|
05 shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (04.09.2005)
Ilirian Agolli
Qeveria e re e Shqipėrisė ka njoftuar se do tė dhurojė njė fond prej
300 mijė USD si ndihmė pėr viktimat e uraganit Katrina nė Nju
Orleans tė SHBA. Lajmi ka zėnė vend nė faqet e para tė shtypit
vendas, sė bashku me komentet e kryeministrit tė dekretuar Sali
Berisha, se Shqipėria po u bashkohet kėshtu dhjetėra vendeve tė
tjera qė u solidarizuan dhe ju gjendėn pranė SHBA nė kėto ditė
dhimbjeje, teksa humbi mijėra qytetarė tė vet nga kjo fatkeqėsi
natyrore.
Doktor Maksim Cikuli, i propozuar pėr ministėr shėndetėsie, thotė se
Tirana gjithashtu ka ofruar edhe organizimin e njė ekipi mjekėsh dhe
infermierėsh pėr tė shėrbyer pranė viktimave nė Nju Orleans. Ne i
gjendemi pėrkrah njė populli tė madh, njė kombi mik qė na ka
ndihmuar nė ēastet tona mė tė vėshtira dhe do tė vazhdojė tė na
ndihmojė.
Ėshtė vėrtet simbolike, por sidoqoftė, ne shprehim gatishmėrinė
tonė, ashtu siē e kanė shprehur edhe mjaft shtete tė tjera, pėr tė
ndihmuar nė zonat e katastrofės - tha zoti Cikuli. Ai i bėri kėto
komente pas mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike
ku u miratuan ministrat e kabinetit Berisha, qė pritet tė paraqiten
nesėr tek Presidenti Alfred Moisiu.
Kryeministri i dekretuar Berisha deklaroi nė forumin drejtues tė
Partisė Demokratike se asnjė nga ministrat e rinj nuk ka konflikte
interesi me detyrėn e vet. Sipas tij, qeveria e re do tu shėrbejė
qytetarėve, duke reduktuar nė minimum shpenzimet administrative. Ju
garantoj se kjo do tė jetė njė qeveri e premtimeve tė mbajtura, e
fjalės sė mbajtur. Qeveria do tė ketė njė vendosmėri tė plotė,
totale e absolute, pėr tė proceduar ēdo ditė me reformat, me
rivendosjen e ligjit dhe rikthimin e shtetit ligjor nė Shqipėri -
tha zoti Berisha.
Qeveria e re pritet tė fillojė shpejt nga puna pas votimit nė
Parlament, pėr tė sqaruar sė afėrmi edhe spekulimet e shtypit mbi
shpenzimet e bujshme administrative tė zyrtarėve paraardhės. Ndėrsa
ish-kryeministri Fatos Nano ka lėnė prej disa ditėsh mbi tavolinėn e
punės, pranė karriges bosh, edhe njė dosje voluminoze pėr dorėzimin
e detyrės.
|