|
-
"Vigan nė Krisht e nė Vatan. Vetė Zoti pat
vendosur, qė njė bir i Oroshit tė kaptoj oqeanin dhe tė mbjellė
nė Tokėn e Bekuar fidanin e Ungjillit ndėr vėllezėrit shqiptarė
nė mėrgat, tė cilėt qenė nisur nė rrugėn e humbjes dhe tė
tretjes sė madhe. Imzot Dr. Zef Oroshi, ėshtė i pari kapelan i
Kishės katolike shqiptare nė Amerikė. Ai themeloi bashkė me
komunitetin e New York - ut nė emigracion Kishėn katolike "Zoja
e Shkodrės", duke u bėrė ushqim i shpresės e shpirtin katolik nė
Krishtin tė shqiptarėve nė kurbet, tė cilėt pėrmes thonjėsh tė
pėrgjakur, kishin mundur t'i shpėtonin bishės komuniste, por qė
vuajtja e mundimi i kishte shoqėruar tė kalonin oqeanin drejt
tokės sė ėndėrruar."
Zef
Pėrgega
-
-
-
Nga Klajd KAPINOVA, Nju Jork
(ShBA)
-
-
Pėr njė kohė tė shkurtė u bė
personaliteti i njohur nė Evropė e ShBA
-
-
Oroshi, ėshtė ish qendra e Mirditės.
Ajo, pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik, nė qendėr tė
maleve tė Veriut, duke u njohur me traditat e saj si njė krahinė
katolike, ka qenė ndėr shekuj njė kėshtjellė e fortė e
shqiptarizmės, njė epiqendėr e fuqishme e tėrmetit kundėrosman
pėr shekuj me radhė. Pėr mė tepėr, krahina nė fjalė, ėshtė
qeverisur gjithmonė me dinjitet, nė bazė tė kanunit tė maleve
dhe pėr kohėn e mungesės sė shtetit dhe tė drejtės (ligjeve ose
kushtetutės) sė shkruar.
-
-
Kanuni i Lekė Dukagjinit, ishte njė
nevojė e domosdoshme, pėr tė drejtuar jetėn e bashkėsisė nėpėr
Malėsi tė Veriut, nė tė cilėn, ka zėnė vend nė histori Mirdita
me qendrėn e saj Oroshin.
-
-
Mbiemri Oroshi, qė prelati mbarti me
dinjitet, lajmėron se ai kishte lindur mė 23 nėntor 1912, pesė
ditė para Ngritjes sė Flamurit tė Gjergj Kastriotit, nė Tokėn e
Kathedraleve (deri nė shek. XIX numėronte 200 kisha), kėtij
limani vigan tė kryengritjeve pėr flamurin e lirė, qė ishte e
mbeti Mirdita, sikurse shkruhet nė titullin e librit tė
studiuesit e publicistit tė begatė Ndue Dedaj. 15 vjet mė mbas
gjendet nė Seminarin Papnor nė Shkodėr.
-
-
Mėsimet fillestare Zef Oroshi i
mbaroi nė vendlindje, ndėrsa mėsimet e mesme i nis nė vitin 1927
nė Seminarin e njohur tė Jezuitve nė Shkodėr. I etur pėr dije tė
thella e kulturė tė pasur civilizuese e fetare Perėndimore,
vijon studimet e larta mė 1936 - 1940 nė degėn adhuruese tė
teolgjisė e filozofisė nė Romė tė Italisė nė Kolegjėn
"Propaganda Fide", sėbashku me 14 djem tė tjerė tė rinj
shqiptarė.
-
-
Nė vitin 1937, tė rinjtė studentė shqiptarė nė
Romė, themelojnė Shoqnin Letrare "Shėn Asti" (Astius) dhe
kėrkojnė prej At Gjergj Fishtės, Don Ndre Mjedjes, Prof. Ernest
Koliqit, Kristo Floqit, Imzot Dr. Fan Stilian Nolit, Haxhiademit
etj., autorė tė kohės t'u dėrgojnė nga njė kopje tė gjithė
veprave tė tyre. "Simbas, Oroshit, kujton Prof. Zef
Neka me banim nė California,
secili prej tyne (autorėve) ua plotsoi at dishirė me kėnaqsi.
