|
09
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (08.09.2005)
Njė analist i
ēėshtjeve ndėrkombėtare i tha Zėrit tė Amerikės se zgjidhja e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe mbijetesa e Bosnjes si shtet
shumėetnik do tė ndikonin pėr tė mos lejuar qė grupet terroriste tė
hedhin rrėnjė nė Ballkan. Profesori i Universitetit Georgetown,
Charles Kupchan i bėri komentet pėr shėrbimin boshnjak tė Zėrit tė
Amerikės gjatė njė konferencė qė u mbyll dje nė Uashington dhe ku
ekspertė tė njohur folėn mbi tė ardhmen e luftės kundėr terrorizmit.
Pyetjes mbi
vendin qė zenė Kosova dhe Bosnja nė luftėn globale kundėr
terrorizmit, profesori dhe analisti Kupchan iu pėrgjegj se tani pėr
tani, Ballkani vazhdon tė mbetet njė rajon dytėsor pėrsa i pėrket tė
qėnit burim sulmesh terroriste dhe se rajoni mė problematik mbetet
Lindja e Mesme.
Por, shtoi analisti,
debati tani zhvillohet i fortė lidhur me ēėshtjen se ēdo tė ndodhė
nė vitet e ardhshme.
Dhe tė
ardhmen e Ballkanit, ai e lidh me te ardhmen e Kosovės dhe tė
Bosnjes.
A do tė ketė njė zgjidhje tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, a
do tė mund tė mbijetojė Bosnja, si njė vend shumėetnik, a do tė
integrohet mbarė rajoni nė Evropė? Nėse pėrgjigja e kėtyre pyetjeve
do tė ishte jo, nė kėtė rast, mund tė imagjinohet qė grupet
terroriste tė hedhin rrėnjė nė Ballkan.
Nė rast tė kundėrt, nė se shohim qė ka pėrmirėsimedrejt pėrpjekjeve
pėr pranimin nė Bashkimin Evropian, do tė thoja se rreziku pėr
terrorizėm nė kėtė rajon mbetet i vogėl, tha profesor Kupchan.
Profesor Kupchan tha se pėr shkak te 11shtatorit, Ballkani deri nė
nje fare mase u largua nga vėmendja e Amerikės, si njė rajon qė
pėrbėn rrezik si burim terrorizmi. Ai tha se pas 11 shtatorit
vėmendja pėrqėndrua tek Afganistani, nė Lindjen e Mesme, por shtoi
analisti, ngadalė, po hyn pėrsėri nė skenė edhe Ballkani, pjesėrisht
pėr shkak tė perspektivės sė negociatave pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės.
Profesori Kupchan mendon se ėshtė e rėndėsishme qė pikėrisht pėr
kėto ēėshtje, qeveria amerikane tė riangazhohet nė Ballkan, jo
vetėm pėr Bosnjen dhe Kosovėn, por edhe pėr Maqedoninė, ku e ardhmja,
sipas tij ėshtė e paqartė dhe ku ėshtė nevojshme tė bėhet progres nė
fushėn e marrėdhėnieve ndėretntike. Profesori Kupchan foli edhe pėr
statusin qe duhet ti jepet Kosovės, si njė ēėshtje imediate, nga e
cila varet edhe e ardhmja e rajonit.
Tani jemi nė momentet kur bashkėsia ndėrkombėtare po pėrgatit
negociatat per statusin pėrfundimtar dhe pikėpamja ime pėr kėtė
ēėshtje, ėshte se Kosova ka marrė drejtimin drejt pavarėsisė.
Analisti tha se do tė ishte nė interesin e qeverisė serbe ta
pėrgatisė popullin pėr njė ndarje zyrtare nga Kosova, ndėrsa vetė
shqiptarėt duhet tė punojnė mė mirė pėr tu pėrgatitur tė drejtojnė
njė shtet demokratik qė tė funksionojė, nėn sundimin e ligjit, njė
shtet tė vetin, tė veēantė dhe tė pavarur, tha Kupchan.
|