|
-
08
shtator 2005
/ TN
Prof. As. Dr. Gjergj Sinani
-
-
Diletantizmi dhe klientelizmi
politik janė dy sėmundjet qė nuk e lėnė universitetin qė tė
rreshtohet dhe rrjedhat europianizuese. Nė qoftė se kishte dhe
ka njė fushė ku kėrkohet pėrgjegjėsi dhe konsesus kombėtar ėshtė
arsimi.
-
-
Tė gjitha frazat mbi integrimin
europian kthehen nė njė retorikė tė mėrzitshme nė masėn qė nuk
bėhet asgjė pėr tu integruar me dijen dhe vlerat europiane.
Duke u bėrė pjesė e ndėrgjegjes europiane mund tė konsiderohesh
si partner dhe tė hysh me dinjitet nė Europėn e dijes. Ēėshtja e
arsimit dhe veēanėrisht e arsimit tė lartė, ka si sfidė kryesore
problemin e cilėsisė.
-
-
Problemi i cilėsisė ka tė bėjė me
tre komponenetė kryesorė; cilėsinė e ambienteve, cilėsinė e
mėsimdhėnies dhe cilėsinė e produktit, qė ėshtė edhe qėllimi
kryesor. Nga ana tjetėr tė tri kėta kompopnentė duhet edhe ti
nėnshtrohen, periodikisht, procesit tė vlerėsimit tė brendshėm
dhe atij tė jashtėm.
-
-
Pėr mė tepėr, ndryshimet sasiore dhe
cilėsore e venė universitetin pėrballė problemeve qė kėrkojnė
zgjidhje konkrete dhe jo diskutime shterpė pėr tu pėlqyer
zgjedhėsve.
-
-
Shkurtimisht kėto probleme mund ti
pėrmbledhim si mė poshtė:
-
-
- Dualiteti ndėrmjet formimit tė
nivelit tė lartė dhe formimit profesional masiv.
-
- Domosdoshmėria pėr tė rimenduar
formimin e pėrgjithshėm, jo detyrismisht me prirje profesionale
tė identifikuara qartė, veēanėrisht nė letėrsi dhe shkencat
humane.
-
- Harmonizimi
europian i kurseve dhe diplomave.
-
- Nė kėtė
kuadėr, ngritja e cilėsisė pėr tė bėrė tė mundur mobilitetin e
studentėve dhe pedagogėve.
-
- Domosdoshmėria
e rimendimit dhe riorientimit tė kėrkimit shkencor.
-
- Ngritja e
cilėsisė sė botimeve shkencore pėrmes njė procesi rigoroz
oponencash.
-
-
Reformat e mėdha
nuk mund tė kryhen pa pėrcaktuar parime tė qarta dhe pa
pėrcaktuar njė metodologji tė qartė pune. Kėtė na e tregon tėrė
pėrvoja e vendeve europiane. Kėshtu pėr shembull, nė Francė,
reforma nė universitete qė nisi pas 1968 kishte nė themel tri
parime; parimin e pjesėmarrjes, domethėnė njė reformė e
sukseshme nė arsimin e lartė kėrkon si imperativ pėrfshirjen e
tė gjithė aktorėve tė interesuar, pluridisiplinariteti i
univeristeteve dhe autonomia e tyre.
-
-
Ka autonomi reale
tė universiteteve nė masėn ku organet e tyre pėrcaktohen pėrmes
zgjedhjeve dhe personeli i tyre rekrutohet po pėrmes tyre. Pėr
mė tepėr autonomia ka tė bėjė edhe me administrimin e efektivave
tė universitetit, pėrpunimin e politikave pedagogjike dhe larmia
e burimeve pėr tė mos u varur tėrėsisht nga shteti.
-
-
-
Reforma europiane.
Procesi i Bolonjės.
-
-
Analiza e kėsaj
ēėshtjeje do tė bazohet mbi pėrvojėn e universiteteve franceze.