-
-
Dy vjet ma vonė Zef Oroshi bahet Kryetar i asaj
Shoqnie Letrare dhe i teket me kėrkue lejen e eprorėve pėr ta
grishė (ftuar, shėnimi im K.K.) At Fishtėn pėr drekė qi t'u
mbante nji fjalim e t'u epte ndonnji kėshillė. Me at rast, ai u
njoft pėr s'afėrmi me Poetin Kombtar, e admiroi dhe padyshim
nxuni shum prej tij."
-
Kardinali italian Shkėlqėsia e Tij
Mons Fumassoni Biondi, Prefekt i Propoganda Fide (sot
Ungjillizimi i Popujve), e shuguron, duke i dhuruar petkat dhe
koletin e meshtarit.
-
-
Pushtimi i zi fashist nga Italia mė
7 prill 1939, do t'i linte shije tė hidhur e pakėnaqsie tė
thellė, tė cilėn, e reflekton nė forma tė ndryshme, si revoltė e
ashpėr nė mbrojtje tė Flamurit Kuq e Zi, tė ngritur nga Dedė
Gjon Luli mė 6 Prill 1911, e qė ruhej me pėrkujdesje nė Kuvendin
Franēeskan nė Jeruzalemin e vogėl shqiptar - Shkodėr.
-
-
Duke mos synuar pėr tė thenė
gjithēka mbi mėshtarin nė kėtė shkrim, po ofroj telegrafikisht
disa tė dhėna, tė rrėfyer nga pėrsonazhe tė ndryshme fetare,
kulturore dhe aktivistė atdhetarė, si dhe dokumentet, shtypi,
gojėdhėnat, shkrimet e dorėshkrimet. Nė tė ardhmen e afėrt, do
tė ofrojmė jetėshkrimin kushtuar Imzot Dr. Zef Oroshit,
letėrkėmbimet e pasura, etj., pėr tė cilin, si bashkautorė ka
disa vite qė po punoj...
-
-
Abati i Mirditės dhe Delegati
(Regent) Apostolik (kur ėshtė dėbuar nga qeveria komuniste e
Tiranės Imzot Leone Nigris Delegat Apostolik nė Shqipėri deri mė
5 maj 1945, shėnimi im K. K.) Imzot Frano P. Gjini (1886 -
1948), e kishte Don Zef Oroshin meshtar tė ri, tė cilin, e emron
nė vitin 1940 famullitar tė katundit Ungrej.
-
-
Mbas 12 vjetėve (1940 - 1952) si
pasojė e pėrndjekjeve tė sigurimit dhe martirizimeve tė
vėllezėrve nė Krishtin, nė kohėn e ateizmit tė gjirokastritit
hoxhist, mbasi thotė meshėn e pagėzon njė fėmijė, hoqi shpejt
veladonin (pėr t'a rivesh pėrgjithmonė mbas disa muajve nė
Kishėn San Bastiglio nė Romė) dhe mori udhėn e arratisjes nėpėr
male, duke iu bashkuar forcave tė rezistencės kundėrkomuniste.
-
-
Pėr 8 - 9 muaj qėndron mes maleve,
nė shpella, shi e borė, duke provuar mundimet e Krishtit, qė
salvohet nga tė pafetė. Nė ditėn e Pashkėve 1952, pėr 15 trimat
e lirisė mes maleve tė Mirditės (pyjet e Molungut) thotė meshėn
nė orėt e para tė mėngjesit, ku, Zoti i dėgjon lutjet, duke e
shpėtuar e udhėhequr drejt tokės sė lirė.
-
-
Nė gusht 1952, ai gjendet nė tokat
shqiptare nė Dardani pėr 3 muaj, duke kaluar e qėndruar pėr pak
kohė nė Gjakovė, Pejė, Mitrovicė dhe shkon nė Beograd. Dera e
Gjomarkajve tė vendlindjes sė vet, falė bujarisė tradicionale i
dėrgon katėr garanci, pėr tė shkuar nė Itali. Sėbashku me
meshtarėt At Daniel Gjeēaj O.F.M. (Ordo Fratrum Minorum =
Rregulli i Vėllezėrve tė Vegjėl), At Ambroz Martini O.F.M dhe
Don Nikollė Kimza, nisėn pėr nė Trieste, ku, mbas udhėtimit me
Don Kimzėn qenė mysafirė nė shtėpinė e Markagjonajve tė
Kapidanėve tė Mirditės.
-
-
Ishte viti 1953, kur ai gjendet para
ėndrrės rinore. Mė tė mbėrritur nė Romė, fillon pėrpjekjet dhe
takimet me klerikė, pėr tė vijuar studimet e larta pėr teologji.
