|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

 Presidenti Moisiu dhe kryeministri Berisha shprehin keqardhjen pėr sėmundjen e zotit Rugova

 
 

 

07 shtator 2005 / TN

Zėri i Amerikės (06.09.2005)

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu u shpreh sot i pezmatuar pėr sėmundjen nga e cila vuan presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė njė mesazh dėrguar zotit Rugova, presidenti Moisiu shton se kurajoja e tij “pėr tė parė tė keqen drejt nė sy dhe pėr t’u pėrballuar me tė i ka hije njė burri malesh dhe njė burri shteti” si ai.

“Populli kosovar, shkruan nė mesazhin e tij presidenti Moisiu duhet tė ndjehet krenar pėr qėndrueshmėrinė dhe burrėrinė e njė lideri tė sprovuar pėr tė cilin Kosova ka shumė nevojė, sidomos nė kėto kohėra tė rėndėsishme kur pėrcaktohet e ardhmja e saj”.

Po kėshtu edhe kryeministri Sali Berisha i ka uruar shėrim tė plotė presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, i cili ka bėrė publike se vuan nga kanceri i mushkėrive. Zoti Berisha shprehet se guximi me tė cilin po i qėndron sėmundjes dhe misioni i madh qė zoti Rugova duhet tė pėrmbushė, do ta mposhtin sėmundjen.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.