|
-
09
shtator 2005
/ TN
Skėnder Limani
-
-
Edhe njė shkollė/program i gazetarisė nė Kosovė. Quhet KIJAC, e
qė nė gjuhėn shqipe do tė thotė instituti i gazetarisė dhe i
komunikimit i Kosovės (IGKK), me donator kryesor norvegjezėt,
pra, do tė jetė ky institut i gazetarisė i shkollės evropiane tė
pjesės nordike.
-
-
Gazetaria si zanat sjellė ndryshime/ndėrrime nė shoqėri, pa marr
parasysh nėse ato janė pozitive ose negative. Shembull:
Shqipėria e vitit 1997 ishte pasojė e gazetarisė. Lider i
rrėmujės ishte gazetaria, pra, mediumet e ndryshme radiofonike,
elektronike e tė shtypit. Ky ėshtė njė rast/shembull i
keqpėrdorimit tė gazetarisė.
-
-
E
tash, kush e pėrdor ose keqpėrdor gazetarinė? Fillimisht duhet
tė shpjegohet se ēka ėshtė gazetaria, si lindi, kush janė
bartėsit e saj, si funksion, kujt i shėrben, cili ėshtė qėllimi
i gazetarisė, etj. etj.
-
-
Deri nė fillim tė viteve tė 90-tė, nė pjesėn mė tė madhe tė
botės, gazetaria ka qenė, e nė disa rajone tė botės vazhdon tė
jetė, mjeti kryesor i mbajtjes, ruajtjes dhe i ushtrimit tė
pushtetit, pa marr parasysh llojin e tij.
-
-
P.sh: para viteve tė 90-ta nė Krahinėn Socialiste Autonome tė
Kosovės (KSAK), Radiotelevizioni i Prishtinės ishte mjet i
komunistėve kosovarė pėrmes tė cilit ruanin pozitat e tyre
privilegjuese tė pushtetit dhe nė tė njėjtėn kohė proklamonin
atdhedashurinė e tyre. Ironia ėshtė se njėri ndėr protagonistėt
kryesor tė kėsaj ngjarjeje ende vazhdon tė mbetet nė kreun e
Radiotelevizionit tė Kosovės, tė pasluftės.
-
Tė
vazhdojmė mė globalisht. Gjykuar nė pėrgjithėsi, gazetaria
amerikane ėshtė mė e zhvilluara nė botė, tash e sa dekada me
radhė. Gazetarėt e mirėfilltė tė kėsaj dynjaje zhvillimin e
ekonomisė, pra, tė politikės amerikane, e lidhin me zhvillimin e
gazetarisė. Pra, atje, pėrtej detit, gazetaria ėshtė mjeti
kryesor, nėse jo edhe i vetmi, i zhvillimit shoqėror. Pra, mjet
i zhvillimit e jo i mbajtjes mė ēdo kusht tė pushtetit.
Natyrisht, pushtetarėt pėrdorin gazetarinė pėr promovimet e veta
aq sa e lejon realiteti, e jo e kundėrta.
-
-
Ėshtė vėshtirė tė thuhet qė nė Kosovė, por edhe nė fqinjėsinė
tonė, ka gazetari tė mirėfilltė.
-
-
Promovimi i partive politike, promovimi i ministrave dhe i
ministrive tė tyre, promovimi dhe takimet e kryeministrit,
lojėrat sportive, kallėzimi ili-lii motit pėr ditėn e nesėrme,
pastaj mosarsimimi i pėrshtatshėm nė gazetari, mosnjohuria e
pėrgjithshme themelore pėr gazetarinė, mungesa e pėrvojės sė
veprimit tė shoqėrisė nė rrethana tė gazetarisė sė mirėfilltė,
ose siē thonė amerikanėt, mungesa e informatės dhe e informimit
tė duhur para sjelljes sė vendimit, pra, i vendimit tė
informuar, mė tutje, klanizimi i mediave elektronike e tė
shkruara pas luftės, klanizimi i fondacioneve ndėrkombėtare edhe
nė aspektin medial, ndikimi ndėrkombėtar pėr shkak tė
pėrfitimeve tė mėdha financiare e karrieriste politike, pra,
pėrfitimet e individėve ndėrkombėtar nė aspektin financiar e
politik nė kėtė kohė tranzicioni nė Kosovėn e pasluftės e qė
janė marramendėse sa qė shumica nga ndėrkombėtarėt pėrveē
pėrfitimeve financiare e karrieriste nuk kanė ndonjė vėmendje
tjetėr pėr tė punuar nė Kosovė, etj etj., duket tė jetė arsyeja
kryesore e pėrfshirjes mė nė fund edhe tė norvegjezėve nė
Kosovė.
-
-
Natyrisht, qėllimi i KIJAC ėshtė nga mė tė mirėt. Si i tė gjithė
ndėrkombėtarėve tė tjerė kėtu nė Kosovė. Kjo pa dyshim.
-
-
Sipas planprogramit tė KIJAC ēdo gjė ėshtė mė sė miri. Ofrohet
trajnimi i gazetarėve, shkollimi i tyre i lartė, pastaj
synohet demokratizimi i shoqėrisė, ndėrtimi i shkollės sė
gazetarisė sipas standardeve evropiane, etj. etj. Nėse e lexoni
ueb-faqen e KIJAC me kujdes porosia ėshtė kjo: do ti ofrojmė
kosovarėve diēka ēka nuk e kanė, gazetarinė.