Kėtė dėshirė zemre e pėrkushtimi pėr dituritė, shumė vite mė
parė ia kishte shprehur ish - eprorit tė lartė abatit ipeshkėv
Imzot Frano Gjinit. Dhe Zoti e ndihmoi, mbasi kishte ndjekur nga
afėr kalvarin e vuajtjeve, pėr tė ardhur deri tek Portat e
Piazza di San Pietro nė Itali.
-
-
Paralel me studimet e larta, i
kėrkoj Selisė sė Shenjtė, qė t'i miratoj kėrkesėn (dekretin),
pėr tė qenė Kapelan katolik (misionar), pėr bashkėatdhetarėt, qė
gjendeshin nė Romė.
-
-
Njė pjesė e grigjės sė tij kishin
shprehur dėshirėn pėr tė ikur nė ShBA, ku, Imzot Oroshi i
ndihmon, falė bujarisė tė gjithė pa dallim feje. Bile, sikurse
kujtojnė miqtė e tij prelati, ka ndihmuar edhe njė hoxhė pėr tė
ardhur nė Tokėn e Bekuar. Ai menjėherė filloj veprimtarinė
intelektuale e baritore, duke u marrė pikėsėpari me shqipėrimin
e librave tė rėndėsishme, me tė cilėn do tė pėrhapte fjalėn
Hyjnore tė Krishtit.
-
-
Kėshtu pėrfundoi shqipėrimin e
librave: "Katekizmi" (1953), "Ungjilli simbas Mateut" (1953),
"Studimet e Bioshme" (1953), duke mos lėnė mbas dore studimin e
leksioneve tė disiplinave tė univesitetit nė vitin e parė
akademik (1953 - 1954).
-
-
Dashuria e respekti pėr shkrimtarėt
gegė veriore, qė kishin vulosur me erudicionin e tyre, u bėnė
objekt i studimeve tė tij. Pėr tė qenė mė konkret, ai zgjodhi
shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern Prof. E. Koliqin dhe
kontributin nė fushėn e letėrsisė shqipe. Nė Universitetin e
famshėm tė Romės "Angelicum", nė vitin 1958, vijon studimet e
vitit tė pestė nė degėn adhuruese tė teologjisė.
-
-
Kėtu merr pėr tė trajtuar
filozofikisht 20 teza pėr shkencėn e Teologjisė, duke e mbrojtur
(nė vitin 1960) me sukses temėn: "Njė reformator i madh i Kishės
irlandeze tė shekullit XII", pėr gradėn shkencore Doktor, para
pesė profesorėve tė njohur italianė dhe njė tė Universitetit tė
Oxford - it nė Angli.
-
-
Krimineli famkeq Toger Baba, me
urdhėr tė Rita Markos, Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhės, e ndiqte
kėmba kėmbės Don Zefin pėr ta vrarė, ashtu sikurse masakruar pa
gjyq 101 vetė nė qarkun Shkodėr, Malėsi e Madhe (Kelmend),
Lezhė, Mirditė.
-
-
". Vetė Mehmet Shehu pati deklarue,
se Dom Zefit ia fali jetėn, por nė gjyq duhet me dalė. Nji e
thanė tjetėr ishte e sigurt:
-
-
"Sa t'i peshoj trupi i tij aq
flori japim pėr atė qė na e fut nė kurth gjallė apo vdekun Dom
Zefin". Nga ujqit nė qeveri e ujqėrit e malit, kjem tė
detyruem tė iknim, sepse tė dyja palėt turreshin mbas erės sė
gjakut. Preng Pėrdoda, po ecte pak pėrpara dhe u fut nė gjirin e
nji kepi sa rafti. Sapo vuna kamben e djathtė ndigjova zanin e
tij: "O shkova megjith gur." Menjiherė kapa degėn e frashnit e e
tėrhoqa pėr xhakete duke i shpėtue jetėn." (Pergega, f. 60)
-
-
Pjetėr Kolė Smajlaj (1941) me banim
ne New York, kujton shumė episode tė paharruara me klerikun
Imzot Zef Oroshi, tė cilat i rrėfen pėr herė tė parė, mbasi
ishte njė mik i afėrt i tij. Kujtimet e paharruara, pėr prijėsin
e besimtarėve jetojnė ende nė zemrat e ēdo mėrgimtari. Kėshtu,
tregon pėr bariun shpirtėror, se meshtarit, i duhej me thanė
meshė nė Arthur Avenue, Bronx, New York (Mercato Italy), nė njė
shkollė 8 - vjeēare pėr besimtarėt e paktė asokohe.
