|
-
6 shtator 2005 / TN
-
-
Kadare: Ja ēfarė mendoj pėr qeverinė Berisha
-
-
"Gazeta Shekulli"
-
-
TIRANE Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, shprehet se
kandidatura e ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj, nė qeverinė
Berisha, ėshtė e papėrshtatshme. Duke komentuar kabinetin e ri
qeveritar, Kadare shprehet se nuk ėshtė shmangur tribalizmi.
Lidhur me kandidaturėn e Mustafajt, Kadare shprehet se ai nuk
mund tė garantojė integrimin e Shqipėrisė nė strukturat
atlantiste.
-
-
A do ti uronit punė tė mbarė qeverisė sė re qė porsa u shpall?
-
-
Natyrisht. Madje me gjithė zemėr. Skam asnjė arsye pėr tė
kundėrtėn. Dua tė them se edhe nė qoftė se kam vėrejtje, jam
krejtėsisht kundėr atyre qė mezi ēpresin tė nisin fushatė
denigruese kundėr ekipit tė ri qeverisės dhe me zell kėrkojnė
mungesat dhe tė kėqijat nė ēdo gjė e pėr gjithēka.
-
-
Para pak kohe nė dy intervista tuaja i keni bėrė njė sugjerim
kryeministrit tė ardhshėm, pėr tė shmangur tribalizmin nė
caktimin e posteve kyēe nė qeverinė e tij. A ėshtė marrė
parasysh ky sugjerim?
-
Jo, nuk ėshtė marrė parasysh. Mė saktė, kam pėrshtypjen se ėshtė
bėrė e kundėrta. Kjo ėshtė histori e vjetėr nė kėtė vend. Ka
shpesh ankesa pėr mospjesėmarrjen e intelektualėve tė njohur nė
ēėshtjet publike. Por, kur vjen puna qė kėta tė fundit
angazhohen nė to, zakonisht nuk dėgjohen.
-
-
A shkakton kjo gjė njė ndjenjė negative te ju?
-
-
Nga njėra anė po. Por nga ana tjetėr, kur nuk dėgjohet njė
kėshillė qė ka lidhje me gjėrat publike, ato qė quhen res
publicae, kjo, pėrpara se tė jetė problem i atij qė parashtron
kėshillėn, ėshtė problem i atij qė nuk e dėgjon atė. Kėshilla
ime lidhej me shmangien e tribalizmit, tipar qė ska asgjė tė
pėrbashkėt me qytetėrimin demokratik e europian, ndaj dhe
refuzohet nė mėnyrė tė prerė prej kėtij.
-
-
Me sa ėshtė kuptuar, ka qenė fjala pėr postin e ministrit tė
Jashtėm, qė ka njė rol kyē pėr afrimin e Shqipėrisė me Evropėn
dhe NATO-n, apo jo?
-
-
Ėshtė e saktė. Ka vite qė tė dy krahėt e politikės shqiptare e
afishojnė si merakun e tyre kryesor ēėshtjen e integrimit nė
Evropė dhe nė Aleancėn Atlantike. Flasin pėr tė me pėrkushtim,
madje me mallėngjim prekės.
-
Nuk jam i sigurt se ėshtė ashtu. Nė qoftė se vėrtet do tė
preokupoheshin kaq shumė, do tė ishin mė seriozė nė zgjedhjen e
kėtij posti kyē.
-
-
E quani tė papėrshtatshme zgjedhjen e ministrit tė Jashtėm?
-
-
Pikėrisht. Nga kandidaturat qė u pėrmendėn, mendoj se kjo ėshtė
njė ndėr mė tė papėrshtatshmet.
-
Edhe kjo ėshtė njė fatkeqėsi e njohur e Shqipėrisė. Nė radhėn e
ministrave tė Jashtėm tė papėrshtatshėm, madje ndonjėherė
qesharakė, u shtua njė rast tjetėr.
-
Pėr njė vend tė vogėl problematik si Shqipėria, nė kushtet pėr
tė cilat folėm, dimensioni qytetar, evropianist e atlantist i
ministrit tė Jashtėm, ėshtė njė ndėr tiparet e domosdoshme. Pėr
tė mos folur pėr tė tjerat.
-
-
Ka lidhje me kėto deklarata e tij e djeshme nė shtyp?
-
-
Deklarata e tij ėshtė mėse shqetėsuese. Nė tė pėrsėritet mendimi
se Mustafaj qenka nė radhė tė parė shkrimtar, (unė jam shkrimtar
qė merrem edhe me politikė) duke lėnė tė kuptohet qartė se
politika, pra posti i lartė qė po merr, ėshtė diēka e dorės sė
dytė.
-
-
Kjo deklaratė e pėrsėritur shumė herė prej tij, pėrveē qė ėshtė
njė reklamė e pahijshme pėr veten, ėshtė shprehje qė dėshmon
papėrgjegjshmėri dhe mungesė tė plotė tė konceptit qytetar pėr
shtetin. Sipas saj, mė tepėr se drejtimi i diplomacisė shqiptare,
paskan prioritet librat e tij. Le ta themi pa shumė diplomaci se
shkrimtarė tė nivelit tė Mustafajt Shqipėria ka mjaft, kurse
posti i ministrit tė Jashtėm ėshtė njė dhe jashtėzakonisht i
rėndėsishėm pėr vendin.
-
-
Kuptohet qė nuk jeni optimist pėr afatet e bisedimeve pėr
integrim nė Evropė.
Do tė donit qė ky parashikim i juaj tė dilte?
-
-
Kurrsesi. Do tė doja qė tė isha i gabuar. Madje po shtoj, se nė
qoftė se pas gjashtė muajsh do tė jetė bėrė ndonjė hap serioz
drejt Evropės, me kėnaqėsi do tė kėrkoja ndjesė pėr kėtė
parashikim jo tė gėzueshėm.
-
Besoj se nė rast tė kundėrt, kam tė drejtė tė pres qė qeveria e
sotme ti kėrkojė ndjesė qytetarėve shqiptarė.
-
-
Pyetje e fundit, pėr opozitėn.
Si e mendoni rolin e saj?
-
-
Mendimi im mbetet i pandryshueshėm. Do apo nuk do opozita ėshtė
pjesė e qeverisjes sė njė vendi. Pjesė e sukseseve po aq sa e
dėshtimeve. Ėshtė fjala pėr njė opozitė tė denjė, thėnė ndryshe,
tė vėrtetė. Tjetra, ajo qė shpesh kemi parė kėto 15 vjet, nuk
ėshtė veēse histori e vjetėr ballkanase, me daulle e me kaēakė,
qė ska asgjė tė pėrbashkėt me rendin republikan.
|
|