Tė tjerė mund tė kontribuojnė me pėrshkrimin e pėrvojave tė
tjera, por, nė thelb, problematika mbetet e njėjtė. Nga ana
tjetėr, pėr faktin se ne jemi nė hartimin e politikave tė reja
qė synojnė integrimin ėshtė mirė qė tė pėrfitohet nga pėrvoja e
tė tjerėve, nga pėrvoja e qytetėrimit, sepse kėshtu do tė
kursejmė forcat dhe energjitė qė i shpenzojmė me gjetjen e
rrugėve tė reja origjinale, tė cilat, tek e fundit bien mbi
gjeneratat e reja.
-
Hyrja nė
modernitet kėrkon pėrgjegjėsi dhe dije.
-
-
Le ti kthehemi
problemit mė konkretisht. Ēdo universitet mund tė krijojė
diplomat e veta, por thelbėsorja e formimit ka tė bėjė me
diplomat tė pėrcaktuara nga normat kombėtare. Qė tė njihet njė
kurs qė tė shpie nė njė diplomė kombėtare duhet tė gėzojė
pėlqimin e ministrisė, e cila vlerėson rregullisht dhe lejon
zhvillimin e tij. Nisur nga fakti i pranimit tė sitemit europian
tė kreditece ECTS (europen credit transfer system), njė kurs
duhet tė pėrmbajė 30 kredite.
-
-
Njė kredit
pėrfaqson 25 orėpune pėr njė student normal qė pėrfshin kursin
dhe punėn personale. Njė pjesė e krediteve janė tė detyrueshme,
tė tjerat janė me zgjedhje. Kėto tė fundit janė ne funksin tė
realizimit tė pluridisiplinaritetit dhe i mundėson njė studenti
qė ti orientojė zgjedhjet e tij nė funksion tė tė ardhmes sė
tij profesionale. Diploma kombėtare pėrfshin tri shkallė:
Liēensa qė fitohet me 180 kredite (3 vjet), Master me 120
kredite suplementare (2 vjet), Doktorata qė pėrfshin tri vjet.
-
-
Prej kėtej vjen
shprehja LMD, ose 3/5/8. njė master mund tė realizohet sė bashku
me disa universitete kur e justifikojnė komplementariteti dhe
kompetencat.
-
-
Ky sistem, LMD, i
mbėshtetur nga ECTS realizojnė pėrgjithėsimin europian tė
studimeve tė larta. Ky sistem ka disa synime themelore, tė cilat
duhet tė mbahen mirė parasysh pėr tė garantuar suksesin. Ky
sistem synon:
-
-
- Thjeshtėsimin
e peisazhit universitar. Pėr faktin se ten e prirja e krijimit
tė universiteteve tė reja nuk njeh limitebėhet e domosdoshme
pėrcaktimi i qartė i profilit dhe vlerėsimit tė tyre.
-
-
- Tė favorizojė
profesionalizimin e studimeve duke hapur gjerėsisht kurse pėr
tre vitet e para nė funksion tė integrimit tė ardhshėm
professional duke vendosur dy opsione Brenda tė njejtit naster;
master kėrkimi dhe master profesional.
-
-
- Tė favorizojė
mobilitetin europian mbi bazėn e marrėveshjeve ndėruniversitare
duke i mundėsuar njė studenti tė fitojė kreditet ECTS nė njė
universitet tjetėr dhe tI validojė ato nė universitetin e vet
pėr tė fituar diplomėn. Kjo realizohet pėrmes asaj qė njohet si
supplement i diplomės. Nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr ti
bėrė identikė kurset Brenda njė rrjeti universitetesh tė vendeve
tė ndryshme europiane, por pėr ti harmonizuar, sidomos nė kohė,
pėr ta vėnė mė mirė nė jetė bashkplotėsinė dhe larminė e tyre.
