|
- 07 shtator 2005 / TN
-
-
Nga Kabil BUSHATI
-
-
Partia Demokratike shpalli listėn e ministrave qė do tė jenė nė
pėrbėrje tė kabinetit Berisha, ishte njė ngjarje qė shqiptarėt
e prisnin prej tetė vjetėsh. Po tė vėshtrosh me vėmendje
pėrbėrjen e kėtij kabineti vėshtirė se mund t'i gjesh ndonjė tė
metė sot pėr sot.
-
-
Ėshtė kabineti me moshė mė tė re qė kanė pas ndonjėherė
shqiptarėt qė nga krijimi i shtetit modern shqiptar.
-
-
Tė
gjithė intelektualė klasi, me begraund pėr tė ua pasur zili. Tė
ēudit fakti, qė akoma pa u ulė nė karrigen ministrore, ca
personalitete tė njohur tė politikės dhe letrave shqip fillojnė
me piruete. Nė vend qė t'i pėrgėzojnė pėr kurajėn civile qė
morėn kėta ministra tė ardhshėm pėr tė nxjerrė nga bataku
Shqipėrinė, ndodh e kundėrta.
-
-
Nisin t'i shigjetojnė. Kėshtu ishpresidenti Alija flet me nota
pesimiste ndaj Berishės, Namik Dokle dhe Gramoz Ruēi fyejnė nė
sallėn e Parlamentit tė ri drejtuesin e seancės se pare z.
Lefter Xhuveli.
-
-
Deri kėtu asgjė nuk na ēuditė, pasi Alija, Dokle e Ruēi janė tė
njohur nė kėto 15 vite tranzicioni si politikanė tė dėshtuar e
dredharakė. Por ēuditesh dhe lėndohesh kur shkrimtari i njohur
nė gjithė botėn Ismail Kadare, nga Parisi, sulmon me thumba
pambuku, ministrin e ardhshėm tė punėve tė jashtme, z. Besnik
Mustafa duke e quajt figurė tė pa goditur. . .
-
-
Kadare e di mė mirė se ne qė shkrimtarė me famė botėrore kanė
punuar nė shėrbimet diplomatike si Stendali, Neruda etj.
-
-
Po
kėshtu dhe Konica shėrbeu pėr vite me radhė si ambasador i
Shqipėrisė nė SHBA. At'here ēfarė mėkati ka bėrė Besnik Mustafaj
qė ka pranuar tė bėhet ministėr i jashtėm i kabinetit tė ri
qeveritar.
-
-
Figura e tij vetėm nder i bėn Shqipėrisė. Vallė Kadare ka pas
ndonjė konflikt me Besnik Mustafėn kur ky i fundit ishte
ambasador i Shqipėrisė nė Francė? Apo ėshtė ego e zakonshme
shkrimtarėsh.
-
-
Koha do ta tregojė.
|
|