-
-
Nė kujtesėn e besimtarit malėsor i
ka mbetur e shėnuar historiku i Kishės katolike shqiptare "Zoja
e Shkodrės". Ajo zė fill me hapat e para tė dy enteve, qė i
paraprijnė asaj, sikurse krijimi i Qendrės Katolike Shqiptaro -
Amerikane "Zoja e Kshillit t'Mir", e themeluar nga i ndjeri Msgr
Zef Oroshi mė 1969 dhe Qendrės Katolike Shqiptare tė Shėn Palit
e Shėn Pjetrit, e themeluar nga i ndjeri Don Lazėr Sheldija nė
vitin 1973.
-
-
Bashkimi i dy qendrave nė fjalė,
solli frytin e krijimit tė Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e
Shkodrės", mė 16 qershor 1962, pėr tė cilėn ėshtė shkruar nė
revisten "Jeta Katolike". Organi i Kishės, filloj tė botohet tre
vjet mė vonė nga "Lidhja Katolike Shqiptaro - Amerikane".
Botuesi e kryeredaktori 70% tė organit e pėrgatiste vetė, ku,
shpesh nuk vendoste emrin e vet, dhe nė raste tė tjera ka
pėrdorur nėnshkrimin Theologu, Zodiaku etj.
-
-
Revista, gjatė jetės fetare e
kulturore, pati disa ndėrprerje dhe prej vitit 1996 - 2005, ka
filluar tė dalė rregullisht si e pėrkohshme tre mujore.
Nismėtarėt e themelimit tė Shoqates, sikurse thekson edhe Pjetėr
Smajlaj, ėshtė bėrė nga kontributi i drejtpėrdrejtė i dy
meshtarėve shqiptarė: Imzot Dr. Zef Oroshi e At Prof. Dr. Andrea
Nargaj O.F.M., tė ndihmuar nga njė grup tė vogėl katolikėsh
shqiptar, qė ndodheshin prej shumė viteve nė ShBA.
-
-
Ata kishin ardhur nga kampet e
refugjatėve tė Italisė e Austrisė. Pėr mė tepėr, Lidhja Katolike,
u formua nė njė mbledhje tė mbajtur nė Kishėn Katolike Sllovene
tė Shėn Qirilit, nė "Saint Mark's Pace", nė Manhattan, New York.
Nė mbledhje, si mysafirė, morėn pjesė, mes tė tjerėve, edhe
Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit 'Shqipnia e Lirė'
e Stavri Qiriako nga Bashkėsia Orthodokse Shqiptaro - Amerikane.
-
-
Mė 21 korrik 1962, u mbajt mbledhja
e dytė, me tė cilėn filloj veprimtaria e organizuar e
komunitetit katolik shqiptarė nė New York me rrethina. Nė
mbledhje u zgjodh Kėshilli i parė i Lidhjes i pėrbėrė nga Dr.
Henrrik Gurashi, kryetar, Tonin Mirakaj, sekretar, Loro Stajka,
arkėtar e Zef Ēupi, Mark Bajraktari, Zef Hasani e Pashko Deda,
antar.
-
-
Mė 22 korrik 1962, filloi mesha e
rregullt javore, natyrisht e mbajtur nė kisha katolike amerikane.
Shėrbimet liturgjike vazhduan tė kryehen nė kisha tė huaja deri
mė 24 dhjetor 1969, kur nė mesnatė, Natėn e Krishtlindjes, Imzot
Dr. Zef Oroshi kremtoi Meshėn e Parė nė Qendrėn e porsablerė, nė
4221 Park Avenue, Bronx, New York. (Our Lady of Shkodra, f. 21).
-
-
Pėr herė tė dytė, shqiptarėt shohin
meshė nė Fordham University Catholic (ku, ka pėrfunduar studimet
e larta akademike ish - Presidenti i 35 -tė demokrat (1961 -
1963) i vrarė i ShBA - sė John Fitzgerald Kennedy (1917 -
1963)), mbasi nuk ishte e mundur tė vijohen shėrbesat fetare nė
vendin e mėparshėm.
