|
-
07
shtator 2005
/ TN
Nga Gjokė VATA,
Nju Jork (ShBA)
-
-
Meqenėse nevoja ma e ngutshme e ma e vlefshmja e tė vlefshmeve
nė dobi tė hapave tė parė tė pėrparimit drejt qytetėnimit
bashkėkohor qė synon demokracia shqiptare asht edukimi i
popullit tonė me mėsime atdhetarie, mėsime kėto qė komunizmi,
siē dihet i pat zėvendėsue me "edukimin" komunist tė masave e qė
dendėsia e propagandės enveriste e koha e gjatė e tė ushtruemit
tė saj ndaj popullit ia arriti qėllimit nė nji masė tė
konsiderueshme, unė si qytetar, si njeri i artit, disident qė
kam pasė nderin tė mė vlerėsohet kontributi me titullin
"Krenaria e Shkodrės", do t'i lutesha kryeministrit tė ardhshėm
tė qeverisė shqiptare dhe qeverisė sė tij, ta shqyrtojnė me
vėmendjen qė meriton kėto kėrkesa tė mijat, tė cilat besoj
gjejnė mbėshtetjen gjansisht nė publikun shqiptar.
-
-
E
para, tė gjithė nxansave e studentave tė Shqipnisė t'u bahet e
detyrueshme tė mėsuemit e tekstit tė hymnit tė flamurit dhe tė
kėnduemit e tij ēdo ditė para hymjes nė mėsim. Mbasi kjo asht
edhe nė disa vende tė botės, ku dashtnia pėr atdhe asht mėkue me
shumė zell gjithmonė.
-
-
Unė
mendoj se kjo nismė do t'i jepte nder nismėtarėve tė saj e do
t'i shėrbente edukimit patriotik sidomos tė brezave tė ardhshėm.
Kjo reformė kaq e randsishme tė plotsohej edhe me pėrfshimjen nė
programet shkollore nė dhanien pėr lexim tė shkrimeve me
pėrmbajtje tė shėndoshė patriotike e tė hartimeve me kėtė temė.
-
-
Nė
kryemjen sa ma mirė tė kėsaj detyre tė angazhohen si tė shihet e
nevojshme edhe dijet e shkrueme dhe elektronike, mbasi siē dihet
pa tė hy nė zemėr nji kauzė nuk ke si kontribuon nė dobi tė saj.
Gjithashtu tė shqyrtohen me vėmendjen qė meritojnė emėrtimet e
vendosuna pa kurrfarė kriteri e tė vihen siē duhet tė jenė
vendosė nga e drejta qė nderon demokracinė.
-
-
Nji
ēėshtje tjetėr e nji randsije shumė tė madhe pėrban vlerėsimi i
drejtė i krijimtarive tė nivelit ma tė naltė artistik. Nė librat
e tashmė tė leximit shkollor bien menjiherė nė sy shumė hapsina
tė vume nė mėnyrė tė padrejtė nė dispozicion tė autorėve tė
ndryshėm. Shumė autorėve tė mėdhaj u asht lanė vend sa grima por
edhe nė aq vend shihet nji pėrzgjedhje qė len shumė me dėshrue.
-
-
Nji
tjetėr problem madhor i kulturės tonė qė meriton tjetėr zgjidhje
nė vend tė asaj qė i dha Kongresi i 1972-shit asht problemi i
gjuhės shqipe. Koha pėr ndryshim do tė meritojė tė quhet vetėm
nėse vėrtet sjell mundėsitė e ndryshimit tė koncepteve tė
diktaturės me ato tė demokracisė. Vula e ligjit lypset me qenė
vetėm argumenti. Argumenti duhet tė mposhtė justifikimin pa
bazė, jo justifikimi argumentin.
-
-
Lanja
pas dore e gjuhės nė tė cilėn janė shkrue nji shumicė e madhe e
veprave madhore shqiptare dhe e thesarit tė folklorit nga ma tė
zilisunit kudo qė i pėrket metodės sė mohimit nėpėrmjet harrimit
dalė ngadalė tė gjuhės nė tė cilėn u krijuen ato kryevepra me
autorė tė njoftun e tė famshėm dhe autorė gjenial anonimė. Uroj
qė qeveria e ardhshme tė pėrmbushė detyrat e shtetit tė sė
drejtės.
-
- Me
nderime, Gjokė Vata, Nju Jork
|
|