|
-
09
shtator 2005
/ TN
Beograd, 8 shtator 2005 /QIK
- Bashkimi Evropian po kėrkon njė zgjidhje pėr statusin e
Kosovės e cila do tė jetė njė lloj pavarėsie e kushtėzuar. Kjo
zgjidhje do tė jetė e imponuar edhe Beogradit edhe Prishtinės,
por Kosova megjithatė nuk do tė jetė shtet i vėrtetė, madje dhe
nėse e fiton pavarėsinė nė raport me Beogradin, sepse
sovranitetin e saj do ta kufizojė bashkėsia ndėrkombėtare,
shkruan gazeta "Blic" e Beogradit, e cila citon burimet e afėrta
me pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė Havier Solana.
-
"Nė BE po shqyrtojnė dy ēėshtje kyēe lidhur me statusin e
Kosovės, e kėto janė pavarėsia nga Beogradi dhe ēėshtja e
sovranitetit, pėrkatėsisht shtetėsia e kufizuar e Kosovės nga
ana e bashkėsisė ndėrkombėtare", pohon burimi i kėsaj gazete.
-
Gazeta mė tutje citon bashkėbiseduesin e saj i cili thotė se
bisedimet "do tė nisin me shatėll-diplomacinė", edhe pse BE do
tė donte qė nė njė moment tė zhvillohen bisedime direkte tė
Beogradit dhe Prishtinės. Por zgjidhja e imponuar megjithatė do
tė ishte me kompromis.
-
Bisedimet do t'i udhėheqė diplomati finlandez Marti Ahtisari i
cili do tė ketė edhe tre ndihmės dhe me gjasė do tė jenė Mark
Grosman, si pėrfaqėsues i SHBA-sė, Shtefan Lene nė emėr tė BE-sė
dhe Vladimir Ēizhov nga Rusia, citon gazeta burimin e saj, i
cili historinė e standardeve pėr Kosovėn qė nga fillimi e quan
blof tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
|
|