-
-
Gjykuar sipas mendjes sė shėndoshė, kjo mund tė hahet. E tėra
ėshtė e vėrtet. Por kėtu ka shumėēka ēka nuk pėrshtatet, nuk i
bie tamam. Nėse nė Kosovė nuk ka gazetari atėherė pse nuk
hapet fakultet i gazetarisė ose edhe ndonjė shkollė e mesme e
gazetarisė por shkohet drejtpėrdrejt nė Program tė
Magjistraturės (MA)?
-
-
Si
duket, logjika e shėndoshė thotė kėshtu: studentėve tė diplomuar
do tu ofrojmė kėtė program tė magjistraturės nė mėnyrė qė pas
pėrfundimit tė kėtij programi arsimor, ata tė jenė nė gjendje tė
ushtrojnė profesionin e gazetarisė nė formė tė mėsimdhėnies,
pra, tė mėsojnė tė tjerėt pėr profesionin e gazetarisė. Edhe kjo
mund tė hahet.
-
-
Tė
ecim pak nėpėr territorin e gazetarisė. Gazetaria ėshtė talent,
diēka ēka vėshtirė se e mėson nė shkollė nėse nuk ke dell pėr
tė. Nė kėtė rast shkollimi ėshtė vetėm ēėshtje administrative
sesa profesionale, sepse gazetaria ėshtė zanat, sikurse ai i
automekanikut, sikurse i njė ndėrtimtari, inxhinieri,
mėsimdhėnėsi, i njė poeti, i njė sportisti, etj., etj. Pra,
ėshtė zanat ku kreativiteti ėshtė pjesa kryesore qė vjen me
talentin, e talenti ėshtė diēka ēka vjen me tė lindur, kjo ėshtė
vėrtetuar edhe shkencėrisht para qindra vjetėsh.
-
-
Natyrisht, shprehja kreative nė kėtė rast nė gazetari do tė
thotė pėrdormi i mjeteve gazetareske pėr tė treguar ose plasuar
lajmin, informatėn. Nėse je gazetar i shtypit atėherė shkrimi
ėshtė mjeti. Nėse je gazetar televiziv atėherė edhe zėri edhe
kamera, montimi i pamjeve/fotografisė/ xhirimeve dhe ndėrlidhja
me zėrin ėshtė mjeti kryesor pėr tė plasuar lajmin. Natyrisht
tėrė kohėn kėtu po llogarisim pėr njohurinė mbi lajmit, pra, se
ēka ėshtė lajmi dhe si nxirret ajo. Si plasohet, pėr kė shėrben,
cili ėshtė qėllimi i lajmit, etj., etj.
-
-
Sigurisht se shumica e pjesėmarrėsve nė programin e
magjistraturės tė ofruar nga KIJAC nuk kanė shkollim tė duhur
gazetaresk por edhe pėrvojė gazetareske, sepse ende nė Kosovė
nuk ka ndonjė fakultet qė aplikon profesionin e gazetarisė,
pėrveē njė shkolle private qė sia vlen as tė pėrmendet, gjykuar
sipas rezultatit. Ironia ėshtė me e madhe qė kur vjen fjala tek
gazetaria gjithmonė kemi tė bėjmė me njerėz tė njėjtė me
rezultate tė njėjta.
-
-
Pra, edhe gazetaria nė Kosovė ėshtė monopolizuar, sikur gjithēka
tjetėr nė Kosovė, pėrfshirė edhe ilaēet. Kjo nuk ėshtė asgjė e
re. Si duket mė nuk ėshtė e re as qėllimi ndėrkombėtar i KIJAC-it,
demokratizimi i Kosovės. Anna Di Lellio, ėshtė emėr i njohur pėr
gazetarėt kosovarė. Person qė kurrė nuk ka bėrė asgjė nė Kosovė
lidhur me zhvillimin e gazetarisė. Person qė ka cilėsuar RTK-nė
si flori tė Kosovės. Tė tjerat mund ti llogaritni vet. E kjo
njėherėsh ėshtė njėra ndėr ligjėrueset nė kėtė Institut...
-
-
Mė
tutje, si mund qė studenti me diplomė tė fakultetit ekonomik tė
magjistrojė nė gazetari, si mund qė studenti i shkencave
politike tė magjistrojė nė gazetari, si mund qė, nė pėrgjithėsi,
studentėt e shkencave shoqėrore ose natyrore tė magjistrojnė nė
gazetari?.
-
-
Si
duket ne nė Kosovė jemi tė nėmur, mallkuar, qė gjėrat asnjėherė
tė mos ja fillojmė mbarė. E nėse gjėrat nuk fillojnė mbarė nė
fillim, ato asnjėherė nuk do tė kryhen, pra, pėrfundojnė.
-
-
E,
kush pėrfiton nga raste tė tilla?
-
-
Pavarėsia e Kosovės dhe unė jo, e tė tjerėt sjanė me rėndėsi.
|
|