|
08
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (07.09.2005)
Astrit Lulushi, Nju
Jork
Mbrėmė nė Nju Jork, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan nderoi me
ēmimin Duart e Shpresės, ish senatorin amerikan Robert Dole dhe me
ēmimin pėr Arritje Jetėsore, analistin Elez Biberaj.
Ish
senatori Dole dhe doktor Biberaj u vlerėsuan nga komuniteti
shqiptaro-amerikan; zoti Doll pėr ndikimin e tij gjatė periudhės si
senator nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqiptarėve tė Kosovės dhe
zoti Biberaj pėr rolin e tij gjatė njė periudhe prej mė shume se dy
dekadash si njė ndėr analistėt e parė nė Shtetet e Bashkuara qė
shtroi ēėshtjet shqiptare para njė publiku anglisht folės.
Ēmimi Duart e Shpresės ėshtė medalja mė lartė qė Kėshilli Kombėtar
Shqiptaro Amerikan u jep ēdo vit atyre qė janė dalluar pėr
kontribute nė tė mirė tė kombit shqiptar. Me kėtė ēmim janė nderuar
nė tė kaluarėn personalitete mjaft tė njohura, pėrfshi ish
presidenti Klinton, ish sekretarėt e shteti Baker e Albright.
Robert
Dole ėshtė njė nga senatorėt e parė amerikanė qė u vuri veshin
seriozisht thirrjeve protestuese tė shqiptarėve tė Kosovės gjatė
viteve 1980 kur ata shtypeshin e diskriminoheshin hapur nga regjimi
i Milloshevicit. Dhe sa me shumė qė u njoh ketė gjendje tė rėnduar
aq me tepėr senatori Dole iu pėrkushtua mbrojtjes sė tyre, duke u
bėre nė Senat njė nga zėrat mė tė fuqishėm e mė me ndikim nė
mbrojtje te shqiptareve.
Ish
senatori Dole tha se shqiptarėt kanė ēėshtje tė pazgjidhura e
probleme, por gjendja e tyre kurrė nuk ka qenė mė mirė se sot.
Pavarėsia e Kosovės ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Nė Shqipėri
pavarėsisht se cila parti vjen nė pushtet, si pozita edhe opozita
janė njėsoj miq e pėrkrahės tė Shteteve tė Bashkuara.
Nė
Maqedoni, marrėveshja e Ohrit po zbatohet, ndėrsa nė Mal tė
Zi,ndėrsa kjo republikė bėn pėrpjekje pėr pavarėsi, ēėshtja e tė
drejtave tė shqiptarėve e shqiptarėve kanė dalė nė plan tė parė.
Zoti Dole pėrshėndeti fitoren e demokratėve nė Shqipėri, dhe i uroi
shėrim sa mė tė shpejtė, presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, i
cili kishte planifikuar tė merrte pjesė nė ceremoninė e mbrėmshme,
por e anuloi vizitėn pėr arsye shėndetėsore.
Pėr senatorin Dole thuhet se ėshtė njė nga figurat mė tė larta me
kohėzgjatje mė tė madhe nė partinė republikane. Por pėrpara se zoti
Doke tė bėhej figurė e njohur, si kongresmen, senator e kandidat
presidencial, ai ishte njė shtetas i zakonshėm qė i shėrbente me
heroizėm atdheut tė vet.
Nė
vitin 1945, nė moshėn 20 vjeēare, toger i ushtrisė amerikane Bob
Dole dergjej plotėsisht i paralizuar nė njė spital fushor ushtarak
nė Itali, si pasojė plagėve tė rėnda tė marra nė ditėt e fundit tė
luftės sė dytė botėrore gjatė luftimeve pėr ēlirimin e Romės.
Kur
shumėkush mendonte se jeta e tij po merrte fund dhe ndėrsa mjekėt
mendonin se edhe po tė mbetej gjalle, ai kurrė nuk do tė ishte nė
gjendje tė lėvizte as nga shtrati, Bob Dole i hyri karrierės
politike si pėr tė treguar se vuajtjet bėhen pengesa vetėm kur
shikohen si te tilla. "Vėshtirėsia mund tė jetė njė mėsuese e
ashpėr, por mėsimet e saj shpesh pėrcaktojnė jetėn tonė", shkruan
senatori Dole nė librin e tij me kujtime, Tregim i njė ushtari,
botuar muajt e fundit nė Shtetet e Bashkuara.
Gjatė ceremonisė se mbrėmshme, shqiptarėt e Amerikės nderuan edhe
studiuesin dhe analistin Elez Biberajn, autor i disa librave, dhe
shume monografive e artikujve rreth ēėshtjeve shqiptare. Doktor
Biberaj ėshtė gjithashtu bashkėpunėtor nė hartimin e disa
enciklopedive, perfshi atė britanike nė kapitujt mbi Shqipėrinė dhe
shqiptarėt.
Familja Biberaj mbėrriti nė Amerikė nga kampet e refugjateve te
Italisė, nė vitin 1968. Elezi atėherė ishte 15 vjeē. Prindėrit e tij
ishin arratisur nga Shqipėria nė vitin 1951 pėr t'u shpėtuar
burgjeve dhe persekutimeve.
Ata
vendosėn tė qėndronin nė fshatrat e Malit te zi me shpresė qė sapo
tė hapej kufiri tė ktheheshin menjėherė nė vendlindje e tyre,
Tropojė. Por vitet kalonin dhe shpresat zbeheshin. Emigrimi i tyre
ashtu si i shume tė tjerėve dukej se do tė ishte i pėrhershėm.
Familja Biberaj morri edhe njė here rrugėn e shpėrnguljes, kėtė herė
pėr nė Itali pėr tė ardhur nė Shtetet e Bashkuara.
Ashtu si shumica e emigranteve te rinj, Elezi kreu punė tė ndryshme,
pa iu ndarė pėr asnjė ēast studimeve. Nė vitin 1985, zoti Biberaj
morri titullin doktor i shkencave politike nga universiteti i
njohur Kolumbia nė Nju Jork. Atėherė ai kishte filluar tė njihej si
njė nga analistėt e pakėt nė Shtetet e Bashkuara, njohės tė
ēėshtjeve shqiptare.
Mund tė thuhet se doktor Biberaj, ėshtė ndoshta njė nga shqiptarėt e
parė tė emigracionit politik qė zbriti nė tokėn shqiptare pas rėnies
sė komunizmit me 1991, si pėrkthyes zyrtar i sekretarit amerikan te
shteti James Baker.
Doktor Biberaj ėshtė aktualisht redaktor pėrgjegjės nė divizionin e
Euro-Azisė pranė Zėrit tė Amerikės. Pėr kėtė radio, doktor Biberaj
filloi tė punonte nė vitin 1980. Mė 1982 ai kaloi nė divizionin e
lajmeve anglisht tė kėsaj agjencie qeveritare dhe mė 1986 u caktua
shef i seksionit shqip te Zėrit te Amerikės.
Pėr
afro 20 vjetė, qė doktor Biberaj drejtoi kėtė seksion radiofonik e
mė pas televiziv, bota shqiptare kaloi nė faza shpėrthyese e
pėrmbysjesh tė thella, mė e fundit lufta nė Kosovė, njė zhvillim i
cili do tė mjaftonte pėr tė mjaftonte pėr tė vėrtetuar tezėn e
mbrojtur prej dekadash nga doktor Biberaj, se Kosova ishte njė fuēi
baroti, prandaj edhe kėrkonte vėmendjen e perėndimit e tė Shteteve
te Bashkuara.
|