|
-

-
-
Prishtinė, 6 shtator 2005 / TN
/QIK - Agjencia britanike e lajmeve Rojters shkruan
gjerėsisht pėr Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, me tė
njoftuar lajmi se vuan nga njė sėmundje e rėndė.
-
- Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ikonė e aspiratave
15-vjeēare tė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, deklaroi dje
se tek ai ėshtė diagnostifikuar kanceri nė mushkėri, vetėm disa
javė para fillimit tė bisedimeve pėr pavarėsimin e Kosovės.
-
Por, Rugova, i cili javėn e kaluar qėndroi nė njė spital
ushtarak amerikan nė Gjermani, theksoi se mjekėt atje i kanė
thėnė se gjendja e tij shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe
se ata janė optimistė se ai do tė kėndellet.
-
-
Ai nuk pėrmendi
mundėsinė e dorėheqjes sė tij eventuale nga funksioni i
kryetarit.
-
"Mjekėt kanė thėnė se unė kam njė kancer tė lokalizuar tė
mushkėrive", tha Rugova 60-vjeēar, dukshėm i thyer, nė fjalimin
televiziv drejtuar opinionit nė Kosovė, i cili ishte xhiruar mė
herėt.
-
-
"Me vullnetin e Zotit, unė do ta
tejkaloj edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdoj tė punoj pėr njohjen
e shtetit tonė, Kosovės", shtoi ai mė tutje.
-
Si njė person i zgjedhur katėr herė pėr kryetar tė Kosovės dhe
udhėheqės i partisė mė tė madhe politike nė kėtė vend, Rugova
ėshtė njė figurė e fuqishme politike pėr 2 milionė shqiptarėt e
Kosovės, tė cilėt po angazhohen pėr pavarėsim nga Serbia.
-
Pritej qė Rugova tė marrė pėrsipėr rolin kryesues nė drejtimin e
rivalėve politikė shpesh tė pėrēarė nė Kosovė, nė negociatat e
sponsoruara nga OKB-ja, tė cilat mund tė fillojnė nė tetor.
-
Rugova nuk ka ndonjė pasardhės tė tij tė qartė nė LDK-nė e tij
tė pėrēarė nga fraksionet, nė rast se gjendja e tij shėndetėsore
pėrkeqėsohet.
-
Njė mjek nga Kosova theksoi se kthimi i Rugovės nė Kosovė, ditėn
e shtunė dhe paraqitja e tij nė televizion, paraqesin njė shenjė
tė mirė.
-
Rugova, njė profesor i letėrsisė, i edukuar nė Sorbonė, ka qenė
arkitekt i rezistencės pasive dhjetėvjeēare kundėr dominimit
serb qė nga viti 1989, kur ish-diktatori jugosllav, Sllobodan
Millosheviqi, shfuqizoi autonominė e Kosovės.
-
Por, pas shpėrthimit tė luftės nė territoret e ish-Jugosllavisė,
nė vitet e 90-ta, shumė shqiptarė tė Kosovės ishin tė mendimit
se shkėputja e Sllovenisė, Maqedonisė, Kroacisė dhe Bosnjės
ishin shenjė se rezistenca pasive ka dėshtuar dhe mbėshtetja e
tyre u rreshtua pėrkrah Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
-
Lufta guerile e kėsaj organizate nė vitet 1998 dhe 1999 dhe
pėrgjigjja brutale e ushtrisė sė Millosheviqit, tėrhoqi NATO-n
nė luftėn e parė humanitare tė kėsaj organizate, pėr tė dėbuar
nga Kosova forcat serbe, tė cilat akuzoheshin pėr spastrim etnik
tė shqiptarėve.
-
Konflikti errėsoi doktrinėn e rezistencės pasive tė Ibrahim
Rugovės. Por, pasi qė u zgjodh dy herė president nė zgjedhjet e
viteve tė 90-ta, tė cilat nuk u njohėn jashtė kufijve malorė tė
Kosovės, ai sėrish bėri njė kėrcim, duke ia arritur qė tė
zgjedhet dy herė me radhė pėr kryetar tė pėrkohshėm tė Kosovės.
-
Nė dukje tė parė i dridhshėm, por tejet dashamirės, me shallin e
tij karakteristik tė mėndafshit nė qafė, ai konsiderohet si
figurė atėsore nga shumė shqiptarė tė Kosovės.
-
"Procesi i pavarėsimit tė Kosovės, i cili ėshtė inicuar nga
Rugova, do tė kompletohet nga ai, madje edhe nėse ka dhjetė
kancera", tha pensionisti kosovar Ali Vitia.
-
Sėmundja e Rugovės paraqet goditjen e dytė pėr shqiptarėt e
Kosovės, tė cilėt "humbėn" kryeministrin e tyre nė mars tė kėtij
viti, kur ish-udhėheqėsi i kryengritėsve shqiptarė, Ramush
Haradinaj, iu dorėzua Tribunalit tė OKB-sė qė zhvillon hetime
pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi, me seli nė Hagė tė
Holandės.
______________________________________
-
Biografia e Presidentit Ibrahim Rugova
|
|