-
-
Asokohe Monsinjori, qė ishte meshtar
i emėruar, pėr shėrbesa fetare nė St. Raymond (East Tremont
Avenue, Bronx, New York, N.Y.) dhe megjithėse ēonte meshė nė
kishėn amerikane, gjithnjė me shpirt e zemėr rrinte pranė
komunitetit katolik shqiptarė.
-
-
Pjetri shton: "Ishte me tė vėrtet
Dritė nė Krishtin! Nji ditė Don Zefi, gjatė nji bisede tregon,
se disa shqiptarė shkojnė tek meshtari, pėr t'i krye nji shėrbim
fetar, nė kishen amerikane, ku ai ēonte meshėn.
-
-
Mbasi pėrfundon ritin, disa meshtarė
amerikanė i thonė: "Si mundesh ti me u marrė vesht me kėto gjind
kėshtu?!" Ai u tha, se: "Heroi jonė Nacional Gjergj
Kastrioti, nuk luftoi pėr 25 vjet me rradh as me serb, as me
italian etj., por me bashkėatdhetarėt e vet ka ngallnjye
gjithmonė".
-
-
Pėrsėri njė ditė tjetėr, disa
besimtarė iu ankuan meshtarit Dr. Oroshit, qė tė mendojmė
sėbashku pėr njė kishė katolike, pėr tė gjithė shqiptarėt, mbasi
ajo do tė jetė shtėpia e pėrbashkėt, pėr t'iu pėrkushtuar lutjet
Zotit, pėr hallet e shumta nė emigracion.
-
-
Meshtari, falė shpirtit tė
inisiativės e besimit tė pėrhershėm, qė kishte nė vetvete dhe
popullin e devotshėm nė fenė e Krishtit, menjėherė iu pėrgjigj
me fjalėt: "Pėr Kresht (Krisht), ata po na bajnė nder, se do tė
detyrohena me ble kishėn tonė".
-
-
Dhe mė 1973, u realizua dėshira e
madhe e klerikut tė pėrkushtuar nė trinomin Fe - Atdhe -
Pėrparim, mbas 6 vjetėve fushatė, pėr grumbullimin e kontributit
financiar tė bashkėatdhetarėve (prej vitit 1963 - 1969, ishte
thėnė meshė nė ambientet e shkollės), nė praninė e besimtarėve,
u bė bekimi i Kishės sė re, mes njė atmosfere tė madhe gėzimi,
me tė cilin ishte bashkuar pėrmes mesazhit edhe ish - Kardinali
i New York - ut, i ndjeri Arqipeshkėvi Metropolitan Eminenca e
Tij Terence Cooke.
-
-
Po tė shikosh me kujdes fotot e
botuar nė koleksionin e revistės "Jeta Katolike" asokohe, syri
dallon menjėherė pamjen artkitektonike tė projektuesit, ku,
Shtėpia e Zotit Kisha kishte formėn e kryeqit latin, me
kumbonare, me hapėsirė mbas lterit, me drita tė zbukuruara, qė
ndriēojnė fuguret e shenjtorėve dhe afresket e shėnjtorėve nė
pikturė. Kėtu shquhej njė ballkon, brenda ambienteve tė Kishės
dhe nė fasadet e saj janė tė vendosur truporet e Shėn Ndout,
Shėn Nikolla, "Nana e Kshillit t'Mir", etj., ndėr mė tė
adhuruarit me devocion tė besimtarėve tė krishterė e
jokrishterė.
-
-
Bariu nacionalist e dijetari i
shqiptarėve, la njė emėr shumė tė mirė nė fushėn e publicistikės
me botimeve nė gjuhėn shqipe. Ishte ai qė shqipėroi librin
"Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve" (Romė, 1960, 1979), nė
gjuhėn e ėmbėl gegė, aq tė nevojshėm pėr shqiptarėt. Ishte tepėr
enėrgjik, nė kryerjen me saktėsi deri nė fund tė ēdo detyre qė
merrte pėrsipėr.
-
-
Don Zefi me modestinė tipike, ishte
njė bibliotekė qė ecte me dy kėmbė, enciklopedi e gjallė, qė nuk
dinte tė shterronte kurrė pėr nga kultura e pasur qė zotėronte.
-
-
Mbas Koncilit II Vatikanas mė 1967,
tashmė mesha nuk do tė thuhej mė nė gjuhėn tradicionale latine,
por nė gjuhėn respektive tė ēdo populli, qė ushtron besimin
katolik.