-
-
Nė vendet
europiane, mobiliteti i studentėve mbėshtetet edhe nga programi
europian ERAZMUS. Se nė ēfazė tė mjerueshme ndodhemi ne mjafton
tė pėrmend faktin se ne nuk dimė se cilat janė marrėveshjet
ndėruniversitare dhe cili ėshtė pėrfitimi prej tyre.
-
-
-
Problemi
imarrėdhėnieve universitet shtet.
-
-
Ne Francė ky
problem rregullohet pėrmes kontratash katėrvjeēare ndėrmjet
universitetit dhe shtetit. Ēdo katėr vjet universiteti paraqet
njė bilanc tė katėr vjetėve tė kaluara dhe njė project pėr katėr
vitet e ardhshėm duke pėrfshirė nė njė perspektivė mė afat gjatė.
-
-
Pėrpunimi i njė
projekti tė tillė bėhet objekt i njė debati tė gjerė pėrgjatė
njė viti ndėrmjet tė gjitha instancave tė universitetit (kėshtu
realizohet parimi i pjesėmarrjes qė mungon nė universitetin tonė),
para se ti nėnshtrohet vlerėsimit tė njė trupi tė tretė
ekspertėsh tė ministrisė. Koordinimi i kėtyre ekspertėve,
ndėrmjet tė cilėve ka shumė universitarė nė detyrė, realizohet
pėrmes njė kėshilltari, i cili ka njė reputacion tė njohur dhe
nuk ėshtė njė nėpunės drejtorie tė ministrisė, por qė ka qenė mė
parė rector ose president universiteti, i cili luan njė rol
ballafaques ndėrmjet universitetit dhe ministrisė.
-
-
Rezultat i kėtij
procesi ėshtė njė kontratė katėrvjeēare e firmosur nga
pėrfaqsuesi i ministrisė dhe rektori i universitetit, kontratė
qė fikson si politikėn e pėrgjithshme tė universitetit nė tė
gjitha aspektet si dhe buxhetin. Kėtu pėrfshihen edhe angazhime
praktike qė kanė tė bėjnė me ambientet, jetėn studentore, kurset,
politikėn e kėrkimit shkencor, burimet financiare, marrėdhėniet
ndėrkombėtare, dokumentacionin, informatizimin, etj.
-
-
Cila ėshtė
rėndėsia dhe vlera e kėsaj politike kontraktuale? Politika
kontraktuale lejon njė veprim tė njėkohshėm tė disa organeve nė
realizimin e njė funksionimi sa mė tė mirė ndėrmjet realitetit
tė universiteteve dhe njė politike universitare kombėtare. Duke
i detyruar universitetet, nė bashkėpunim me autoritetet e saj tė
tutelės, pėr tė reflektuar nė mėnyrė tė thellė mbi strategjinė e
vetė universiteteve dhe duke marrė parasysh kuadrin e ri
ndėrkombėtar, kjo politikė kontraktuale bėn tė mundur njė veprim
mė tė mirė tė shumė faktorėve pėr tė ndėrtuar atė qė quhet
Hapsira universitare europiane.
-
-
Si rezultat i
kėsaj edhe ministria fiton njė vision mė tė mirė tė forcave dhe
dobėsive tė botės universitare. Kjo politike kontraktuale,
termat e referencės sė tė cilės ripėrcaktohen ēdo vit, ėshtė njė
shembull i dialogut permanent ndėrmjet shtetit dhe personelit tė
institucioneve tė mėdha publike. Ne nuk kemi kohė tė tepėrt tė
merremi me batuta ndėrmjet universitetit dhe ministrisė pėrmes
ekraneve tė televizioneve, por ne kemi nevojė pėr politika tė
qarta integruese.
