|
-
09
shtator 2005
/ TN
-
-
Prishtinė, 8 shtator 2005 /QIK
- Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, zhvilloi takimin e parė
njohės me shefin e ri tė Zyrės sė Ndėrlidhėse Gjermane nė
Prishtinė, Eugen Wollfahrt. Temė bisedimi e kėtij takim ishin
zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe angazhimet e ekzekutivit tė
vendit nė pėrmbushjen e standardeve, si dhe raportet midis
Kosovės dhe Gjermanisė.
-
Pasi i ka uruar suksese z.Wollfahrt nė misionin e tij nė
Kosovės, Kryeministri Kosumika shprehur dėshirėn qė bashkėpunimi
i mirė mes Zyrės tė Gjermane nė Prishtinė dhe Qeverisė sė
Kosovės tė vazhdoj tė thellohet akoma mė shumė.
-
-
Nė kėtė drejtim, Kosumi ka vlerėsuar
lart vizitėn e tij nė Gjermani dhe takimet me autoritetet e
larta gjermane, duke shtuar se Berlini zyrtar ka dhėnė njė
kontributin tė madh nė Kosovė. "Ajo qė ne kemi krijuar nė Kosovė
ėshtė vepėr e popullit tė Kosovės, por edhe e disa vendeve tė
fuqishme evropiane dhe amerikanėve", vuri nė dukje Kosumi duke
shtuar se nė mesin e kėtyre vendeve ėshtė edhe Gjermania.
-
Duke u ndalur rreth zhvillimeve aktuale nė Kosovė, Kosumi ka
njohur diplomatin gjerman me objektivat programore tė qeverisė,
sidomos nė pėrmbushjen e standardeve, pėr tė shtuar se edhe pas
raportit tė ambasadorit Kai Eide qeveria e vendit do tė
angazhohet nė pėrmbushjen e standardeve demokratike dhe
konsolidimin e njė demokracie evropiane nė Kosovė.
-
"Me raportin e ambasadorit Kai Eide nuk pėrfundon puna e
Qeverisė pėr standardet. Ne jemi duke hartuar planin 'Rruga e
Kosovės drejt Evropės' pėrmes tė cilit do tė bėjmė lidhjen midis
standardeve pėr Kosovėn dhe standardeve pėr integrimin nė BE", u
shpreh kryeministri Kosumi.
-
Nga ana e tij, z. Eugen Wollfahrt e ka inkurajuar kryeministrin
Kosumi pėr pikėpamjet dhe opinionet e tij lidhur me proceset
politike nė Kosovė. Ai tha se Qeveria gjermane sė bashku me
partnerėt evropianė dhe SHAB tė do tė pėrkrahin institucionet e
Kosovės nė ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike.
|
|