|
08
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (07.09.2005)
Ardita Simiēia
Qeveria amerikane mendon se status-kuoja nė Kosovė nuk ėshtė as e
qėndrueshme as e pranueshme, theksoi ambasadorja e Shteteve tė
Bashkuara pranė Organizatės pėr Sigurimin nė Evropė.
Ambasadorja Julie Finley e mori fjalėn dje nė njė sesion tė posaēėm
tė OSBE-sė ku ritheksoi qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara se gjendja
aktuale nuk ėshtė e pėlqyeshme nga asnjėra palė dhe mbart rrezikun e
shpėrthimit tė dhunės.
Ambasadorja shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk mendojnė qė mund tė
ketė njė kthim prapa nė gjendjen e vitit 1998, kur Kosova ishte
pjesė e Serbisė, dhe shtoi se po ashtu nuk duhet tė ketė ndarje apo
ndryshim tė territorit aktual tė Kosovės. Por ajo theksoi se qeveria
amerikane nuk mbėshtet ndonjė pėrfundim konkret tė bisedimeve.
Zonja Finley shprehu synimet e qeverisė amerikane pėr tu angazhuar
aktivisht nė negociatat pėr statusin pėrfundimtar, kurdo qė tė
fillojnė ato. Zonja Finley theksoi se Uashingtoni po pret raportin e
tė dėrguarit tė posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kai
Aide lidhur me zbatimin e standardeve tė vendosura nga komuniteti
ndėrkombėtar pėr Kosovėn.
Ambasadorja amerikane i bėri kėto komente nė pėrgjigje tė fjalės qė
mbajti nė sesionin e Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė Ministri i
Jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi, Vuk Drashkoviē, i cili bėri
thirrje pėr kompromis nė negociatat e ardhshme pėr statusin e
Kosovės. Ministri Drashkoviē tha se Beogradi nuk mund tė imagjinojė
njė marrėveshje pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, pa negociata.
Por ai theksoi gatishmėrinė e qeverisė serbe pėr kompromis dhe pėr
njė dialog pa kushte.
Nė
fjalėn e tij, zoti Drashkoviē ritheksoi qėndrimin e Beogradit: mė
shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi, ku nėnvizoi edhe kėrkesėn
pėr garanci evropiane nė tė cilat tė pėrfshihej njė mbrojtje e
serbėve tė Kosovės.
Ambasadorja Finley i bėri thirrje Serbisė dhe Malit tė Zi tė
pėrshpejtojė ritmet e reformave politike dhe ekonomike dhe tė
forcojė shtetin ligjor nė mėnyrė qė tė shpejtohet integrimi i plotė
i vendit nė institucionet euroatlantike. Pėrshpejtimi i reformave,
tha ajo, do tė ndihmojė Serbinė dhe Malin e Zi tė kapėrcejnė sfidat
e mėdha qė paraqet zgjidhja e sė ardhmes sė Kosovės, si dhe e
ardhmja e bashkimit Serbi-Mal i Zi.
Ambasadorja amerikane pranė OSBE-sė, ritheksoi thirrjen e
Uashingtonit qė Beogradi tė dorėzojė nė Gjykatėn e Hagės tė
akuzuarin pėr krime lufte Ratko Mlladiē. Derisa Gjenerali Mlladiē tė
dėrgohet nė Hagė, tha zonja Finley, Shtetet e Bashkuara nuk mund tė
mbėshtesin Serbinė nė pėrpjekjet e saj pėr pėrfshirje nė nismėn
Partneritet pėr Paqe. Ambasadorja Julie Finey theksoi nevojėn pėr
masa tė reja pėr tė nxitur pėrparim nė Serbinė jugore, veēanėrisht
nė drejtim tė zhvillimit ekonomik dhe tė integrimit tė pakicave nė
institucionet shtetėrore.
Takimi i Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė zhvillohet ndėrkohė qė
pritet raporti i tė dėrguarit tė posaēėm tė Sekretarit tė
Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kai Aide, mbi pėrmbushjen e standardeve
ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Shumica shqiptare nė Kosovė shpreson qė
ky raport do tė pasohet me hapjen e negociatave pėr zgjidhjen e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
|