|
07
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (06.09.2005)
Qeveria e Kosovės shprehu sot solidarizimin e popullit tė Kosovės me
popullin amerikan dhe viktimat e uraganit Katrina, duke ofruar 400
mijė euro ndihmė qė do tė jepen pėrmes Kryqit tė Kuq amerikan.
Qeveria theksoi vullnetin pėr tė ndihmuar popullin amerikan nė kėto
ditė tė vėshtira. Qeveria e Kosovės ofroi sot 400 mijė euro ndihmė
pėr familjet e viktimave tė uraganit Katrina nė Shtetet e
Bashkuara, nė shenjė solidarizimi me popullin amerikan. Kryeministri
Bajram Kosumi tha se kjo nuk ėshtė shumė e madhe, por vullneti pėr
ti ndihmuar popullit amerikan nė kėto ditė tė vėshtira ėshtė shumė
i madh. Ndihma e qeverisė sė Kosovės do tė jepet nė Kryqin e Kuq
Amerikan.
Nė
njė zhvillim tjetėr, autoritetet ndėrkombėtare dhanė sot pasdite
vonė shifrat e fundit qė kanė tė bėjnė me kthimin e tė zhvendosurve
nė Kosovė. Sipas statistikės sė UNHCR-sė, deri mė 30 gusht tė kėtij
viti, kanė mbetur ende tė zhvendosur qė nga trazirat e marsit tė
kaluar, 1364 persona. Gjatė trazirave u zhvendosėn rreth 4.100
persona.
Ndėrsa nga numri i pėrgjithshėm i tė zhvendosurve qė nga 1999 janė
kthyer vullnetarisht nė shtėpitė e tyre 3.144 anėtarė tė pakicave.
Numri mė i madh i tyre janė kthyer nė Pejė dhe Prishtinė. Numri i
pėrgjithshėm i tė kthyerve nga komunitetet pakicė qė nga viti 2000
ėshtė vlerėsuar tė jetė 13.060.
Nė
Kosovė vazhdojnė ndėrkohė njė numėr projektesh tė organizuara pėr
kthimin e tė zhvendosurve qė pėrfshijnė kthimin e 74 familjeve
shqiptare tė Kosovės nė njė fshat tė Shtėrpcės, 270 familjeve serbe
nė zona tė ndryshme tė Kosovės, 29 familjeve rome nė njė fshat tė
Gjilanit, 20 familjeve serbe, ashkali dhe rome nė Obiliq dhe 30
familjeve rome, ashkali dhe egjiptian nė zonėn e Lipjanit.
Ndėrkohė nė Kosovė u bė sot kalimi i kompetencave nė drejtimin e
policisė pėr rajonin e Prishtinės, nga autoritetet ndėrkombėtare tek
ato vendore. Zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė kėrkuan qė policia
locale ti shėrbejė ligjit dhe rregullit dhe popullit tė Kosovės nė
pėrgjithėsi. Ndėrsa zyrtarėt mė tė lartė vendas nėnvizuan nevojėn
pėr tė pasur njė polici qė do ti shėrbejė ndėrtimit tė demokracisė
nė Kosovė.
|