|
05 shtator 2005
/ TN
Zėri i Amerikės (04.09.2005)
Besim Abazi
(Prishtinė)
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha
se bisedimet pėr statusin e Kosovės mund tė fillojnė pas njė muaji
dhe u shpreh i bindur se raporti i tė dėrguarit tė Kombeve tė
Bashkuara Kai Eide pėr pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė do tė
jetė pozitiv, pavarėsisht nga disa zhvillime negative ditėve tė
fundit.
Ai
i bėri kėto komente pas kthimit nė Prishtinė nga pushimet, tė cilat
i ndėrpreu pėr shkak tė vizitės sė ambasadorit Kai Eide, qė arriti
tė djelėn nė Kosovė pėr takime treditėshe mė pėrfaqėsuesit mė tė
lartė politikė vendas e ndėrkombėtarė para se tė udhėtojė pėr nė
Beograd. Ai tha se nė vizitėn paraprake ishte inkurajuar me takimet
nė Prishtinė dhe Beograd, ndėrkohė qė pranoi se ekzistojnė tashmė
disa projekte tė raportit tė tij pėr gjendjen nė Kosovė i cili do tė
jetė edhe vendimtar pėr hapjen e bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit
tė Kosovės.
Se
kur e pėrfundojmė punėn, nuk varet vetėm nga ne, por edhe nga
bisedimet qė kemi me politikanė e me tė tjerė. Nėse ata duan tė
ndėrmarrin hapa pėr tė cilėt ne mendojmė se do tė ishin tė dobishėm,
kjo do tė ndikojė nė mėnyrė pozitive nė raport, tha ambasadori Eide.
Kryeministri i Kosovės i cili filloi takimet me ambasadorin Eide
qysh tė djelėn mbrėma, u shpreh i bindur se raporti i kėtij tė
fundit do tė ketė pasqyrime pozitive dhe se fillimi i procesit tė
zgjidhjes sė statusit nuk ėshtė i largėt. Unė mendoj se shumė
shpejt do tė fillojnė hapat e parė tė bisedave pėr statusin final tė
Kosovės. Ndoshta nuk mund tė flitet as pėr njė periudhė mė shumė se
njėmuajshe dhe sa pėrket palės kosovare ajo nė parim ėshtė e
pėrgatitur sepse ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn klasa politike ėshtė e
pėrgatitur.
Ai
u shpreh i pakėnaqur me rrjedhėn e deritashme tė punės nė Forumin
Politik tė Kosovės - mekanizėm i themeluar nga shefi i UNMIK-ut pėr
tė krijuar konsensus politik ndėrmjet pozitės dhe opozitės dhe tė
pėrgatitjeve pėr bisedimet rreth statusit tė Kosovės. Kryeministri
Kosumi tha se ėshtė bėrė punė e palodhur nė kėtė Forum pėr njė kohė
tė gjatė. Unė do tė pėrpiqem, ta pėrshpejtoj punėn e qeverisė dhe
tė institucioneve tė tjera, pėrfshirė edhe forumin, pėr tė formuar
grupet tė punės dhe, nė radhė tė parė, pėr caktimin e pėrbashkėt tė
grupeve tė punės.
Ky
ėshtė ēelėsi qė e hap pastaj procesin. Ajo qė duhet tė thuhet shumė
hapur, ėshtė rikthimi tek ideja origjinale pėr Forumin. Ai ėshtė
formuar qė tė harmonizojė qėndrimet pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės dhe nuk ėshtė formuar pėr punė tė tjera ekzekutive dhe
organizative sepse punėt e tjera janė tė qeverisė.
Emėrimi i bashkėrenduesit ishte njė nga shkaqet qė ka vonuar
krijimin e grupeve tė punės pėr shkak tė mospajtimeve rreth
mbajtėsit tė kėtij posti.
|