|
08
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (07.09.2005)
Autoritetet serbe u dorėzuan sot zyrtarėve tė Misioanit tė Kombeve
tė Bashkuara nė Kosovė trupat e 45 shqiptarėve tė vrarė gjatė
luftės, tė zbuluar nė varreza masive nė Serbi. Trupat qė u sollėn
janė tė viktimave nga disa pjesė tė Kosovės, si nga Gjakova, Peja,
Vushtrria, Fushė Kosova e Lipjani, ndėrsa gjatė kėtij muaji ata do
ti nėnshtrohen procesit tė identifikimit.
Deri tani nė tri varreza masive nė Batajnicė afėr Beogradit dhe nė
Perucac e Petrovo Selo nė Serbinė Lindore, janė zbuluar trupat e 836
shqiptarėve, tė cilėt ishin dėrguar atje nga forcat serbe nė
pėrpjekje pėr tė fshehur gjurmėt e mizorive tė tyre nė Kosovė.
Prej trupave tė zbuluar, deri tash 566 u janė dorėzuar autoriteteve
tė UNMIK-ut, ndėrsa nė Serbi kanė mbetur trupat e 225
shqiptarėve.
Ende nuk ka tė dhėna pėr fatin e rreth 3 mijė personave tė zhdukur
gjatė luftės nė Kosovė, pjesa mė e madhe e tė cilėvė janė shqiptarė,
ndėrsa rreth 500 janė pjesėtarė tė komunitetit serb dhe komuniteteve
tjera mė tė vogla nė Kosovė.
Disa raunde bisedimesh janė mbajtur deri tani ndėrmjet pėrfaqėsuesve
tė Beogradit dhe Prishtinės nė pėrpjekje pėr tė zgjidhur cėshtjen e
personave tė zhdukur, qė cilėsohet si njė nga trashėgimitė mė tė
dhimbshme tė luftės sė Kosovės.
|