|
-
07
shtator 2005
/ TN
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Periudha e gjatė e
dhėnies sė pėrfundimeve tė zgjedhjeve parlamentare tė tre
korrikut, ka qenė njėheri edhe njė kohė tepėr e mjaftueshme pėr
liderin demokrat nė ndėrtimin e kabinetit qeveritar.
-
-
Me njė shpejtėsi
maratonė dhe pėr tė fituar kohėn qė u humb nga procesi i zvargur
i situatės postzgjedhore, Berisha ka bėrė tė gjitha veprimet qė
duhet tė bėjė njė kryeministėr duke paraqitur publikisht
kabinetin e ri por edhe duke pėrfunduar edhe detyrimet ligjore
me institucionin e presidencės.
-
-
Dhe pikėrisht ky
kabinet qeveritar ka edhe befasitė e veta. Ndėr tė parėt qė ka
kontestuar qeverinė e re Berisha, ka qenė shkrimtariu i njohur
Ismail Kadare.
-
-
Pak para pėrfundimit
tė zgjedhjeve por edhe dje nė tė pėrditshmen Shekulli, Kadare
e ka quajtur tė papėrshtatshėm kandidaturėn e ministrit tė
Jashtėm.
-
-
Zėra tė tjerė i
konsiderojnė gjithashtu tė papėrshtatshėm kandidaturat e
ministrit tė Bujqėsisė, tė ministrit tė Kulturės dhe tė
Turizmit, tė Drejtėsisė dhe tė Integrimit.
-
-
Nga pjesa cilėsore
dhe me jetė partie po aq sa Zoti Berisha, janė lėnė jashtė
qeverisė sė re nėnkryetari Bamir Topi, nuk ka pushtet ekzekutiv
edhe njė figurė qėndrore si zonja Jozefina Topalli, ndėrsa
personalitete tė tjera janė anashkaluar pa ndonjė arsye tė
spikatur.
-
-
Nga ish KOP-i i
pėrfolur janė mėnjanuar prof. Ylli Pango, rivalizuesi i liderit
socialist, urbanisti Besnik Aliaj dhe teknicieni Neritan
Sejamini, ndėrsa nuk mendohet se ėshtė nė postin e domosdoshėm
Lulėzim Basha. Pakėnaqėsi janė shprehur edhe pėr postet e
aleatėve ku disa kapacitete mund tė jepnin mė shumė nė sektorė
tė tjerė dhe jo nė ato qė i ka parapėlqyer Berisha.
-
-
Natyrisht qeveria e
re ėshtė pronė ekskluzive e forcės politikė qė fiton mazhorancėn
nė zgjedhjet parlamentare dhe Partia Demokratike e ka legjitime
kėtė tė drejtė. Po aq tė drejtė ka edhe dr. Berisha si
kryeministėr qė tė zgjedhė vetė ekipin me tė cilin do tė
drejtojė vendin pėr njė mandat katėrvjeēar.
-
-
Asnjė qeveri e re,
edhe nė njė vend shumė tė emancipuar dhe me standarde, nuk mund
tė kėnaqė maksimalisht dėshirat e anėtarėsisė sė partisė. Edhe
njė qeveri mė cilėsore se kjo qė ka paraqitur kryeministri
Berisha, do tė kishte patjetėr kontestet e veta si dhe
pakėnaqėsitė qė vijnė nga tė gjitha anėt. Por ajo qė tė bėn
pėrshtypje ėshtė se edhe kreu demokrat ka rėnė disi nėn sidromin
e emėrimeve socialiste.
-
-
Vetėm nė Shqipėri
mund tė gjesh emėrime tė tilla spektakolare (si kur ėshtė nė
pushtet e majta ashtu edhe kur rivjen me mundim e djathta) qė,
individė jashtė profesionit bazė, tė kenė guximin tė drejtojnė
dikastere qė nuk kanė kurrfarė lidhje me aftėsitė dhe
personalitetin e tyre.
-
-
Lideri socialist
Fatos Nano, pėr inat tė kundėrshtarit politik Berisha, arrinte
tė bėnte ministra edhe persona tė papėrshtashmėn, individė qė
nuk gėzonin reputacion edhe brenda anėtarėsisė sė majtė. Nga ky
defekt qeverisės duket se nuk ka shpėtuar as kryeministri
Berisha qė, pėr disa dikastere, tė caktojė personat e
papėrshtatshėm.
-
-
Kjo vjen sepse as
Nano si ish kreu i qeverisė dhe as Berisha si kreu i qeverisė
aktuale, nuk marrin nė konsideratė faktin se kushdo shqiptar
kėrkon njė qeverisje mė tė mirė, dėshiron tė mos pėrsėriten mė
gabimet e sė shkuarės dhe qė tė gjithė ta respektojnė si
kryeministėr tė tyre.
|
|