-
-
Eshte bėrė traditė nė ēdo shtet, pėr
meshtarėt, kur emėrohen si barinj shpirtėror nė shtete tė
ndryshme tė botės, duhet tė flasin gjuhėn e popujve qė u
shėrbejnė me sakramente e ēojnė meshėn nė kishė. Nė kėtė mėnyrė,
kuptohet e pėrjetohet mė kjartė domethėnia e doktrinės sė
krishterė.
-
-
Prelati Oroshi, ishte pėrsonifikimi
i zellit bjeshkėnor. Fjalėmjaltė e i matur me shqiptarėt, pa
dallim pėrkatėsie fetare, i pranishėm nė tė gjitha takimet dhe
tubimet, mesazhpėrcjellės shprese e mirėsie, koordinues i
aktiviteteve nė dobi tė ēėshtjes shqiptare apo nė pėrkujtim tė
ngjarjeve historike e figurave, qė kanė lėnė emėr tė madh nė
piedetalin e identitetit tonė, sėbashku me Imzot Nolin e
meshtarė tė tjerė ortodoksė dhe me drejtuesit e komunitetit
musliman, si: Hirėsia e Tij Salih Myftia, Imam Isa Hoxhėn e
Vehbi Ismailin, Hoxhė Perollin, Sheh Halilin, Baba Rexhepin etj.
-
-
Shprehja me fjalė tė zgjedhura e
mbresėlėnėse, erudicioni dhe edukata e thellė ekumenike e Imzot
Oroshit, ishin ftesa e sė dielės edhe pėr shqiptarėt e besimeve
tė tjera, shumė prej tė cilėve shkonin pėr tė dėgjuar predikimin
(homelinė) nė kishė.
-
-
Si njeri me kapacitet human, si mjek
i mirė me ilaēet e Krishtit, shėron shumė plagė ndėr shqiptarė e
kosovarė, mėrgimtarė tė infektuar nga dhuna e ushtruar nga
rregjimet e njėjta totalitare. (Pergega, f. 33)
-
-
Ai, kishte parasysh filozofinė e
papėve tė Romės, se ungjillizimi i popujve, mund tė bėhet i
sukseshėm, pėrmes katekizmit dhe shtypit katolik. Po tė
vėzhgohet meshtari emigrant nė vetėdijėn e tij, natyrshėm do tė
shohim, se jetojnė nė unitet feja e atdheu, adhurimi i pakufi
pėr binomin e pazgjidhshėm, qė ishin e mbetėn deri sa ndėrroi
jetė Zoti e dashuria e pashuar pėr Shqipėrinė e krahinėn e
vendlindjes.
-
-
Dr. Oroshi, edhe gjatė meshėve nė
kishat amerikane, bėri apel pėr tė drejtėn e popullit pėr liri
civile, besimi, pėr tė cilėn vuante shpirtėrisht e punoi me
devocion me miqtė amerikanė e aktivistė tė palodhur
bashkėatdhetarė kudo nėpėr botė.
-
-
Projektues e aktivisti i flaktė,
mbetet si frymėzuesi i bashkėatdhetarėve nė organizimin e disa
tubimeve kundėrkomuniste dhe liri besimi nė Shqipni para
Organizatės sė Nacioneve tė Bashkuara nė Manhattan New York.
-
-
Kėtė detyrė tė rėndėsishėm, e zbatoi
edhe mė tej nė jetė, duke themeluar shtypin katolik, ku,
revistės popullore e pagėzoi me emrin: "Jeta Katholike
Shqiptare" (1965), nėn trinomin Fe - Atdhe - Pėrparim, tė cilėn
e drejtoi vetė deri sa ndėrroi jetė.
-
-
Monsinjori e adhuronte shumė
mėsuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar tė
pėrmasave botėrore Don Ndre Mjedjen (1866 - 1937) dhe shpesh
jetonte e vepronte nėn shembullin e edukatorit tė zellshėm e
frytdhėnės nė Seminarin Papnor nė Shkodėr (1843 - 1946, 1991).
Ishte njė ndėr njohėsit mė tė shkėlqyer tė jetės e veprės sė
poetit tė dashtur, pėr tė gjithė brezat e shqiptarėve, saqė nė
New York organizoi pėrkujtimin e 40 vjetorin tė vdekjes.
