|
08
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (07.09.2005)
Policia nė
New Orleans njoftoi se do tė zbatojė urdhėrin e kryetarit tė
Bashkisė sė Nju Orleansit qė tė gjithė civilėt qė shpėtuan gjallė
pas uraganit Katrina tė largohen nga qyteti i pėrmbytur.
Duke folur nė
njė konferencė shtypi sot, zyrtarė tė policisė sė qytetit thanė se
do tė bėjnė sė pari evakuimin vullnetar pastaj do tė hyjnė nėpėr
shtėpi dhe strehime tė tjera, ku njerzit qėndrojnė dhe nuk largohen
dhe do tė pėrdorin forcėn e domosdoshme minimale pėr ti evakuar ata.
Tė paktėn disa mijėra banorė tė qytetit New Orleans kanė qėndruar nė
shtėpitė e tyre megjithė zjarret sporadike dhe thirrjet e zyrtarėve
tė qytetit pėr tu larguar.
Inxhinierėt
vazhdojnė punėn pėr largimin e ujit nga Nju Orleansi pas riparimit
tė digės qė u ēa dhe shkaktoi pėrmbytjen e qytetit nga uragani
Katrina para 9 ditėsh. Numri zyrtar i tė vdekurve nga uragani ėshtė
mė i ulėt se ēmendohet tė jetė shifra reale nė Luiziana numėrohen
83 tė vdekur dhe nė Misisipi 196.
Por zyrtarėt
parashikojnė qė ky numėr tė rritet me largimin e ujėrave tė
pėrmbytjeve nė Nju Orleans, ndėrkohė qė ekipet e kėrkimet
kontrollojnė shtėpitė e shkatėrruara nga stuhia. Zyrtarėt nė Nju
Orleans kanė konfirmuar se tė paktėn 30 nga pacientėt e njė qendre
pėr tė moshuarit kanė gjetur vdekjen nga uragani.
Zėdhėnėsi i
Shtėpisė sė Bardhė tha se 180 mijė viktima tė uraganit janė ende
nėpėr vend-strehime nė gjithė vendin. Mijėra tė tjerė janė strehuar
nė shtėpi tė tjera ose po qėndrojnė me miq dhe tė afėrm. Shtėpia e
Bardhė tha se fondi i uraganit Katrina i drejtuar nga ish
presidentėt George Bush dhe Bill Clinton ka grumbulluar deri tani 60
milion dollarė. Zyrtarėt e Kongresit amerikan thonė se Shtėpia e
Bardhė ka nė plan tė kėrkojė 40 miliard dollarė si fonde emergjence
pėr tė financuar fazėn e re tė rimėkėmbjes pas Uraganit Katrina.
Presidenti ka
nėnshkruar njė paketė ndihmash emergjente prej 10 presje 5 miliardė
dollarė pėr viktimat e uraganit. Por udhėheqėsi demokrat nė Senat,
Harry Reid, thotė se uragani mund ti kushtojė qeverisė federale 150
miliard dollarė.
Ndėrkaq,
anketat e opinionit tregojnė se amerikanėt janė tė ndarė nė
pikėpamjet e tyre lidhur me pėrgjigjen e autoriteteve federale dhe
lokale ndaj uraganit Katrina. Sipas njė ankete tė re tė organizatės
Gallup 42 pėr qind e amerikanėve thonė se presidenti Bush bėri njė
punė tė dobėt ose shumė tė dobėt nė pėrgjigje tė katastrofės.
Por 35 pėr
qind e cilėsojnė punėn e tij si tė mirė ose shumė tė mirė. Opinioni
publik pėr punėn qė bėnė autoritetet lokale ėshtė po ashtu i ndarė
nė 35 pėr qind tė publikut qė shprehnin pikėpamje shumė negative dhe
37 pėr qind tė tyre qė kanė pėrshtypje pozitive.
Media
amerikane vazhdon tė pėrqėndrohet nė arsyet pėrse u vonuan
pėrpjekjet pėr evakuim masiv dhe dėrgimi i rezervave ushqimore nė
zonat e goditura. Presidenti Bush dhe anėtarė tė Kongresit janė
zotuar tė zhvillojnė hetime lidhur me problemet nė pėrgjigjen ndaj
katastrofės. Disa ligjvėnės e kanė cilėsuar incidentin - njė dėshtim
tė sistemeve tė reja kombėtare tė gatishmėrisė pėr emergjencat, qė u
krijuan pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001.
Njė zyrtar i
lartė i Departamanentit amerikan tė Shtetit thotė se Shtetet e
Bashkuara kanė pranuar oferta prej afro njė miliardė dollarėsh
ndihmė nga rreth 95 vende pas uraganit Katrina.
Sekretari
Ekzekutiv i Departamentit tė Shtetit Harry Thomas u tha sot
gazetarėve se sfida mė e rėndėsishme do tė jetė qė kėto oferta
bujare tu pėrshtaten nevojave tė popullit amerikan. Departamenti i
Shtetit thotė se Shtetet e Bashkuara kanė marrė shuma tė mėdha nė
dhurime nga Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Po ashtu
departamenti i shtetit thotė se Australia, Kina, India, Irlanda,
Japonia, Maldivet, Omani, Arabia Saudite dhe Jemeni i kanė dhuruar
ndihma nė para Kryqit tė Kuq. Vende tė tjera kanė ofruar paisje.
Zoti Thomas tha se Irani kishte bėrė njė ofertė me kushte, por ai
nuk pranoi tė jepte hollėsi.
|