-
-
-
Studimet doktorale
-
-
Sistemi LMD do ti
favorizojė studimet doktorale. Njė master, nė vetvete pėrmban
njė trund tė pėrbashkėt dhe dy drejtime; njėri drejt pėrgatitjes
pėr ushtrimin e njė profesioni dhe tjetri, do tė pėrmbajė mė
shumė elemente kėrkimorė drejt studimeve doktorale. Qė nga viti
2000, nė Francė, ekziston sistemi i Shkolave doktorale qė kanė
nė pėrbėrje bashkėsi ekipesh kėrkimorė, tė cilėt organizojnė
zgjedhjen, formimin dhe pėrgatitjen e doktorantėve.
-
-
Kėto shkolla
doktorale shpeshrigrupojnė disa universitete tė tė njėjtit
drejtim. Pėrgatitja qė ofrohet ėshtė pluridisiplinare tė
shoqėruar nga njė pėrgatitje pėr tė ardhmen profesionale tė
kandidatit, qoftė nė mėsimdhėnie dhe nė kėrkim, qoftė nė ndonjė
ndėrmarrje. Nė Francė ka mbi 300 shkolla doktorale me rreth 64
000 doktorantė.
-
-
Rreth ¼ e kėtyre
doktorantėve marrin gjatė tre viteve njė pagė pėr kėrkim tė
akorduara nga ministria e ngarkuar pėr kėrkimin. Madje mund tė
zhvillojnė edhe mėsim nėn njė tutor pedagogjik. Nė fund tė tezės,
ose gjatė atij viti tė mbrojtjes, ekziston mundėsia pėr tė
ushtruar gjatė njė viti funksionin e Tė atashuarit pėrkohėsisht
nė mėsim dhe nė kėrkim (ATER), duke dhenė 192 orė mėsimi nė
vit.
-
-
Pėrgatitja e njė
doctorate paraprihet nga nėnshkrimi i Kartės sė tezės nga
doktoranti. Drejtuesi shkencor i tezės, drejtori i shkollės
doktorale dhe drejtori i laboratorit pritės. Kjo kartė, ku ēdo
shkollė ka kartėne e vet, pėrcakton tė drejtat dhe detyrat nė
njė project doctoral. Gjatė pėrgatitjes sė tezės, mund tė
propozohen edhe kurse tė tjerė formues pėr njė pėrgatitje sa mė
tė mirė profesionale.
-
-
Shpesh mbrojtjet
bėhen nė bashkėpunim me ndėrrmarjet ku merr pjesė dhe njė ekip
universitar. Gjithashtu zbatohet edhe sistemi i Co-tutelės,
pra njė tezė udhėhiqet nga dy drejtues nga universitete dhe
vende tė ndryshme.
-
-
Nė kėto kushte
marrėdhėneit ndėrkombėtare marrin njė rėndėsi tė veēantė pėr ēdo
universitet, por, pėr veēoritė tona kėto marrėdhėnie marrin njė
rėndėsi tė veēantė. Tė ndalesh nė gjendjen e mjerueshme ku e ka
katandisur drejtuesi actual i kėsaj zyre, i cili vetėm saboton
marrėdhėniet me jashtė, do tė duhej njė shkrim i veēantė.
-
-
-
Administrimi i
universitetit
-
-
Nė kushtet e reja
reformimi i admnistrimit tė universiteteve bėhet mė se i
domosdoshėm. Le tė ndalemi nė pėrshkrimin e eksperiencės nė
fjalė, ku ka shumė gjėra tė vlefshme. Pėrbėrėsit bazė tė
universitetit janė Njėsitė e formimit dhe tė kėrkimit (UFR, tė
cilat kanė disa departamente dhe laboratorė, tė cilėt i bashkon
njė projekt formimi dhe njė program kėrkimi branda njė fudhe
ndėrdisiplinare tė pėrcaktuar (Pėr shembull Drejtėsi dhe
Shkenca ekonomike, Shkencat, Mjeksi dhe FArmaci etj).
-
-
Ēdo UFR
administrohet nga njė kėshill i zgjedhur prej mė shumė se 40
persona ku marrin pjesė dhe personalitete tė jashtėm. Ky kėshill
zgjedh drejtorin e UFR pėr njė periudhė pesė vjeēare, tė
rinovueshme vetėm njė herė.