-
-
Mjedja e nxėnėsi i shkollės dhe
adhurues i tij, kleriku emigrant Imzot Oroshi, kishte miqėsi me
klerikėt shqiptarė tė besimeve fetare. Don Ndre Mjedja e prifti
Oroshi, ishin pėr dialogun ekumenik me ortodoksėt, besimin
islam, bektashit, protestantėt e fetė e tjera.
-
Imzot Oroshi, kishte bėrė shpesh
takime me Kryepeshkopin Hirėsinė e Tij Fan S. Nolin, nė Boston.
Ndėrsa pėr frymėn e shėndosh nė takimet ekumenike, sikurse
mėsojmė nga studiuesi i shkollės sė mjedjeologjisė Dr. Mentor
Quku, "autoriteti i Mjedės nė kėtė drejtim ishte absolut.
-
-
Personaliteti i poetit, shihej si
njeriu mė i pėrshtatshėm nė tė gjitha rastet kur lindėte nevoja
pėr dialog."
-
-
Nė mesin e shekullit XX, me
rizgjimin e lėvizjeve pėr bashkimin e besimtarėve tė krishterė
nė botė, filluan tė thyhen shumė barriera e pengesa pėrmes
ekumenizmit. Kėshtu Papa Pali (Paul) VI (1963 - 1978) e
Patriarku i Konstantinopojės Atenagora I (1886 - 1972)me
origjinė arvanitas, qė jetojnė nė Greqi, nė takimin e tyre nė
vitin 1964 nė Tokėn e Shenjtė, u munduan t'i afrojnė zemrat e tė
krishterėve tė ndarė (shkizma) nė vitin 1054.
-
-
Diskutimet e gjata, tė dy barinjve
tė grigjės shqiptare nė emigracion, gjenin gjithnjė frymėn e
ngrohtė tė mirėkuptimit e respektin e ndėrjelltė. Ata kishin
menduar kohė tė gjatė pėr rikthimin dialogut ndėrfetar
(ekumenik), qė kishin bėrė pararendėsit prelatė, pėr tė afruar e
mė mbas bashkuar kishėn e ritit oksidental (katolik roman) dhe
oriental (ortodokse), si njė vlerė e re shpirtėrore e bashkėsisė
arbėrore nė ShBA.
-
-
Tė njėjtin mendim ndante me dy
klerikėt atdhetarė edhe kardinali i Kishės katolike nė Boston
Shkėlqėsia e Tij Arqipeshkėvi Metropolitan Mons Cushing, por qė
vdekja e parakohshme e kryepeshkop Imzot Fan Nolit (1965), bėri
qė nisma ogurmirė tė futet nė kalendat greke.
-
-
Me sa duket, pėrvojėn e kishte
mėsuar nga eruditi i gjėrė e i thellė poliedrik i poetit Don
Ndre Mjedja shumė vite mė parė. Nė revistėn 3 mujore tė
pėrkohshme tė komunitetit tė vogėl katolik shqiptar nė New York,
ai do tė shkruaj artikullin me titull: "Dom Ndre Mjedja me
rastin e 40 - vjetores sė vdekjes" (Msgr Joseph J. Oroshi S.T.D.
"Jeta Katholike Shqiptare", New York, Dhetuer 1977, f. 15).
-
-
Ashtu sikurse pėr Mjedjen e madh dhe
bariun nė emigracion Mons Oroshin, ". feja dhe atdheu janė dy
nocione, tė cilat nuk ishin nė raporte pėrjashtuese me njeri
tjetrin.
-
-
Nė ēdo rast kudo dhe kurdo kishte
vend pėr tė gjithė. Devocioni fetar ėshtė brenda vetėdijės sė
Mjedės sė bashku me atdhetarizmin e flaktė. Ata nuk mund tė
pėrjashtonin njeri - tjetrin, sepse ashtu ishin dimensionuar;
ata flinin bashkė brenda Mjedės" (Quku, f. 487)
-
-
Kishte raste, qė nga misionet e
pambarim Imzot Oroshi, gjente pak kohė tė lirė, pėr t'u prerė nė
qetėsi, vetmi e cila i pushtonte mallin pėr vendlindjen.
Meditacionin e thellė si ushtrim shpirtėror e bėnte dy javė nė
vit. Vetmia e tij, ishte njė adhurim i pėrshtatshėm mbushur me
lutje, pėr njė kontakt mė imtim me Zotin.
