|
-
08
shtator 2005
/ TN
-
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Shqipėria ndodhet aktualisht pėrpara
njė kaosi tė madh universitar, nga e cila ėshtė vėshtirė tė
dalėsh nėse nuk shikon problemet mjaft tė rėnda qė pėrjeton
krejt sistemi arsimor nė vend. Vendimi i qeverisė nė ikje pėr tė
ēelur universitete edhe nė Berat, Fier e Vlorė dhe mos-shpjegimi
i platformės sė qeverisė sė re tė zotit Berisha nė kėtė sektor
tė rėndėsishėm, kanė krijuar njė situatė ankthi nė tė gjitha
mjediset shqiptare.
-
-
Natyrisht qė kėto probleme ndodhin
vetėm nė njė shoqėri si jona kur njė vendim i njė ish qeverie
apo njė platfotmė e qeverisė sė re, nuk merr nė konsideratė
mendimin qė kanė trupat mėsimdhėnėse nė tė gjitha ciklet e
shkollimit. Me protokoll Bolonje apo pa tė tillė, arsimi
shqiptar ėshtė nė krizėn mė tė thellė dhe konkretisht:
-
-
- Shqipėria ėshtė vendi qė sipas
raportit tė Bankės Botėrore ka rėnie nė vitet e shkollimit,
ndryshe nga ēdo shtet tjetėr i ngjashėm me ne dhe ndodhet shumė
larg vendeve tė Bashkimit Europian.
-
-
- Tekstet mėsimore nė tė gjitha
ciklet paraqiten me probleme tė mėdha si nga ana e pėrmbajtjes,
ashtu edhe nga prirja pėr tė fituar maskimalisht me tenderat qė
caktohen direkt nga dikasteri ose nga forca mė lart se ai.
-
-
- Megjithėse ka njė rrjet
universitar, nuk ka ende njė analizė apo njė studim se cila
ėshtė ecuria e tyre, cili ėshtė niveli i mėsimdhėnies dhe sa tė
pėrshtatshėm janė me sipėrmarrjen e lirė tė gjithė tė
diplomuarit e vitvitshėm.
-
-
- Pėrveē arsimit publik, tashmė ka
edhe njė rrjet jopublik arsimor qė paraqet probleme dhe qė ėshtė
jashtė ēdo kontrolli shtetėror; nė kėtė sistem gjenden edhe disa
shkolla tė profilit fetar, disa gjysmė shkolla dhe gjysmė kurse
qė kanė edhe ato aktivitetin e tyre jashtė ēdo lloj vėzhgimi tė
strukturave vendore apo qėndrore.
-
-
- Konkurimi dhe konkursi nė shkollat
e larta vlerėsohet nga trupat mėsimore akademike jo si teste qė
pėrzgjedhim mė tė mirėt, por si njė proces i kompromentuar ku
tezat shėtisin lirisht nė tregun e zi, kurset private bėhėn nė
mes tė ditės (petagogu ndalohet tė bėjė kurse private, petagogu
pėrjashtohet tė bėjė kurse dhe tė kontrollojė konkurse, asnjė
veprimtari nuk mund tė bėhet pa licensėn ose lejen pėrkatėse).
-
-
Pėrveē sa mė sipėr ka edhe shumė
probleme tė tjera (madje edhe veprimtari kriminale qė mund tė
ketė objekt pėr prokurorinė ose pėr shėrbimin e fshehtė), tė
cilat jaė anashkaluar ose janė lėnė jashtė vėmendjes dhe jashtė
njė diskutimi tė gjerė publik.
-
-
Arsmi, mė pak se tė jetė pronė e
qeverisė Nano apo e kabinetit Berisha, ėshtė njė problem i madh
kombėtar ku nuk lejohen eksperimentet. As miratimit tė qeverisė,
njė senacė debati nė Kuvendin e ri ėshtė mė urgjent se ēfarėdo
problematike tjetėr.
-
-
Ndoshta, pėr sistemin universitar ka
ardhur koha qė pranimi nė shkolla tė larta tė jetė i lirė, (ēka
krijon vėshtirėsi pėr mjedise, laboratorė, trupė mėsimdhėnėse)
dhe pas kėtij veprimi tė fillojė procesi selektiv nė vite e
mėvonshme. Ndryshim kėrkohet tė bėhen edhe nė arsimin tetėvjecar
dhe tė mesmė, tė rivihet nė vend dinjiteti i mėsuesve dhe tė
largohen pėrfundimisht sekserėt e tė gjitha niveleve.
|
|