|
08
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (07.09.2005)
Armand Mero
Nė
Shqipėri presidenti Alfred Moisiu dekretoi sot listėn me 15 ministra
tė kabinetit tė ri qeveritar tė zotit Sali Berisha. Dekretet iu
dėrguan po sot parlamentit. Pasdite kryetarja Jozefina Topalli pas
konsultimeve me kryeministrin Berisha vendosi tė thėrrasė ditėn e
premte seancėn ku do tė diskutohet programi politik, i cili pėrveē
objektivave katėrvjeēare, ka tė pėrcaktuara qartė synimet qė qeveria
e re i ka vėnė vetes pėr 100 ditėt e para tė saj.
Kreu i shtetit Alfred Moisiu nuk e ka mbajtur mė shumė se 48 orė
listėn e ministrave tė pėrzgjedhur nga zoti Sali Berisha pėr tė
drejtuar vendin nė 4 vitet e ardhshme. Sot nė mesditė ai ka firmosur
dekretet pėr tė 15 emrat e kabinetit qeveritar duke i dėrguar mė pas
ato, sipas procedurės, drejt parlamentit.
Drejtueses Jozefina Topalli i janė dashur vetėm pak orė pėr tu
konsultuar me kryeministrin Berisha dhe pėr tė vendosur datėn e
thirrjes sė parlamentit nė seancėn ku do tė prezantohet kabineti pėr
votbesim si dhe programi politik i qeverisė sė djathtė. Kopje tė
programit janė vėnė nė dispozicion tė grupeve parlamentare dhe
deputetėve. Seanca do tė nisė ditėn e premte pasdite nė orėn 17.00.
Programi i qeverisė sė re pėrmban linjat themelore dhe objektivat qė
synohet tė arrihen nė katėr vitet e ardhshme, po njėkohėsisht nė tė
janė parashikuar dhe objektivat afatshkurtėr. Ato ēka kėrkohet tė
realizohen nė 100 ditėt e ardhshme dhe mė pas gjatė vitit 2006. Dy
pikat e para tė programit tė 100 ditėve tė para i janė kushtuar
luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar ku synohet
goditja e shpejtė e grupeve tė njohura kriminale dhe njė ulje e
ndjeshme e krimit ordinare.
Nė
planin ekonomik parashikohet ristrukturimi i administratės tatimore
e doganore dhe pastrimi i tyre nga personat e korruptuar,
pėrgjysmimi i menjėhershėm i tatimeve dhe taksave pėr biznesin e
vogėl, zbatimi i tė cilit nuk do tė mund tė nisė para fundit tė
kėtij viti, reduktimi i shpenzimeve qeveritare dhe rritja e
pensioneve dhe pagave.
Korporata energjitike shqiptare dhe Albtelekomi do tė jenė dy
ndėrmarrjet ndaj tė cilave do tė ketė njė vėmendje tė vecantė. Tė
dyja do tė pėsojnė njė ndryshim tė stafit drejtues, dhe njė kontroll
tė rreptė financiar.
Pėr
Albtelekomin do tė rishikohet kontrata e nėnshkruar nga qeveria Nano
pėr shitjen e tij njė kompanie turke. Por ndėrsa fillimisht ishte
folur pėr prishje automatike tė kontratės, nė program pėrcaktohet se
do tė ketė njė rivlerėsim tė saj me ekspertizė ndėrkombėtare. Nė 100
ditėt e para qeveria e re premton edhe rishikimin e disa ligjeve tė
miratuara nga ish shumica e majtė, si ai pėr legalizimin e banesave,
pėr kthimin e kompensimin e pronave, dhe kompensimin e ish-tė
pėrndjekurve politikė.
|