-
-
Kėshilli
administrative (CA) i universitetit pėrcakton politikėn e tij,
voton buxhetin, ndan vendet e punės. Ky kėshill pėrbėhet nga 30
deri nė 60 pėrfaqėsues tė universitetit, studentė dhe personeli
jo mėsimdhėnės dhe personalitete tė jashtėm.
-
-
Kėshilli shkencor
(CS) i propozon kėshillit administrative orientimet e politikave
tė kėrkimit dhe tė dokumentacionit, ndarjen e krediteve,
programet e formimit. Kėrkesat e doktoraturave si dhe tė
diplomave. Pėrbėhet nga 20 deri 40 anėtarė, pėrfaqsues tė
profesoratit dhe doktorantėve dhe 10 deri 30% janė personalitete
tė jashtėm.
-
-
Kėshilli i
studimeve dhe i jetės universitare (CEUV) i propozon kėshillit
administrative orientimet e mėsimdhėnies dhe informon mbi
kėrkesat pėr pėrgatitjen e tezave. Ky kėshill merret edhe me
gjithēka qė ka tė bėjė me jetėn studentore (banimi, kultura,
sporti, mjeksia etj).
-
-
Presidenti i
universitetit zgjidhet nga trupi mėsimdhėnės nga mbledhje e tre
kėshillave pėr pesė vjet dhe nuk ėshtė i rinovueshėm menjėherė
nė mbarim tė mandatit.
-
-
Sekretari i
pėrgjithshėm merret me drejtimin e pėrditshėm nėn autoritetin e
presidentit.
-
-
Organi kunsultativ kombėtar ėshtė
Kėshilli kombėtar i mėsimdhėnies sė lartė dhe kėrkimit (CNESR).
Pėrbėhet nga 61 anėtarė, 40 janė pėrfaqsues tė zgjedhur nga
personeli mėsimdhėnės dhe studentė dhe 21 pėrfaqsojnė interesat
e mėdha kombėtare. Ky organ ka si detyrė tė shqyrtojė programet
e kėrkimit, tė mėsimdhėnies dhe diplomat e postgraduara dhe tė
japė mendimin e vet.
-
-
Ka edhe organizma tė tjerė, tė cilat
luajnė njė rol tė rėndėsishėm pėr koordinimin e dialogut me
ministrinė.
-
Kėshili kombėtar i universiteteve
(CNU), ku dy tė treat janė tė zgjedhur dhe 1/3 tė emėruar, jep
mendime mbi rekrutimin, kualifikimin dhe karierėn universitare.
-
-
Konferenca e presidentėve tė
universiteteve dhe Konferenca e drejtorėve tė shkollave dhe
formimit tė inxhinierėve.
-
-
Nė ministri ka disa drejtori qė
ndjekin aktivitetin e universiteteve; drejtoria e arsimit tė
lartė, ajo e kėrkimit, tė teknologjisė, tė marrėdhėnieve
ndėrkombėtare dhe tė kooperimit si dhe misionin shkencor, teknik
dhe pedagogjik.
-
-
Komiteti kombėtar i vlerėsimit
(CNE) ėshtė njė autoritet administrative i pavarur qė vlerėson
rezultatet e kontratave ndėrmjet universiteteve dhe ministrisė
dhe jep rekomandimet e veta ndaj tė gjithė aktorėve tė
interesuar nė efikasitetin e politikės sė kėrkimit dhe mėsimit.
-
-
Parqitja e kėsaj pėrvoje nxjerr nė
pah shumė tė meta, tė cilat i lenė shteg arbitraritetit
individual. Nė qoftė se nuk u mendua seriozisht pėr arsimin e
lartė, tani qė pretendohet pėr integrim nė sistemin universitar
europian nuk ka mė kohė pėr tė humbur.
|
|