|
06
shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (05.09.2005)
Armand Mero
Nė Shqipėri kryetari i Partisė
Demokratike dhe drejtuesi i qeverisė sė ardhshme Sali Berisha,
dėrgoi sot nė presidencė listėn e ministrave tė kabinetit tė tij.
Zoti Berisha e bėri publike pėrbėrjen e qeverisė sė tij dje nė
forumet drejtuese dhe tani ėshtė nė pritje tė dekretimit nga kreu i
shtetit nė mėnyrė qė tė kėrkoj votbesimin nė parlament.
Lista e anėtarėve tė qeverisė Berisha u dorėzua nė zyrat e Kreut tė
Shtetit Alfred Moisiu pak pas mesditės sė sotme.
Presidenti ka tė paktėn dhjetė ditė kohė pėr tė bėrė dekretimin e
saj, por duket se kreu i shtetit nuk do tė shfrytėzojė gjithė kėtė
hapėsirė kohore. Ai pritet tė firmosė shpejt, pėr tė mos vonuar mė
tej marrjen e pushtetit nga fituesit e zgjedhjeve tė 3 korrikut.
Formalisht pėrbėrja e kabinetit tė zotit Berisha, i cili u emėrua si
kryeministėr nė fundjavė, u prezantua pėr herė tė parė publikisht ne
frumet drejtuese tė partisė demokratike, gjatė ditės sė djeshme.
Lista, nė krahasim me atė tė paraqitur pėr ditė me radhė nė shtypin
e kėtushėm kishte vetėm dy elementė tė rinj, pėrfshirjen e zotit
Jemin Gjana nė qeveri si Ministėr i Bujqėsisė dhe rrokadėn mes zotit
Aldo Bumēi qė pėrfundimisht mori ministrinė e Drejtėsisė dhe
Troshanin qė kaloi tė ministria e Integrimit.
Njė
tjetėr ndryshim lista ka pėsuar edhe nė momentet e fundit, por kėtė
herė jo mes emrave tė partisė demokratike, por te lista e aleatėve.
Kėshtu Thoma Miēo i caktuar nga Partia e Bashkimit tė tė Drejtave tė
Njeriut, ėshtė zėvendėsuar pak pėrpara dėrgimit tė listave nė
presidenca nga Kosta Barka. Zoti Berisha ėshtė tashmė nė pritje tė
dekreteve nga presidenti, pėr tė patur mundėsi qė tė kėrkojė
menjėherė mė pas votbesimin nga parlamenti, ku ai do tė paraqesė
edhe programin.
Ky
moment ėshtė hallka qė i paraprin betimit tė presidenti dhe marrjes
sė detyrės nga qeveria e re. Ndėrsa e djathta bėhet gati tė marrė nė
dorė drejtimin e shtetit, e majta vazhdon tė jetė e mbėrthyer nė
debatet se kush ėshtė pėrgjegjėsi pėr humbjen e zgjedhjeve, nėse
dorėheqja e kryetarit Fatos Nano duhet tė pasohet apo jo nga
dorėheqje tė anėtarėve tė kryesisė, apo dhe mbi mėnyrėn se si do tė
zgjidhet kryetari i ri.
Nė
fundjavė pritet tė mblidhet Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues, ndėrsa
sot u vendos pėr emrin qė do tė propozohet si nėnkryetar i
parlamentit. Ai do tė jetė Ylli Bufi, njė nga figurat e njohura tė
partisė socialiste i cili do tė ketė si homolog tė djathtė zotin
Fatos Beja tė partisė demokratike.
|