|
07
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (06.09.2005)
Jela Jevremoviē
Njė analist i
Institutit Amerikan Enterprize me qendėr nė Uashington ishte kohėt e
fundit nė Kosovė dhe thotė se bisedimet pėr statusin duhet tė
fillojnė sa mė shpejt. Vance Serchuk i dha njė intervistė
korrespondentes sė Zėrit tė Amerikės Jela Jevremoviē.
Analisti Vance Serchuk mendon se bisedimet pėr statusin e Kosovės
duhet tė fillojnė por thotė se ėshtė e paqartė se cila do tė ishte
forma qė do tė karakterizonte kėto bisedime.
Gjėja mė e rrezikshme dhe destabilizuese qė kemi parė qė nga viti
1999 ėshtė paqartėsia e thellė rreth sė ardhmes sė Kosovės deri nė
atė pikė ku asnjėra palė nuk e di se ēfarė do tė dilte nga ky
proces. Kėshtu qė si shqiptarėt edhe serbėt e Kosovės si dhe serbėt
e Beogradit janė tė prirur pėr tė ndryshuar faktet nė terren dhe pėr
tė parashikuar pėrfundimin e bisedimeve. Ndėrsa komuniteti
ndėrkombėtar ėshtė nė gjendje qė ta bėjė tė qartė se si mund tė jetė
rezultati pastaj tė fillohet puna pėr hollėsitė e marrėveshjes.
Deri para njė viti, thotė analisti, kėrkohej plotėsimi i standardeve
para fillimit tė bisedimeve pėr statusin. Pas dhunės sė marsit
politikanėt amerikanė dhe evropianė ranė dakord se duhej ndryshuar
metoda ku standardet tė pėrfshiheshin brenda statusit. Paqartėsia
rreth statusit pėrfundimtar, nė njėfarė mėnyre po pengonte
zhvillimin e vendit, si bllokimin e institucioneve financiare
ndėrkombėtare.
Nė
tė njėjtėn kohė kjo krijonte njė burim radikalizmi dhe destabilizimi.
Padyshim, thotė zoti Serchuk, qė vendi do tė ketė njė status, por
pyetja qėndron se ēfarė forme ky status do tė ketė. Zoti Serchuk
thotė se njė numėr opsionesh janė pėrjashtuar nga diskutimet.
Alternativa qė pjesa mė e madhe e komunitetit ndėrkombėtar e cilėson
si mė tė natyrshmen do tė ishte njė formė pavarėsie e kushtėzuar.
Deri diku situata nė tė cilėn ėshtė Kosova tani mund tė pėrshkruhet
si njė zgjidhje nė kėrkim tė procesit. Por ka edhe mundėsi tė tjera,
pėr shembull qė pjesėt veriore tė Kosovės ti jepen Serbisė si njė
marrėveshje mė e gjerė, alternativė qė ėshtė hedhur poshtė nga
komuniteti ndėrkombėtar, ashtu si edhe bashkimi i Kosovės me
Shqipėrinė.
Zoti Serchuk thotė se lidhur me pėrgatitjen e bisedimeve ekzistojnė
njė numėr problemesh.
Kur diskuton me pėrfaqėsues tė secilės palė dėgjon tė njėjtat
argumente se janė tė gatshėm tė diskutojnė por ka hollėsi, si pėr
shembull, vendi i negociatave qė marrin rėndėsi tepėr tė madhe. Si
do tė takohemi, nėn cilin flamur? Mendoj se arritja e njė kompromisi
do tė bėhet e mundur me trysninė e komunitetit ndėrkombėtar.
Nuk
duhet tė harrojmė se kemi arritur deri nė kėtė pikė jo si rrjedhojė
e ndonjė pėrparimi tė bėrė nga njėra apo tjetra palė pėr kompromis,
por si rrjedhojė e dhunės sė marsit 2004 dhe e vendimit tė Shteteve
tė Bashkuara dhe vendeve evropiane pėr ti dhėnė zgjidhje kėtij
problemi. Pra nuk ishte kompromisi qė i sjell palėt nė tryezėn e
negociatave.
Sipas analistit Shtetet e Bashkuara ndoshta do tė ishte mė mirė tė
shpreheshin mė hapur pėr ato qė kėrkojnė nga palėt pjesėmarrėse nė
bisedime.
Shtetet e Bashkuara janė shprehur se nuk duan tė imponojnė idetė
dhe standardet e tyre, por duan tė mbėshtesin njė zgjidhje qė ėshtė
e pranueshme nga tė dyja palėt. Por nuk ėshtė aq e thjeshtė, pasi
megjithėse Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se nuk do tė mbėshtesin
ndonjė zgjidhje, ato kanė theksuar gjithashtu se nuk do tė ketė
ndarje territoriale dhe as bashkim me Shqipėrinė. Pra nuk ka
diskutim qė ne imponojmė disa ide. Ne do tė imponojmė idenė se duhet
tė fillojnė negociatat pėr statusin pėrfundimtar.
Ndoshta Shtetet e Bashkuara do tė ishin mė tė efektshme nėse do tė
tregoheshin mė tė hapura lidhur me ato qė kėrkojnė nga palėt e
pėrfshira, pasi kjo paqartėsi po shfrytėzohet dhe interpretohet
sipas qejfit nga palėt nė rajon. Mendoj se Shtetet e Bashkuara nė
fakt kanė njė zgjidhje tė preferuar: ata parapėlqejnė njė formė
pavarėsie tė kushtėzuar, e cila do tė sqaronte disi kėtė gjendje tė
paqartė dhe do tė krijonte njė siguri mė tė madhe pėr shumicėn
shqiptare se Kosova nuk do tė jetė mė pjesė e Serbisė dhe si
rrjedhojė edhe pakicat serbe nuk do tė shiheshin mė si kėrcėnim.
Zoti Serchuk thotė se zgjidhja e preferuar do tė pėrfshinte njė
kompensim pėr trashėgiminė kulturore serbe dhe se njė zgjidhje e
tillė do tė gjente mbėshtetje tė gjerė si nė Kosovė ashtu edhe nė
Serbi.
Por
Shtetet e Bashkuara nuk mund tė veprojnė vetėm, por nė bashkėpunim
me Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara, si rrjedhojė e
marrėdhėnieve tė veēanta qė kanė me komunitetin shqiptar, thotė
analisti, janė nė gjendje tė ushtrojnė njė farė trysnie pėr arritjen
e njė kompromisi, ndėrkohė Bashkimi Evropian ka mundėsi tė ofrojė
stimuj si anėtarėsimi nė BE apo marrėdhėniet tregtare.
|