|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

  Kosovė: Rugova publikon lajmin se ėshtė i sėmurė nga kanceri i mushkėrive

 
 

 

06 shtator 2005 / TN
 
Zėri i Amerikės (05.09.2005)
Besim Abazi

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha sot nė Prishtinė se vuan nga kanceri i mushkėrive, duke shprehur bindjen se do tė fitojė betejėn e tij me sėmundjen.

Nė paraqitjen e parė publike pas kthimit nga qendra mjekėsore ushtarake amerikane nė Landstuhl tė Gjermanisė, ai kėrkoi mbėshtetje nė pėrpjekjet pėr sigurimin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė fjalim drejtuar qytetarėve tė Kosovės, ai shpalosi rezultatet e analizave tė deritashme mjekėsore…

“Mjekėt kanė gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar nė mushkėri, prandaj mė kanė caktuar njė terapi intensive shėruese. Gjithashtu mjekėt kanė konstatuar se tash gjendja ime shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe janė optimistė pėr shėrimin tim tė shpejtė”, tha presidenti Rugova.

Ai falėnderoi Qeverinė amerikane, pėr pėrkujdesjen ndaj gjendjes sė tij shėndetėsore si dhe ekipin mjekėsor amerikan dhe kosovar qė po vazhdon tė kujdeset pėr tė “Qytetarė tė dashur, Jam i bindur se me ndihmėn e Zotit do tė kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku mė fuqishėm pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit tonė, Kosovės, sa mė parė nga miqtė tanė amerikanė e evropianė.

Pres pėrkrahjen Tuaj, si gjithmonė. Zoti Ju bekoftė! Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės! Zoti e bekoftė Kosovėn!”, theksoi ai.

Presidenti Rugova udhėtoi mė 27 gusht pėr nė qendrėn mjekėsore ushtarake amerikane nė Landshtul tė Gjermanisė pas njė pėrkeqėsimi tė gjendjes sė tij shėndetėsore. Ai u kthye tė shtunėn nė Prishtinė pėr tė vazhduar pėrkujdesjen mjekėsore nė shtėpinė e tij, prej nga do tė kryej edhe funksionin e tij tė presidentit tė Kosovės. Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė dhe vendas kanė shprehur shqetėsimin e tyre pėr gjendjen shėndetėsore tė presidentit Rugova.

Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Soren Jessen-Petersen, shpreson pėr shėrimin e shpejtė tė presidentit, duke shprehur bindjen se sic thuhet, presidenti do tė tregojė shpirtin me tė cilin ėshtė pėrballur me shumė situata tė vėshtira nė tė kaluarėn.

Duke e siguruar presidentin pėr mbėshtetjen e tij tė plotė zoti Jessen-Petersen u ka bėrė thyirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė qėndrojnė tė bashkuar dhe dinjitoz nė solidarizimin e tyre me presidentin dhe tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė pėrmbushur synimet e tė gjithėve pėr ndėrtimin e njė shoqėrie paqėsore tė qėndrueshme, demokratike e shumetnike nė Kosovė.

Shefi i zyrės amerikane nė Prishtinė, Philip Goldberg nė njė deklaratė pėr opinion ka shprehur pikėllimin pėr “sėmundjen shumė serioze tė presidentit Rugova, dhe dėshiroj tė theksoj kėtu kurajon qė e shfaqi kur ai e paraqiti kėtė nė mėnyrė publike. Jam krenar qė SHBA-tė ishin nė gjendje qė tė ndihmojnė presidentin – i cili ka qenė mik i Shteteve tė Bashkuara pėr shume vite - nė betejėn e tij kundėr kėsaj sėmundjeje.

Kjo betejė nuk do tė jetė e lehtė, dhe nė emėr tė Qeverisė sė SHBA-ve, ne ia dėshirojmė tė mirėn”, thuhet nė deklaratėn e ambasadorit Golkdberg. Shpresat e tyre pėr shėrimin sa mė tė shpejtė tė presidentit i kanė shprehur edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve e partive politike tė Kosovės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.