|
07
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (06.09.2005)
Ndėrmjetėsi Ndėrkombėtar pėr Bosnje-Hercegovinėn Paddy Ashdown
paralajmėroi udhėheqėsit sėrbė tė Bosnjes se Bosnje-Hercegovina do
tė mbetet e izoluar nė se udhėheqėsit e saj vazhdojnė tė
kundėrshtojnė planet pėr krijimin e njė force tė vetme policore
shumė etnike.
Udhėheqėsit e komunitetit kroat, musliman dhe atij sėrb tė Bosnjes
kanė diskutuar mbi kėto plane pėr gati njė vit. Por sėrbėt kanė
kundėrshtuar fuqishėm tė gjitha pėrpjekjet pėr bashkimin e
ministrive tė brėndshme dhe forcave policore tė republikės sėrbe dhe
federatės muslimano-kroate tė Bosnjes, tė cilat tani janė tė ndara.
Zoti Ashdown paralajmėroi se vazhdimi i kundėrshtimit nga sėrbėt e
Bosnjes do tė bėjė qė vendi tė mos vendosė marrėdhėnie zyrtare me
Bashkimin Evropian dhe do ta lėrė atė tė izoluar nė Ballkan.
Ndėrkohė, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, i cili pėrpiqet tė
parandalojė konfliktet ndėrkombėtare dhe lokale nėpėr botė, ka bėrė
thirrje pėr masa tė tilla si jashtėligjėsimi i partisė nacionaliste
demokratike serbe tė Bosnjes nė se anėtarėt e saj vazhdojnė tė
bllokojnė njė marrėveshje.
|