-
-
Ai shpesh i mbushte sytė me lot
dhimbjeje e malli pėr vendlindjen Oroshin, familjen e shpėrndarė
nė kampet e vėshtira tė internimeve. Gjatė shėtititjeve tė lira
nė park, qė miku i afėrt Tomė Mrijaj, ka bėrė me kumbarėn e
katėr fėmijėve tė tij (Ardiana, Nikolla, Elizabetha dhe Donika),
kleriku i nderuar dhe respektuar Dr. Imzot Zef Oroshi bėnte
biseda tė lira pėr Oroshin, pėrsekutimin dhe klerit katolik nė
Shqipėri.
-
-
Njė ditė, kujton Tomė Mrijaj, disa
vite para se meshtari tė ndahej nga kjo jetė, ku, jetonte me
shumė priftėrinj tė tjerė tė moshuar, qė kishin dalė nė pension
dhe jetonin nė "Cardinal Spellman" High School nė Bronx New
York, mė thirri nė telefon. Meshtari, gjatė bisedės telefonike,
i thotė mikut tė vet: "Zotni Tomė, a keni mundėsi tė vini pak
tek unė." Bashkėbiseduesi i pėrgjigjet prelatit, se nė ēdo kohė
jam i gatshėm tė vi tek ju. Gjatė rrugės, duke udhėtuar me
makinė Toma, mendonte se Don Zefi duhet tė jetė shumė i sėmurė.
-
-
Aktivisti i Kishės katolike "Zoja e
Shkodrės" Tomė Mrijaj, tregon: "Kur hyra brenda shtėpisė,
Monsinjori, u ngrit nė kėmbė, me buzėqeshi gjithė humor, duke
thėnė: "Pashė nė dritare njė diell tė bukur, qė mė ngacmoi nė
shpirt frymėzimin. Menjėherė, mė shkoj mendja tek ju, e u
telefonova, duke qenė i sigurtė se do tė vinit pėr tė shėtitur
sėbashku me mua." Iu pėrgjigja, se jam gati tė shkojmė pėr
shėtitje, ku, tė dėshironi ju.
-
-
Ai dėshironte qė tė shkonim nė
brigjet e plazhit "Oqean Beach". Atė ditė nė bregdet nuk kishte
asnjė vizitor, pėrveē meje, Imzot Dr. Zef Oroshit dhe qindra
pulėbardha qė fluturonin dhe ecnin rreth nesh.
-
-
Prelati ynė, mė pyeti: "I dashtun
Tomė, nėse ia qėlloj a mė thua tė vėrtetėn?" Ai nga sėmundja e
rėndė, mendonte se e kishte humbur vetėdijėn. Monzinjori, e
ngriti dorėn e djathtė lart e shtriu drejt ujėrave tė pambarim
tė Oqeanit Atlantik dhe me drejtimin nga Jugu mė tha: " - A i
bie tė jetė nė atė drejtim Shqipnia?"
-
-
Unė iu pėrgjigja menjeherė, se nė
atė drejtim qė tregoni ju me dorė ėshtė Shqipėria. Pashė se
mėnjeherė i erdhi nga thellėsia e shpirtit njė buzeqeshje shumė
e gėzuar. U ngrit nė kėmbė, i ēoi duart pėrpjetė dhe tha fjalėt:
"E vraftė Zoti Enver Hoxhėn e atė komunizėm tė zi, qė nuk na
la me jetue nė vendin tonė. Po ē'ka i bam na priftat, tė cilėt,
u masakruan nga diktatura e tij. Na historikisht e kena dasht
dhe e dona vendin e popullin tonė, tė cilit, i kena shėrbye
pėrherė me zemėr e dashni."
-
-
Atij i plasi njė vaj i madh dhe
pėrshpėrti emrat e vėllezėrve tė tij Prenit e motrės Luēies, pėr
tė cilėt, kishte marrė lajme jo tė mira, se gjenden tė internuar
nė Gradisht tė Lushnjės. Ju drejtova Imzot Dr. Zef Oroshit, se
ju jeni njė personalitet i madh, qė po vuani, sikurse kanė
vuajtur historikisht njerėzit e shquar tė kėtij planeti. Librin
tuaj tė shqipėruar: "Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve", e
pashė nė ēdo kishė gjatė vizitės sėfundit nė Kosovė dhe
meshtarėt mė pyesnin pėr ju. Ai, u qetėsua disi dhe mbas pak
minutash u kthyem ne makinė nė shtėpinė e tij."
-
-
Adresa elektronike e
autorit:
klajdkapinova@yahoo.com
|
|