbarėkombėtar", Nexho Shabani, i vetėm si jeremit, pa
gruan tė cilėn si zakonisht e kishte lanė nė shtepi tek Ura e
Keqe.
-
-
Nexhoja shoqėrohej prej sozisė sė tij tė pėrhershme, njiheri dhe
shkrimtar humorist i dekoruar me Urdhrin e Naim Frashrit tė
Klasit tė Parė, zoti Paulin Selimi (pa bashkėshorten, me sa
dukej i kishte ikur fshehurazi Donikės).
-
-
Tė
gjithė ndiqnin me ėndje programin e ri qeveritar qė po paraqiste
Berisha. Nexhoja shpesh herė rrihte dhe shuplakė, nė shenjė
miratimi. Tė pranishmit dėgjuan me vėmėndje edhe vėrejtjet dhe
kritikat e ndashme qė paraqisinin deputetėt sockomunistė,
trashma nė opozitė.
-
-
Gjatė kritikave qė banin rozalinjtė, Nexhoja u nevrikos keqazi
dhe gati i rrėzoi dy tavolina me pije tė ndryshme, por falė
forcės sė krahėve tė Paulin Selimit, Nexhoja u mbėrthye keqas
dhe nuk bani ma asnji lėvizje. . .
-
-
Papritun Nexhoja bėrtiti me tė madhe kundėr folėsve socialistė:
-
-
-
Komunistat janė tė pa fytyrė. Nuk po munden me i gjet asnji tė
metė programit tė qeverisė dhe thojnė se na e kanė kopju ne. . .
-
-
Nė Bar "Shkodra" shpėrtheu gazi. Nexhoja e kishte mbrojt
programin e qeverisė ma mirė se edhe deputetėt blu nė sallėn e
Parlamentit.
|
|