|
09
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (08.09.2005)
Njė zyrtar i
lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit thotė se NATO-ja nuk duhet
tė zgjerohet me anėtarė tė rinj tė paktėn deri nė vitin 2008.
Kroacia, Maqedonia dhe Shqipėria kishin shpresa pėr tu anėtarėsuar
qė vitin e ardhshėm.
Zėvendės
ndihmės sekretari i shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė
Kurt Volker thotė se zyrtarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s, qė
zhvilluan sot njė takim nė Bruksel nuk mendojnė se tre vendet
ballkanike janė tė gatshme tė bėhen anėtare tė aleancės.
Ai tha
gjithashtu se zyrtarėt ranė dakord se nuk ishte e udhės qė NATO-ja
tė zgjerohej kėtė vit, ose vitin e ardhshėm. Zoti Volker nuk e
pėrjashtoi mundėsinė e pėrfshirjes sė Ukrainės nė zgjerimin e NATO-s
sė bashku me vendet ballkanike nė vitin 2008. Aleanca ka thėnė se
Ukraina duhet tė zbatojė reforma tė konsiderueshme para se tė
anėtarėsohet.
|